Petraq Janko PALI
(Autor me Banim në SHBA )
Është djali i mesëm i “Mësuesit të Merituar” Janko Pali nga Qeparoi, “Nderi i qarkut Vlorë” “Mirënjohje qytetit Vlorë” “Urdhër pune kl IItë” .
Është antar i shoqatës Shkrimtareve Shqiptaro _Amerikanë,dhe Fitues i “Penes Artë”në gjininë e Publicistikës me librin “Vise dhe njerës Perëndie”.
Për disa vjet ka qënë sekretar i kësaj shoqate.
Është antar i Klubit Shkrimtarëve “Petro Marko”dhe Fitues i çmimit të tretë për romanin “Zhdukja misterioze e Besnik Memes”.
Është krijues dhe moderator i “Lidhjes qeparotase dhe miqtë e saj” themeluar ne Usa në vitin 1998.
Ka hapur dhe ka drejtuar për dy vjet shkollën Shqipe “Janko PALI” në virxhinia të SHBAve me fëmijë nga komuniteti Shqiptar aty.
Prej vitesh është korespodent i radjo Sofjes në emisionin Shqip.
Është diplomuar “Jurist” në moshën 67 vjeçare.
Ka jetuar dhe banuar ne Vlorë “Përgjegjës Sektori ne Drejtorinë e Ujrave” Teknik Ndërtimi.
I lidhur pazgjidhshmërisht me Atdheun , fshatin e Tij Qeparonë dhe me miqtë e shumtë kudo në botë.
Botime të Autorit:
Selim Lala “Monodramë”
Jam Larg poezi Dita 2001
Një tufë vjersha qeparotasve ,poezi Dita 2002
Bronx përmbi stërkalë poezi Albin 2003
Eci nëpër vite , poezi Albin 2004
Vise dhe njeres perëndie, shenime Udhetimi Albin 2005
Gjëma e Madhe, tregime & novela Albin 2005
Aventura për Lirinë, tregime & novela Albin 2006
Vij mes Jush me krahë malli, poezi Albin 2007
Gruaja me të zeza, roman Albin 2008
Nata e Fundit tregime & Novela Albin 2008
Maja e Luleve tregime & novella Albin 2009
Zhdukja Misterioze e “Besnik Memes” roman Albin 2010
Shpirrti i zjarrtë në orën e hijeve ,monografi për Dino Martikon Albin 2011
Greku “Kondo” novela & tregime Albin 2012.
Misteri i Kosovare së bukur,roman Triptik 2012.
_Bashkë autor në përmbëledhje e Antologji të ndryshme si :
Bota s’ka gjumë”,Nënës, Gjuha e dashurisë Poetik, Dashuri prindërore, Me zëmër pranë Shqipërisë.
Ka botuar shkrime publicistike në:
Fjala e lire, Tribuna Shqiptare, LGSH,Tirana Observër,Telegraf,Illiria USA,Gazeta e Athinës, Shekulli, Panorama, Radjo Sofja…etj.
Ka pregatitur dhe ka botuar nga krijimtaria e “Mësuesit të Merituar “Janko PALI (i ati) “
Afër fundit ç’po shikoj (përzgjedhje poetike)Albin 2002,
Historiku i Qeparoit, Albin 2003,
Feniksi i Himarës Neço MUKO, nonografi Albin 2004
Historiku i shkollës Qeparo Monografi Albin 2008
Janko PALi në luftrat e Jetës, Monografi, 2011.
Shënim: Të gjitha librat e botuara i ka financuar dhe përballuar me kursimet e Tij familjare (përjashto ketu, Grekun Kondo dhe Kosovaren) duke i bërë dhuratë për bashkëkombas, miqtë,shokët bashkëkrahinorë dhe për këdo.