Sytë e Anës – Tregim nga Raimonda MOISIU

Sytë e Anës

 

foto-intervista2-225x300

 Tregim nga Raimonda MOISIU

“…….brenga e dhimbshme, e mbyllur në një cep të së kaluarës, doli nga skuta e errët. Ndjehu një therrje në zemër, dëgjonte ulërimën vajtonjëse të saj….”

Kishte disa orë që dielli kishte perënduar dhe errësira kishte hedhur kuvertën e saj ngado. I humbur në mendime, Dani kishte tretur vështrimin tutje në horizont, aty ku hëna e rrethuar nga një rreth I kuqërremtë bënte dashuri me aureorën e ndricimit të yjeve. Ndjehu hapat e lehtë të Anës, mbylli sytë ndërsa ajo mëngadalë e rroku nga beli. U kollit paksa, pastaj psherëtiu ëmbël.
Ndjehu gishtat e tij të shëtisnin me delikatesë në krahët poshtë mëngëve të këmishës së bardhë prej mëndafshi. Gjithë ditën e kishin kaluar në krevat, në krahët e njëri tjetrit.
* * *
…….brenga e dhimbshme, e mbyllur në një cep të së kaluarës, doli nga skuta e errët. Ndjehu një therrje në zemër, dëgjonte ulërimën vajtonjëse të saj…
Por jo!
Ana nuk dëshironte ta sillte atë dhimbje në kujtesë, atë kohë kur ishte e rrethuar nga vdekjet. Ajo nuk mundej të hapte plagët e së kaluarës, të cilat I kishte lënë mbas disa vite të shkuara, vdekjen e Jorgos dhe të babait, të cilat ia ndrydhnin mëndjen, sikur të kishin ndodhur dje.
Trupi i Jorgos dhimbte shumë nga plagët e aksidentit. Ishte në një gjëndje kome. Megjithse Ana dhuroi gjak për të, lëkura e tij, ishte e përzhitur, e rjepur, e flluskuar dhe digjte zjarr. Kishte tre netë me rradhë që qëndronte të koka e krevatit të Jorgos, në spital. Lëmonte varësen që kishte rreth qafës. Ishte një varëse e bukur në formë libri. Ia pat dhuruar Jorgo në ditëlindjen e saj. E hapte herëpashere. Në të dyja anët e saj fotoja me sytë e qeshur të Anës dhe buzëqeshjen e shpenguar të Jorgos…….
* * *
-Nuk pandeha se do të të zgjoja – I mërmëriti ajo ndërsa qëndronin sëbashku të bërë njësh, nën ndricimin e yjeve dhe vallëzimin e aureorës në largësi.
-Duhet të pushosh, Ana!- I mërmëriti përsëri.
Ana bëri një rrotullim. Qëndroi me fytyrë nga ai. U fsheh thellë në gjoksin e ngrohtë të tij.
-Si ndjehesh? – e pyeti ajo nëpër dhëmbë. Dani hungëriti lehtë dhe tundi kokën:
– Shumë mirë. Ndjehem akoma më mirë kur ti je në krahët e mij. Ana ngriti kokën dhe e vështroi. Ai e puthi ngadalë. Buzët e saj ishin prush të nxehta. Të mbushura me dëshirë e shpresë, për të ardhmen.
-Mundohem ta bind veten time, se ti je gjithshka për mua, – I mërmëriti Ana. – Faleminderit shumë për gjithshka ti bën për mua! Ai I buzëqeshi. Zëri I tij emocionues, I butë:
– Nuk është nevoja të më falenderosh. Gjithshka e bëj se të dua, ndjej për ty! Ti ke hequr shumë vitet e fundit. Dua të bëhem pjesë e dhimbjes, qetësisë, të ndrydhësh vetminë, ta flakësh atë. Unë të kam dashë kaq shumë, sa ndruhesha se mos të lëndoja. Zure vënd brenda meje. Kur desha të qetësoja shpirtin të përfytyroja ty. Kujtoja dicka të bukur.!
Fjalët e tij mbaruan me një ofshamë, teksa përkuli kokën mbi të sajën. Rrëmbeu buzët e saj në një puthje plot afsh. Dëshira gufonte në brendësi të tij, përvëluese dhe tunduese. Ai e dëshironte Anën atë cast, në krevat, poshtë vetes, nën vëzhgimin e syve. I përhumbur brenda dëshirës së tij, ai nuk dëgjoi një trokitje të lehtë te dera e dhomës. Do ta kishte injoruar komplet, po të mos kishte dëgjuar Anën, t’I thoshte duke iu marrë fryma:
-Dikush është këtu! Nuk ia vuri veshin fjalëve të saj. E afroi më shumë pas vetes e po e puthte.
* * *
…….Ana mbylli sytë. I shtrëngonte fort, fort, ato, përkundrejt perdes së kujtimeve që e mbytëte atë –këputja e varëses nga qafa, tingulli I saj që u bë njësh me tingullin e grahmës të fundit të Jorgos. Ulërimat dhe qarjet e dhimbshme të saj, të motrës e nënës së tij. Ana shkundi kokën, duke u munduar me dëshpërim të largojë atë kujtim që ishte ngulur si një horror në trurin e saj. Fjalët nuk I dilnin nga gjuha. Ato mbetën në carkun e grykës, me një kotkë akull tmerri, që ishte hapur, thellë, gjoksit të saj…..
* * *
Ndjenjat e saj për Danin e bënë që ajo të ngjitej më shumë pas tij. Për herën e parë që pas vdekjes së Jorgos, po provonte dicka të ankthshme dhe emocionuese.
Më të ankthshme akoma! Ana e ndjente që Dani mund të ishte njeriu që ajo mund të mbështetej fort, mjaft fort sa për të hapur një realitet të ri-përkundrejt cdo gjëje dhe ndjenje që ajo pat ndrydhur brenda qënjes së saj, përkaq gjatë. Një pjesë e saj, dëshironte të besonte që ai mund të ishte njeriu I vetëm të qëndronte pranë saj, në cdo sakrificë, sfidë e mbijetesë. Pat qënë një luftë e brendëshme, me vetveten, ndaj dëshirës e nevojës, për ta futur Danin në jetën e saj. Ajo po ruante një sekret të sajin, edhe nga ata që e rrethonin, që i kishte njohur që në fëmijëri. Që në castet e para të njohjes, kur sytë e argjëndëte të tij u takuan me vështrimin e syve të saj, në kishë, aty ku rrëfeheshin mëkatet dhe I luteshin zotit për shpresën e të ardhmen. Pse zemra e saj rrihte cdo cast që ajo ishte pranë tij??!!
Pse ajo ndjehu që përkundrejt llogjikes dhe arësyes, ata I përkisnin njëri-tjetrit???
Me gjakftohtësinë e kujtimeve të së kaluarës, dhe pasigurinë e së ardhmes që zvariteshin në brendësi të saj, ajo kishte nevojë për ngrohtësi, mbështetje, të vriste frikën e vetmisë.
Jo vetëm për dicka, dikë……por për atë! Ajo kishte nevojë për ngrohtësinë dhe forcën e Danit, tashmë, -ndoshta edhe vetëm për një kohë!
* * *
……troktija u bë më e fortë dhe këmbëngulëse. Dani hungëriti I pakënaqur lehtë, dhe me kujdes largoi fytyrën e bukur të Anës. Kur hapi derën e dhomës para tij qëndronte dikush me një tufë trëndafilash. I morri ato, duke iu marrë erë ia zgjati Anës. Në anë të tufës ishte ngjitur një zarf I vogël. Ana e hapi atë.
“Jetë të lumtur, e dashur Ana ! – Me dashuri Drita dhe Jeta!” Sytë e Anës u lotuan.
-Është nga nëna dhe motra e Jorgos, – I tha ajo Danit. Ai I buzëqeshi. Me pëllëmbën e dorës I fshiu lotët.
Ata u puthën. Ana e përskuqur në fytyrë, Dani I hodhi një vështrim të ngrohtë vajzës që ai e dashuronte . Zemra e tij e mbushur plot, me gjithshka ai dëshironte të shprehte atë moment, gjëra që dëshironte t’I ndanin së bashku……premtimet që ai donte t’I bënte atë cast, me shpresën se do të kishte shansin të shëronte dicka nga kujtimet e dhimbshme, që ishin strukur, në sekretet e ankthin e saj. Dani hodhi krahun në shpatullat e Anës dhe e ngriti peshë. Ndërsa këmbët e saj u shkëputën nga toka, Ana dihaste, lotonte e qeshte si një ketrushe e gëzuar. Të dy e lanë ballkonin e sakaq u gjendën në dhomë…pranë krevatit…
-Më ul poshtë Dani!
-Oh, po po, atë po bëj, shpirt, – I tha ai duke mos ia ndarë sytë me një uri mashkullore që nuk mundej ta fshihte.
* * *
Ata bënë dashuri që me stuhinë e parë, bashkuan trupat e pëvëluar, të dy humbën në pusin e emocioneve dhe urisë së papërmbajtur për njëri tjetrin. Dani rroku trupin e saj, përshkonte gishtat ledhatonjës nëpër lëkurë dhe Ana u dorëzua ndaj furisë së tij mashkullore. Trupi I sa pulsonte nga vala e kënaqësisë. Ai përkëdhelte cdo shqisë të saj. Futur thellë në gjoksin e Danit, përqafuar nga krahët e fortë të tij, ndjehu se e donte atë thellë në shpirt. Në muzgun e pasionit të tyre, ajo e kuptoi se edhe ai ndjente për të, gjithashtu. Prekja e tij ishte e dashur, drithëruese, ëmbël, e ndjeshme, ndërsa gishtat lëmonin qafën e bukur, rrëshqisnin poshtë veshëve dhe I krihte flokët.
– Duhet të të kisha thënë më parë e jo të ta kisha rrëmbyer puthjen asaj nate, – vazhdonte Dani t’I pëshpëritëtë në buzë dhe sytë ngulur në të Anës.
-Nuk ka gjë. Unë kam gjithshka, tani. Jemi sëbashku. Unë dëshiroj…..dua…..të të kem përgjithmonë. Fjalët që dolën nga ajo, jo nga pasiguria e frika, se sa nga mungesa e gjatë e një fjale dhe ledhatimi mashkullor. Nguli sytë e saj thellë në argjëndin e syve të tij.
-Gjithshka që unë dua je ti!
– Gjithshka për mua është që ti të jesh e gëzuar e lumtur. Mos kij më frikë nga vetmia!
– Unë jam më e lumtur se kurrë, dhe akoma më e sigurtë kur jam në krahët e tu. Morri mes duarsh fytyrën e tij të bukur nga mirësia.
-Dashuria është forca më e madhërishme . Asgjë në këtë botë nuk ka fuqinë hyjnore të saj.
-Ti I beson asaj?
-Më shumë se gjithshkaje në këtë botë. Besoj në forcën e saj shpirtërore.
-E besoj dashuria bën gjithshka të mundëshme.
Dani e afroi më shumë pas vetes. E puthi. Ana provoi puthjen më të bukur që kishte kohë që nuk e kishte marrë. U shkri e tëra brenda tij. Emocionet lundronin në thellësinë e syve të tij.
-Përgjithmonë?
-Përgjithmonë, Dani, – pushtomë fort tani, dua të të shijoj.
-Ti je e imja Ana, je e imja përgjithmonë!
-Atëhere më trego, – I pëshpëriti ajo, Tregomë që gjithmonë do të të përkas ty!
-Duamë, Dani,- pëshpëriti Ana.
-Përgjithmonë, – iu përgjigj ai. E rrëmbeu nën vete me një ofshamë, dëshirë e kënaqësi të papërmbajtur. U zhytën thellë në detin e pasionit e të dashurisë….

One thought on “Sytë e Anës – Tregim nga Raimonda MOISIU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s