Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

ABSTRAKSION

Lermë të të ndjej frymëmarrjen sonte…
Mbështillmë si ndrizat djepin
krahëve të ëndrrës,
mëngjesit të hershëm
më përkëdhel …,
si plepi që pret dallëndyshen pranverës,
më prit përnatë,
në këtë botë të gënjeshtërt …
Tregomë se mirësia egziston
s’ është abstraksion

 

UDHËTIM

Ndodh,
që heshtja të përfshijë si vetë fillimdimri,
ëndrra nga muzgu të zbresë forcë nuk gjen,
thyhet rrëzë një bliri e fshehet hijeve të udhës mërdhirë…

Ndodh që humbet pas një fjale të vetme shterjes frymë,
mendimeve që trokasin mëkot xhamit të kohës,
veten harruar diku…

Kthehet,
sërish zemrën merr për dore…
largon furtunat, kthjellohen vizionet,
ngre velat e bardha të anijes
e si një Artemisë lundron…
përtej vështrimit prek horizontet,
atij udhëtimi që me shpirt përshkon.

 

PA ZGJIDHJE

Sizif,
m’u duk e mundishme vetja sot…
Erdhe në mua,
e deshe thellë të njihje botën…
Mbeta peng i t’ lumes fjalë,
i t’ bukrës valë,
buzëqeshjes tokës,
henës mizore që flinte qiejve,
në të shtatën palë…

Për zverku, më kapi jeta…
Më tha se duhet të luftoj.
Shkëmbin më dha…,
tatëpjetës së vjetër,
tek rrokulliset botës poshtme,
nga ku t’a ngre përsëri në majë…
bëra, që forca të më vijë…

sepse nuk pata zgjidhje tjetër …

 

MBULUAR HIJE

U shtuan lumenjtë prej vajit të shkëmbijve që qajnë,
qytetit mbuluar me hije…
Dita u shkërrmoq ndër gishta,
pikëllimi rrotull vjen,
si korb zije…

Para meje natyra pamëshirë ndërron pamjet,
stina veshjet.
Grryen mërzia,
shtatorja vertikal qëndron,
peisazhit të cunguar,
bregut të detit, që klith e gjëmon.

 

PAQE

Ia di forcën fjalës, faljes.
Ato vërtet s’ ndryshojnë të shkuarën
në një grusht orësh…,
zgjerojnë të ardhmen
Ti s’ mësove ti përdorësh…

U ngrita lart,
muzgut të brishtë në krahë iu hodha…
Ja dhe hëna syrin çel,
dremit lugina…
Gurgullon lumi aty pranë, shtrati fisnik, e tija udhë…
Mbi të qëndron e paqmja urë,
dy brigje lidh më fort se kurrë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,875 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List