Poezi nga Anila Kruti

 
Poezi nga Anila Kruti
 
 
Poezisë
 
Një pemë e gjelbër
puth diellin.
Shkon një zog
nëpër degët saj
e mbi duart e mia
shkund krahët…
 
 
 
***
 
U ndez fjala në duart Hestias .
Orakulli i stinëve shkroi udhën tënde.
Hapat të sollën tek unë.
I miri im …
Zjarri të dridhej në duar.
Gjaku nën lëkurë .
Mua buza nën mall.
Trupi nën zjarr.
Mendueshëm shtrive shpirtin në qiell.
Dhe pikove prej qiellit në fatin tim.
Ardhjes tënde ia dua gjurmën.
Duarve të tua mbushjen me dritë.
Heshtjes tënde i mësova leximin.
Prekjes së duarve muzikën e mallit.
Pastaj të dëgjova burimet e shpirtit që rridhinin në emrin tim.
dhe qetë shtriva krahët e mi në parajsën prej uji.
Të pashë të luteshe në emer te dashurisë tek këndove një psalm prej biblës së buzës: E bukura ime !
Të përqafova në lindjen e një dite të re…
M’u ule në gjunjë
dhe qave si burrë…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s