Fatbardha Sokoli
Fatbardha Sokoli ka lindur në vitin 1975 në qytetin e Koplikut, MALËSI E MADHE. Pas mbarimit të arsimit tetëvjeçar dhe atij tè mesëm në qytetin e lindjes, vijoi studimet e larta, të cilat për arsye personale u detyrua ti ndërpresë. Pasioni për letërsinë e ka rrëmbyer qysh në moshë të herët, frymëzim i cili e gjen zanafillën tek përrallëzat e ndryshme që dëgjonte nga më të rriturit por edhe nga rrëfimet e saj plot pasion tek më të vegjlit.
“ Dita ime mbushet me poezi, me pasionin që nuk nuk fiket asnjëherë, por rri i ndezur brenda shpirtit tim njëlloj si flaka e qiriut”- shprehet autorja.
Është autore e veprave letrare :
Klithje e Përgjumur ( Poezi) ; Shtëpia Botuese “ Camaj -Pipa”
Xhoi Llastica “ Vjersha për fëmijë “ ; Shtëpia botuese “ Camaj -Pipa”
Aktualisht kjo autore po punon shumë për poezinë e fëmijëve, aktivitet i cili i jep sadikfasion të veçantë dhe e bën të ndihet më mirë përbrenda botës tyre.
RETROSPEKTIVË
Jam prapë ajo gruaja fodulle
ndjek ëndrrën e kaltër
në duna prej rëre.
Njerëzit me duar prej letre
mbajnë gojën,,,,
Kameleonët kanë marrë prej meje
dhëmbin e artë të ngërdheshjes.
Jetoj po aty,
në burgun tim të cunguar
i bie po asaj udhe me gurët fiksuar.
Shiu ka zbutur plasat
e kasolles sime .
Të marrë hua prej minjve.
Brenda tërmetet bien papushim
aty ku zemra ka kohë mërguar…
Larg shpirtit tim…
MOS PRIT
Dikush pret të kthehem
t’ia shkul flokët
e thinjur të ditës.
Rrënjë të thara që lëkunden
permës tingujve të frikës.
Mos prit diçka që s’ lind prej meje.
Si një gabim.
E shprërfill arsyen.
Brenda tundimit tim.
Mos prit të kthehem
Liria mbetet ende
në gjykim…
FATET
Në cungun e kohës
e gërmuqtë zhvarroset
dita bastarde .
Mëkate euforike
përshtirosin ajrin tru plasur.
Me thonjtë e diellit
gërmoj fatet tona njeri
Pjellë limfatike
e shekullit të ri …
DITËT
… ditët
Kanë fillur
të më ikin zhurmsheëm
Pa më lënë asnjë autograf
në bllokun tim të harresës
Prej tyre çdo vit rritem
si pa kuptuar.
Në përvjetore kam frikë
të mas vitet,
… e heshtur
vritem me veten.
Mëngjeset më zgjohen prgjumshëm
dhe unë i trembem buzëqeshjes
së kalimtareëve
plogeshtisë së syve.
I trembem ecjeve të ngathëta
zhurmës së ngadaltë të tyre.
Ditët…
Kanë filluar të më ikin zhurmshëm
dhe unë…
përsëri unë
duhet tu nënështrohem verbërisht atyre….
DASHURIA
Si mallkim i bardhë vjen
Kokëfortë si rrufe
Me stilin tim prej “Nimfë deti”
Ta rrëmbej puthjen që ma fsheh
Rrathë-rrathë inati yt
Zbrazet mbi mua si Hiroshimë
Unë e pa-armë të dorëzohem
Vritem nga ty me një vëshrtim
Mëkat – harem
S’ është dashuria
Si nje Eklips fshehur tek mua
Si trembem vdekjes kur të vijë
Pa flalën , që s’ më the
TË DUA …
HARRUAR
Fshehur në frymëmarrjen e ngadaltë të dimrit.
Nën sqetull të vetëtimës kemi pritur.
Harruar jemi.
Në sëndukun e gjetheve,dhe dremitjen e zverdhur të molës.
Më kot presin fshesarët shkrirjen e borës…
PA STIL
Hija e pardesysë tënde, pa stil rri varur
brënda tundimit tim
Grindemi..
Ti ngatërroj flokët,me hapat e erës së thinjur.
Përmbys më gdhihet e nesërmja
Lagështi
Në xhepa struken gushëkuqët, çukasin duart e mia e ikin.
Nga qelqet e harresës sime
mërdhijnë.
Imazhi yt, pa stil rri varur.
Në pardesynë e shpirtit tim
zbardhur…