Kalendari poetik: Mikael Bengt Stanne 20 maj 1974 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mikael Bengt Stanne
 
Kalendari poetik: Mikael Bengt Stanne 20 maj 1974
 
Sot mbush 47 vjeç Mikael Stanne, vokalist, kitarrist dhe autor tekstesh i grupit muzikor suedez Dark Tranquillity i rrymës death metal. Ja një tekst nga këngët e tij:
 
 
LETHE (lumi i harresës)
 
Mikael Bengt Stanne (DARK TRANQUILLITY)
 
Jepma ta pi lëngun
që shpërbën
Dhe nëma të ëmblin ballsam
Me bekimin e harresës, boshllëkut dhe forcës, Lete
O Lete.
 
Mbamë ngjitur me ty, yjet errësoji,
Ndërsa unë drejt qiejve shpejtoj
Nëpër natë.
Sepse ti je litari dhe hanxhari,
Ti je imja Lete,
Ti je gjithçka kam.
 
Me përrenj kobalti
Tërboma zemrën,
Coptoma e çpoma
Shkrijmi dhe kujtimet
Që rrjedhin ndër damarë
Me therrje të thekshme dhëmbjesh,
çjerrjet e tua më vrasin përsëri.
 
Rrëmbemë, përfshimë dhe mbushmë përsëri
Që të digjem e të rrënqethem,
E me çdo lëvizje përvëlomë.
 
Dhe kështu, prej dritës krejt pastruar,
I rilindur rishfaqem.
Ledhatuar prej të ëmblit ballsam, bekuar
prej boshit, harresës së të fuqishmes Lete.
 
Shtërngomë mike udhërrëfyese,
ndërsa ndër gishtat e tua mbytem,
prej dashurisë tënde mbytem.
Ti je imja.
 
Zvarritmë poshtë me psherëtima pasioni
Me oqeanin përmbi mua
dhe sytë e përndezur.
Dhe falmë një jetë që e vlen ta jetosh,
Në mos
Hiqmë këtej.
 
Nga kjo jetë që urrej.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s