Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Gzue qytetit tem,
Shkodërloce,
këtyne rrugëve boshe,
kalldrëm, pa zhurmë njerëzish.
Gzue këtyne dritareve vezulluese
që fikun e ndezin shpresa
gzue shqiptarëve
që çdo ditë ikin
tue lanë të brymun shtëpinë,
ku ngjitet harresa
e bahet labirint kujtesa
nostalgji për fmininë.
Ku ishim tanë bashkë
e ftyra qeshte,
gzue babë, që kaq fort më deshte
sa ngrysesh e zgjohesh
i vramë,
vetëm.
Tash kthejmë, e due me të gjetë
të qoshja,
ku më pret,
ndoshta.
Në ikim ,
ikim veç ikim
e kryet mbas lamë.
Në këtë tokë , në këtë andërr
në këtë rini,
që digjet në mall.
Gzue Shqipni,
si unë , grueja e randë
që peshon në vend të vet.
Gzue kjofsh Nanë.

 

***

Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
TY që më mendon prej larg,
e kaq afër ndjehesh.
Të tham , s’due me të bezdisë
ndërsa në krye një lamsh i madh
asht mbledhë
natë mbas nate.
Jam mundue sedrën me ta ledhë,
gjumin me ta prue në qetësi Kshnellash,
kaq shejtë je në mue.
Në fakt me të bezdisë nuk due
veç me të kujtue se asht kaq e vetmueme
një natë që zgjatë
pa ty, pa mue.
Asht kaq i parehatshëm ky jastëk
ku më peshon mendimi,
ky shpirti ku më pushon ftyra jote
e amël,
zemra jote e bardhë,
zani yt melodioz,
koha që zgjat,
e zgjatë,
e zgjatë
sa një andërr ku jena bashkë.
E bashkë flemë
e bashkë zgjohena
bashkë puthitim gishtat
pllambët,
zemrat , tuj e lanë
çdo zhgjandërr, jashtë,
krejt jashtë nesh.

Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
tuj të rrëfy se rrjedh kjo koha
që ty prej meje të vjedh
çdo çast.

 

***

Malli merr formë grueje,
kur ngufet mrenda gjijve
që s’ bzajnë.

Natën çelin drandofila të kuq
në kopshtin
ku shpirtin lamë.

A e sheh sa bukur ngjajmë ?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s