PORTRETI PA SY / Tregim nga Fatmir Minguli

PORTRETI PA SY

 Tregim nga Fatmir Minguli 

 

Fatmir-Minguli

             Fatmir   Minguli

Nuk e di pse e titullova këtë tregim kështu.Ndoshta nuk shkon! Sikur nuk tingëllon mire? Ndoshta! Mos vallë sepse kemi të bëjmë me një portret të një vazje të bukur gjashtëmbëdhjetëvjeçare? Por më mirë po e lë kështu.Tani që e spjegova se për cilin portret flitet ,nuk i shkon mendja njeriu se është portreti i Homerit apo i Borghesit . Eshtë thjeshtë portreti i një vajzë të re, por një zanë e bjeshkëve të Veriut. Një zanë e vërtetë! Bjonde, po se po, por trupi i saj i derdhur, i gjatë, nazik tejkalonte caqet e moshës dhe pastaj sytë e saj! Ishte veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve , krejt të bardhë dhe plot me rudha gjatësore që derdheshin si ujra burimi mbi trupin e saj .

Ishin sytë që piktorit Leo ,një burrë mbi të pesëdhjetat ,i kishin prishur gjithë programin e punës së përbashkët me grupin e piktorëve në Bjeshkët e bukura të Veriut. I dhënë pas idesë së bërjes së portretit të asaj vajze që ai e pa rastësisht në një nga fshatrat që vizituan e që ishte plot peisazhe marramendëse, ai me lejen e shokëve të grupit u rikthye në fshatin impresionues e me atë vajzën që ishte si zanë.

Me një lutje të sinqertë ,me një spjegim të thjeshtë prindërve të vajzës , se ai piktori donte që të pikturinte vetëm kokën e vajzës së tyre dhe aq, e që në fund të fundit edhe ata do të krenoheshin, piktori Leo arriti të sigurojë pozimin e vajzës.

Diku në një qoshe plot dritë- hije të kopshtit të shtëpisë , Leo vendosi kavaletin, një stol për vajzën dhe filloi të pikturojë. Ndërsa peneli vallëzonte mbi pëlurën e bardhë, e vajza rrinte krejt e palëvizur, Leos i ndriste fytyra e mendonte se çdo të thonin shokët, që ja vlejti ajo shkëputje nga grupi, e se portret më të bukur femre nuk do të gjenin më asgjëkund.Rrezet shigjetë të diellit depërtonin nëpër gjethet e pemëve e vinin mbi fytyrën e zanës forma forma, duke i dhënë një pamje jo tokësore.

Gjithçka shkonte për bukuri,ndoshta nga që vajza nuk lëvizte fare, ndoshta nga lojrat e rrezeve të diellit, apo fëshfërima e gjetheve , dhe piktori arriti me lehtësi të pikturojë konturin kryesor të kokës të cilën preferoi ta bënte frontale ku të binin në sy të gjitha format e fyrtyës së asaj zane qiellore.Nuk mbante mend se kur kishte filluar ,orët kishin kaluar por edhe prindërit nuk e ngacmonin , të lumtur që kishin një fat të tillë.Kishte fiksuar pothuaj gjithçka mbi pëlhurë, e i kishin mbetur vetëm sytë për t’i dhënë formën, ngjyrën e thellë blu, ndriçimin e tyre që binte në sy që nga larg…

Ishte pothuaj mesditë, kur edhe dielli fuqizinte ndriçimin e tij por dhe era e lehtë freskonte gjithçka për rreth. Lodhje nuk ndjente fare e pas një dhalle të feskët që i serviri e ëma e zanës ju rikthye pikturimit.

Do bënte sytë. Vetëm ato i kishin mbetur. Çuditërisht i kishte lënë për në fund, i bindur se me ato sy do të mbaronte punë shpejt.

Në momentin që vendosi penelin mbi pëlurë e ngriti kokën drejt zanës për t’i parë sytë, sapo ai ndeshi në shikimn e saj,instiktivisht ktheu kokën mënjanë me një shpejtësi marramendëse. E i’u morrën mendt. E ngriti përsërëi kokën dhe përsëri u drejtua për nga sytë e saj por prap nuk arriti të ndeshej me atë shikim e të përqëndrohej duke i parë me vëmëndje, ashtu siç i ndodhte me modele të tjera.

Ishte e pamundur! Sytë saj sikur prodhonin një plazme rrezatuese e ai nuk mund të shihte asgjë.Në fakt ai nuk arrinte të përballonte atë bukuri sysh e atë shikim aq tundues!

Nuk i kish ndodhur asnjëherë.Sa e sa modele kish pikturuar, vajza të bukura e të reja, gra intersante, por si ky rast nuk I kishte ndodhur kurrë ! Megjithëse u mundua disa herë, nuk ishte e mundur që të kapte sytë esaj. E kuptoi se ishte e pamundur! Portretin nuk do ta përfundonte dot.

I ciflitur, papritmas e la penelin për tokë dhe duke kërkuar ndjesë ,tha se ishte tepër i lodhur e se portretin do ta mbaronte kur të kthehej pas ca ditësh ,bashkë me grupin e piktorëve.

Leo, kish një ketë që punonte, kish një bisnes të vogël që mbante familjen e tij , kujdesej për shkollimin e fëmijve e krahas këtyre andrallave zoti i kish falur dhe pasionin për pikturën. Jo se kish ndonjë fitim nga atë tabllo e portrete që bënte. Jo . Përkundrazi ato kërkonin shpenzime më vet, por pasioni është pasion…

Por ajo që i ndodhi me zanën e maleve i ka mbetur në mendje. Portretin e ruan aty diku në studion e tij ,në një vend të fshehtë. Asnjeri nuk e di që portreti është pa sy. Të gjithë e dinë që ai ja la familjes së zanës atë portret të përfunduar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s