Poezi nga Rami Kamberi
PO NDODH AJO, SI NË ILIRI…
Nëpër, Ukrainë
Po ndodh ajo, ndodhur orët e para
Si me Arbërinë
Kur djajtë kërkoni, të zhduket fara
Shqipe me Ilirinë
Ua ndjej dhimbjet, trishtimin e frikën, sot
S’dua, që t’u ndalet ora jetës e të mbeten, pik e pesë
Ua shohë varret e para, sytë, me gjak e lot
S’dua të marrin ikjen, të mbeten fatprerë pa shpresë
Ua shikoj plagët, se të miat nuk i panë dot
S’dua që t’u ndodh, liria t’u pihet ardhmëria t’u vdesë
Ua njohim guximin, s’dua që t’u shkoj kot
Nëpër, Ukrainë
Po ndodh ajo, që s’dua, që t’u ndodh kurrë
Si me Dardaninë
Kur djajtë kërkoni, të mos ketë as nën gurë
Shqipe me Ilirinë
NË PLANETIN, TOKË…
Mes dy djajve, ka flakë
Nëntokë vullkanet, të shpërthejnë presin
Po heshtet shtriga plakë
Xhindet ndezin zjarre, engjëjt, po vdesin
Jetët kërkojnë shtat, shtati po e kërkon kokën
Qielli vjellë rrufe, vetëtima, vetëm varre, po hap
Janë ngritur dy djaj, të ndajnë në dyshe tokën
Frika ik nga tmerri, qëndresa thotë: emrin se jap
Mes dy djajve, ka flakë
Gjithandej jetët dridhen, ku përplasën rrufe
Po heshtet shtriga plakë
Xhindet ndezin zjarre, jetët, kërkojnë atdhe
KANIBALËT E MILENIUMIT, TË TRETË…
Ata nuk të pyesin, të vrasin s’koti
Janë, me djallëzinë e internacionales, bolshevike
Ata s’kanë e s’dinë kush asht Zoti
Janë, kanibalët e mileniumit të tretë, etje tiranike
Janë më mizorë, se armata e kuqe e pagëzuar, dikur
Gjeneralë, për të hapur varre, në emër të lirisë, mbi tokë
Janë pjellë e djallit, s’kanë ndjenja e s’kanë, as nur’
Gjerë e gjatë i shohin njerëzit, si t’i lanë pa shpirt e kokë
Janë hordhi barbare, pjellë Karpate, gjarpër nën gur
Ata s’kanë e s’dinë kush asht Zoti
S’ngopen, as me gjak dhe as me varre, as në vendin e vet
Ata nuk të pyesin, të vrasin s’koti
S’ngopen, as me lumenjtë e gjakut, me ta vetëm djalli flet
PËR TË THAN, LIRI KAM…
Tokë
Do jeta, për të kënduar
Kokë
Do toka, për të lulëzuar
Na thoshte, në odën e burrave, babaplak
Sa herë, kur Sharrit i iknin, ngjyrat jeshile
Na i tregonte, kullat e mbetura, nën flak’
Sa herë, kur Tetovën e preknin, hijet katile
Na i numëronte emrat, varrosur me gjak
Sa herë, kur krye atdheu, bëhej farë kopile
Kokë
Do jeta, për të than, unë jam
Tokë
Do koka, për të than, liri kam