AJO QË DUHET THËNË E DITUR PËR RAMADAN MUSLIUN
(Në njëvjetorin e mungesës së Tij [1] )
 
Njëzetedy tetori i vitit 2021 shënon njëvjetorin e mungesës së shkritarit të shquar nga Krahina e Anamoravës, Ramadan Musliut, i cili tashmë i përket amshimit.
Virusi Corona, ky armik i përbotshëm që preku dhe Kosovën, gjeti strehë në organizmin e këtij njeriu të madh të letrave shqip dhe, pas një përballje prej gati një muaji, e shuajti njërin nga penat më të veçanta në fushën e poezisë dhe të kritikës letrare në katër dekadat e fundit, përkatësisht njëzetvjetëshit të fundit të shekullit të shkuar ( XX ) si dhe njëzetvjetëshit të parë të shekullit XXI .
Për mbamendësit por dhe brezat e tashëm, kryesisht të rinjtë, Ramadan Musliu, pas mbarimit të studimeve, për një kohë të shkurtër punoi si profesor i gjuhës shqipe në Vendlindjen e tij, në gjimnazin e Vitisë.
Po prej kësaj pjese të Kosovës, Ai, përmes të vetmes gazetë të përditshme që kishim si dhe revistave “Zëri i rinisë” e “Fjala”, zuri t’i dëshmojë prirjet e veta për poezinë e kritikën letrare, duke e sprovuar veten ngapak edhe në prozë, madje me sukses, ku edhe triumfoi nëpër konkurse anonime letrare, por, më vonë, gjatë viteve të Nëntëdhjeta të fundshekullit të shkuar, ai u dëshmua binshëm edhe në fushën e publicistikës. Opinionet e tij për sfidat dhe situatat me të cilat përballej Kosova, edhe sot janë aktuale.
Vëllimi poetik PARODIA E TRUPIT, i botuar në vitin 1981 nga Redaksia e botimeve “Rilindja”, e përuron në mënyrën më të mirë si një poet në ardhje me një talent dhe përkushtim të veçantë gjë që e dëshmuan edhe veprat e mëpastajme deri te ajo e fundit që u botua për gjallje të tij, GJENDJE NEUTRALE .
Secila vepër e tij, ishte një provokim i bukur si për lexuesin, ashtu edhe për kritikën letrare dhe njohësit e letërsisë.
Tepër i spikatur , i saktë por edhe i guximshëm u tregua edhe në fushën e kritikës letrare., madje
që në librin e parë të këtij lloji – MBINDËRTIMIN POETIK , dhe të tjerët që i shkroi gjatë periudhës 1980 – 2020.
RILINDJA dhe FJALA ishin dy hapësirat mediale, në të cilat, mendja dhe pena e tij iu dha e iu la brezave vlerësime e shtjellime letrare për shumë emra e vepra që kishin sjellur prurje të reja në letërsi, po edhe për dukuri të tjera me të cilat ballafaqohej dje, e sot ( po do të përballet edhe nesër ) letërsia jonë.
Për dhjetë vite, 1994 – 2004, Ramadan Musliu ishte njëri nga intelektualët më autenntik e më origjinal, thënë më troç, vetë zëri i së vërtetës, në shtetin Amë – Shqipërinë, ku përmes gazetës RILINDJA që dilte në Tiranë, jo veç e njohu pjesën tjetër me letërsinë shqipe që ishte krijuar në Kosovë, e që fare pak njihej në Shqipëri, por, përmes kontakteve dhe shkrimeve, ai krijoi dhe një shkollë të re letrare me brezin e ri të krijuesve, të cilët, përmes tij, jo vetëm e rizbuluan Kosovën po, edhe shpirtin e saj përmes letërsië që e kishin shpërfaqur nëpër veprat e tyre të botuara në Prishtinë.
 
 
 
Shtjellë Shpirtërore
 
Ramadan Musliu, nuk ishte indiiferent as ndaj zhvillimeve politike dhe fateve nëpër të cilat po kalonim si popull.
Si shumica dërmuese e popullit që i përkiste dhe sidomos të asaj shtrese intelektuale, nga fundi i viteteve tetëdhjeta e këndej, u rreshtua dhe u bë një me kërkesat gjithëpopullore për Republikën e Kosovës dhe, lirinë e saj.
Ishte nismëtar dhe prijës i parë i Lidhjes Demokraike të Kosovës në Viti, dhe njëri ndër zërat më progresiv të lëvizjeve dhe turbulencave demokratike nëpër të cilat kaluam gjatë këtyre tri dekadave. Jo vetëm nëpër gazeta e revista të kohës, jo vetëm nëpër libra por, një mandat edhe nga vetë Kuvendi i Kosovës, dhe, për pak vite dhe nga ekzekutivi më i lartë i vendit, nga pozita e këshilltarit.
Mjerisht, shoqëria jonë e pasluftës, veçanërisht institucionet tona qendrore, nuk i shfrutëzuan mjaftueshëm potencialet e tij intelektuale dhe sugjerimet e kritikat parimore të Ramadan Musliut. Për më keq, edhe e anashkaluan dhe, vitet e fundit, Ai, të vetmin ngushëllim e kish dhe e gjeti në letërsi dhe në Familjen e tij.
Në raport me Gjilanin , Ramadan Musliu ishte tejet i lidhur, po përmes letërsisë dhe emrave me të cilët nga fillimeve të tetëdhjetave e këndej, ishte i pandashëm, jo vetëm shpirtërisht po, edhe fiizikisht. E kam fjalën këtu për Beqlr Musliun, Ibrahim Kadriun, Musa Ramadanin e Ramadan Rexhepin. Dhe jo vetëm me këta po edhe me plejadën më të re të krijuesve nga kjo krahinë kosovare.
Shkroi për ta, përkatësisht veprat e tyre, edhe sa punonte në Prishtinë, po edhe nga Tirana zyrtare.
Pas luftës, ishte pjesë thuaja e shumicës së veprimtarive letrare, sidomos e Manifestimit kombëtar të kulurës, “Flaka e Janarit”, ku e dha kontributin në vlerësimin e krijmeve letrare, dhe jo vetëm njëherë. Pastaj në dhënien e Çmimit letrar “Beqir Musliu” , ku ishte disa herë edhe përcaktues i tij e, në vitin 2017, edhe vetë laureat i tij, sepse e meritoi dhe u nderua me atë Çmim.
Mungesa e tij në jetën tonë publike dhe veçmas në atë letrare, ështb evidente. Thënë shkurt, shumë e hetueshme. Një emër i nivelit të tij, aq i thellë, aq i urtë , i pathyeshëm gjithastu e, tepër i thjeshtë e njerëzor, vështirë të na paraqitet së shpejti.
Deri te ai moment, për ta kompenzuar mungesën e tij fizike, duhet t’i rrekemi më me përkushtim trashëgimisë së tij letrare që la, duke e lexuar e rilexua, duke e vlerësuar por, edhe duke e vënë pikërisht në vendin që i takon .
Një përpjekje në këtë drejtim është dhe përzgjedhja poetike SHTJELLË SHPIRTËRORE, e cila s’do të ishte sot në duart tona, pa një emër si Anton Nikë Berisha dhe, pa Shtëpinë botuese “Beqir Musliu”
( 22 – 23 tetor 2021 )
 
1-Fjala përkujtimore mbajtur në Vjeshtën Letrare të Gjilanit më 22.10.2021
 
 

Nga: Sabit RRUSTEMI

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,766 hits

October 2021
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List