Merita Berisha, zbret në sofrën poetike shqiptare , si simbiozë e përpjekjes kulturore dhe shoqërore

Merita Berisha, zbret në sofrën poetike shqiptare , si simbiozë e përpjekjes kulturore dhe shoqërore

merita berisha

Merita  Berisha

Merita Berisha u lind më 15 06 1973 në Dollovë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë. Merret me shkrime qysh nga fëmijëria.

Është autore e vëllimeve poetike :

 1- Buzëqeshja Gjurmë Loti (Poezi) 

2- Dehja e jetës   (Poezi)

Është për tu vlerësuar aktiviteti saj që bën në jetën kulturore, shoqërore edhe pse vetë është person me nevoja të kufizuara, Merita është aktive në të gjitha aktivitetet që bëjnë OJQ-të për persona me nevoja të veçanta, si dhe në veprimtaritë letrare, kulturore dhe ato të të jetës shoqërore.

 

 

liber 1

Poezi nga vëllimi parë “  Buzëqeshja Gjurmë Loti ”

 

DO JEM VAZO

 

Një pik shiu

S’jam më shumë

Kur qielli qan,

Një rreze agimi

Vesën që lan.

 

Një klithmë e ëmbël

Nga dashuria,

Pasardhësi im

Një bashkudhëtare juaja,

Rugicave pa kuptim.

 

Do mbetem një embrion mbuluar,

me një grusht dhe,

Do jem një vazo

E qëndisur me plagë,

E një trëndafileje të re.

 

 

ENIGMË

 

Asgjë s’më more

Vetëm shpirtin

Zemrën

Asgjë s’më bëre

Përveç se më vrave

Jetë

Vdekje

Një janë për mua

Asgjë s’më tremb

As ferri

Parajsën ty ta fala

A jemi të dy fajtorë

Unë që të desha

A ti qe ike

Do rilind nëse enigmën

Ma thua

Gënjeshtra e bukur

Dy herë me vret

Realitet i hidhur,i ëmbël

Do të më ngallë

Ma thuaj!

 

 

 

MLLEF

 

Kohë e djallëzuar

Ta përplas jetën

Si një gotë

Copë e grimë ta bëj

Në dyshemenë që sot

Më krijoj një mllef

S’dua asgjë nga pisllëqet

Fukara e pa ngren

E pa pirë

Dhimbja le të më vrasë

Veç me nder dua të vdes.

 

 

 

liber 1, 2

Poezi nga vëllimi dytë “DEHJA E JETES”

 

 

100 NËNTORËT

Urime Shqipëria ime!

100 Nëntorë rresht Shqipëri,

ishte Diell, ishte Liri,

ishe Nuse me Flamur,

nuri yt s`u zbeh kurrë.

E 12-ta në Vlorë, ishte e Madhe

ishte Qiell i Bardhë,

e mbushur plot shqiptarë,

festë e madhe Nëntori i parë.

Tokë e qiell, kuq e zi,

100 vjet rresht Shqipëri,

sa të vogël e kam këtë zemër,

mbrenda e mbaj të madhe atë emër.

Priti Vlora Dardaninë

Malësinë dhe Çamërinë,

Iliridë me Manastir

pret Preshevën me Ulqin

oh! Sa bukur e sa mirë!

Urime Shqipëria ime!

nuse e bukur e shekullit të ri:

një Isë në Jug,

një Isë në Veri!

Urime ty, o gjaku im

për këtë dasëm plot gëzim

plot me zemër po uroj

për këtë ditë që na bashko!

Ç’  FAJ KAM

Që, i dua, edhe stuhitë

edhe bubullimat

dhimbjen

Ç’faj kam që s’më mposht,

edhe pse mundohesh

stuhinë tënde me buzëqeshje

i fal ikje

Po çfarë të bëj dashuri

kur bukurinë ta shtoj unë

dhe të bëj freski

me çerpikun tim

S’kam faj që ta ndali shiun

dhe pikturoj ylberin

me ngjyra shpirti

Aspak s’jam fajtore

që dhimbjes i fal dashuri

S’kam faj

që do mbes e pavdekshme

në duart e mirësisë e dashurisë,

dorë për dore me ty

në rrugët tona

ku sfidat i bëj trëndafile

e, ty të dehi me buzëqeshje.

Aspak s’jam fajtore

të dua ashtu siç je.

KURAJO

(Kushtuar P.B. pas takimit në bibliotekë)

E gjeta

Të humburën e fëmijërisë

Në bibliotekë

Në raftet palosur

Shekujt

Flasin ëmbëlsisht

Aty e takova

Më tha

Mos u tremb nga vetvetja

Nuk do mbetet gjë nga ti

Mos u fsheh pas hijes

Hija nuk frymon

Mos më pyet mua

As njeri

Shkrihu si të duash

Në poezi

MYSAFIRE E PAFTUAR

Erdha, pse më sollët

Gjithësia dobi ç’ka

Të shemb brigjet e lumit

Me dhimbje të ngre kala.

Një pikë lot kur gjakon zemra

Kur dashuria më shkon huq

Sa më dhimbsen serenat

Që trazoj në Detin e kuq

Po unë erdha për ata dy sy

Nesër t’i bëj miq

Kaltërsia e tyre dehëse

Deh dhe Detin Adriatik

Dobi paska gjithësia

Skenar bën me ëndrrat e mia.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s