Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
është dimër…
 
…dhe zogjtë që kanë ngelur, kanë ikur të flenë.
era e thatë u shpupuriset mes puplash,
e aspak nuk i lë të qetë.
 
është dimër
dhe fjala skutave të shpirtit është strukur.
druhet të ecë lirshëm mes gjuhës,
ka frikë se fryma i merret e zë edhe shuhet.
 
është dimër
dhe muret e ftohta po dridhen në heshtje.
cigma e egër u mbështillet rreth krahëve,
e më tepër ua shton zjarrminë dhe ethet.
 
 
Mos më quaj të çmendur
 
Mos më quaj të çmendur,
Pse bredh natën nëpër gjumë,
Nëpër pyjet me dëborë,
E me lisa degëshumë.
 
Mos më quaj të çmendur,
Pse kaq shumë dua lirinë,
Pse dhe grimcat e shpirtit tim,
Ia vesh reve fluturim.
 
Mos më quaj të çmendur,
Pse borxh zogjve u marr krahët,
E në gjirin tënd përplasem,
Që të strukem nga tallazet.
 
Mos më quaj të çmendur,
Pse vë vargjet buzë më buzë,
E me buzët e çdo vargu,
Shpirtin në çdo grimc’ ta puth.
 
Mos më quaj pra të çmendur,
Sepse shpirtit të jam ngjitur,
Nëse më thërret në emër,
Katër pjesësh të përgjigjem.
 
 
…ka një dashuri…
 
…që më vjen nga toka
nga rrëketë e ujërave
nga rrënjët e luleve
nga trazirat e shirave
nga aroma e pranverës
nga lakuriqësia e detit
nga vjeshta ime
e bie në gjumë
e më fle
në prehër të dimrit tënd
 
… përgjumje…
 
 
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,679 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List