“Mirënjohja e qytetit Durrës” dhe çmimi Aleks Buda për shkrimtarin dhe studiuesin Meçan Hoxha

 

ardi 2

“Mirënjohja e qytetit Durrës” dhe çmimi Aleks Buda për shkrimtarin dhe studiuesin Meçan Hoxha

 

1003234_651760984856386_204305607_ardi

 nga Ardi Omeri

Në ambjentet e klubit ë artit dhe kulturës Sigal, dhuratë e kompanisë së sigurimeve Sigal Uniqa Group për qytetin e Durrësit, shkrimtarë dhe artistë, miq e dashamirës u mblodhën për të festuar 70 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit Meçan Hoxha.

 

ardi 1

                      Meçan Hoxha

 

Fjalën e përshëndetjes e mbajti zoti Nikolla Spathari, kryetar i klubit të artistëve dhe shkrimtarëve Durrsakë, i cili i dha çmimin ” Aleks Buda” për kontribute në letërsi.

Profesor Gjergj Vlashi, artisti i popullit dhe mjeshtër i madh, gjithashtu edhe president nderi i artistëve dhe krijuesëve Durrsakë, i dha në emër të kryetarit të bashkisë z. Vangjush Dako titullin “Mirënjohja e qytetit”. Përshendetën dhe folën për studimet e tij letraro-historike, Fatmir Minguli, Vladimir Muça. Daut Hoxha, Zydi Shehu, Tonin Arrneni, Xhevahir Cironka, Studiues nga Durrësi dhe Gramshi ku Meçani ka jetuar e punuar më parë.

Një përshëndetje e veçantë u bë nga Shoqata e veteranëve dhe miq të familjes.
Për të pasqyruar takimin në media, ishin të pranishëm vetëm disa korrespondentë- NTV (Nesër Tv) e Adria, gazeta Shekulli dhe gazeta Republika, të cilët janë gjithnjë të pranishëm për pasqyrimin e vlerave në qytetin bregdetar.

Mungonin, tv e gazeta të tjera lokale edhe pse të lajmëruara, sipas kryesisë së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Durrsakë.

Ra në sy mungesa e përfaqësuesëve të pushtetit vendor.

Emocioni falenderues i Shkrimatrit Meçan Hoxha mbylli këtë takim të bukur, që “u ndoq” në heshtje edhe nga nipi i tij 2 muajsh Andi Hoxha. Takimi u moderua nga poetja më e re durrsake Habi Hoxha.

Në fund një koktejl i përgatitur dhe përkujdesur nga stafi i Klubit të Artit dhe Kulturës Sigal, nën drejtimin e artistit të merituar, dirigjentit të dhjetëra festivaleve, profesor Ermir Dizdari.

Është bukur kur sheh shkrimtarë dhe artistë të takohen bashkë në evente të tilla, gjatë së cilave shkëmbejnë informacione për krijimet e tyre, takohen si miq duke shmangur edhe xhelozitë e shpeshta që në këto “formacione” artistike nuk mungojnë kurrë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s