Elementët filozofikë dhe kuptimi estetik i poezisë moderrne sot / Këndvështrim mbi vëllimin poetik “Maja malesh thagmë Jonike “ të autores Irena Gjoni.

gjoni

 

Maja malesh, thagmë Jonike (Poezi)

 

Elementët filozofikë dhe kuptimi estetik i poezisë moderrne sot

 Këndvështrim mbi vëllimin poetik “Maja malesh thagmë Jonike “ të autores Irena Gjoni.

nga Agron Shele

Poezia tashmë me gjithë perfomancën e saj, ka hyrë në moderaturën e re bashkohore, është bërë më sugjestionuse, më bëfasuese, më e ndjeshme, më prëkëse, më figurative dhe sigurisht edhe më filozofike, duke u shkëputur kështu nga traditat e vjetra, të ngurta, por dhe nga kohezioni i nevojave dhe rrethanave historike apo politike, domosdoshmëri por dhe devocion i poetëve për t’ ju përmbajtur etapave të vetë zhvillimit tonë shoqëror. Si pjesë dhe integral i hapësirave të krijuara, pra i lirisë së plotë të ndërgjegjies krijuese vihen re nuancat dhe tedencat e spektrit tjetër poetik, spektrit të një poezie universale, gati kozmike, e ngritur nga infiltrimet e përtej ndjesisë duke e bërë atë edhe më estetike.

 

irena portret

                     Irena  Gjoni

Nisur nga kënvështrimi më i thellë, konceptimi , analogjia e të shprehurit, por edhe stilistika e përdorur në vëllimin poetik “ Maja malesh e magmë Jonike “ të autores Irena Gjoni, kupton frymën e re të një poezie ndryshe , poezi që ka autentitein krijues dhe metafizikën e mendimit, ka hapësirën e pamatë dhe muzën, ka sinkronin e mitizimit të jetës dhe gërshetimin e vizualitetit paraqitje, ka objeksionin e zhvillimeve të këtij proçesi dhe ideimin e të nesërmes poezi shqipe. Mbarë vëllimi i saj përshkohen nga një bosht poetik i qëndrueshëm, me dritëhije dhe drtëthënie të shrehura në formën më të lartë artistike, me gjetje dhe risi të re krijuese , me detratime dhe dallgëzime Joniane shpirti, me thellim dhe përnjohje të elokuencës së fjalës estetike. Nëse do të hiqnim vija paralele për të fragmentizuar mesazhet, për të dhënë kontekstet, për të drejtpeshuar qartësinë shprehëse do të ndeshemi pambarimisht para të njëjtit fluks dritash, para të njëjtës telajo, e cila harpon natyrshëm fjalët ngjyra dhe tejçon pareshtur koloritët më të ndritshëm . I gjendur përballë kësaj prurjeje, e cila në dukje ngrihet mbi ndikimet e mitizmit jonian dhe elegjive nimfa deti dhe sirenash, elegji qe vijne me zanafilla homerike dhe balada te koreve teatrale të Butrintit, formëson idenë e ndërthurjes së antikës me modernen, shpirtin patetik të bukurisë jetë që stiset nga margaritarët e kurorës së vetë “Dea-s” dhe ndërthurjen e elementëve natyrë, maja malesh, gjethe ulliri, petale lulesh e magmë jonike.

“Madhështia e një mbijetese
matet me hapësirat
e ëndrrave të pushtuara”

Vetëm përbrenda këtyre tre vargjeve kemi përmbledhjen metafizike të vetë përvojës dhe proçesit jetësor, e cila e dhënë sinjifikatisht, me kaq fuqi shrehëse, dhe e koncentruar kaq grafikisht, jep mesazhin e madh të mundësisë dhe kuptimësisë së të qënurit, të rendjes dhe të mbjelljes së gjurmëve të vetë egzistencës. Ravijëzimi i kësaj kryethenieje vjen me tedencat e një depërtimi të thellë, përnjohës së vetë natyrës qënësi, perifrazon qëllimin e misionit, parabolizon me kufijtë mitikë të hapësirave dhe për më tepër e vendos “atë” jo si posedus i sentimentalizmave apo dëshirave të shfrenuara , por posedues dhe paraprijës i ideve dhe qëllimeve gjeniale, për më shumë vetëpërsosje. Rrotullohemi përsëri rreth këtij trekëndëshi ideor dhe botëkuptimor , i cili në paratezë të plotë jep aparenca kodike filozofike, jep këndvështrimin e autores përtej kornizave imagjinatë dhe përafron atë pranë komponentëve të arsyeshme dhe logjike.

Të njëhtën shtjellë zhvillimi gjejmë edhe tek poezia “Retë në muzg po digjen si kështjella ”. Ideja e të qënurit, përjetuarit, ringritjes si feniksi nga hiri i rikrijimit, për të sublimuar qëllimin e madh, atë të përsiatjes së brezave, pra të proçesit të pakthyeshëm, plotësojnë më së miri veprimin dhe mendimin në hapësirë dhe kohë.

Natyrisht lind pyetja e thejshtë: A shërben kjo risi si model i së nesërmes poetike?

Pa dyshim që këtu ka karakter dhe zhvillim tjetër poetik, ka traditë të re dhe stilistikë, ka shtjellim të qartë të idesë dhe figuracion, ka elasticitet dhe përthyerje të vargut në formë dhe përmbajtje, ka frymëzim dhe produktivitet mendimi, ku sigurisht tërësia e ketyre elementëve të çojnë në idetë fikse se pas këtij proçesi krijimi ka dhe shumë gjurmë që tregojnë dhe përflasin për bazament mbështetje, pse jo dhe model të ri frymëzimi për plejadën e re të poetëve që pasojnë, ripërtërijnë traditën më të mirë letrare dhe e përsosin për ç’ do ditë edhe më tej.

Një tjetër element që duhet shtjelluar për poezinë dhe gjetjet profarme të autores Gjoni është edhe mendimi filozofik, i cili i parashtruar me antiteza shpreh formimin estetik, kontemporan, dhe psikologjik, shpreh spiritualizmin tejpërshkus , për të shkuar edhe më tutje, gati në nëndijen më të thellë , shpreh nocionin e elementëve bazë ( konceptimin) dhe të gjithë këta komponentë (mungesë, heshtje, vegimi, verbimi) konvergjojnë tek burimi i zbardhjes së shpirtit, “drita” ,(shpresa dhe besimi i paskohës më të ndritshme).

Një tjetër formë krijimi është edhe absorgimi, mohimi i plotë i realieteve të errëta dhe kjo bëhet me subkosheincë të ndërgjegjëshme . Fshehtësia e ëndrrës, demonët ( retë e zeza që kaplojnë shpirtrat e trazuar, të trishtuar, të lodhur e të dërrmuar ), dhe pastaj përmbyllja e gjithë këtij harku kapërcen nëpër kufijtë e prerë të absurdit, monologojnë me dyzimet e shpirtit dhe përçojnë nëpërmjet plasrave të paskuntës, shiritat e besimit dhe shpresës.

Sa kuptimplotë që qëndërzon filozofia dhe kuptimi thellë njerëzor, po kaq figurshëm mbizotërojnë edhe elementët lirikë, elementë të cilët shprehen nëpërmjet bardhësisë së shkumës dallgë, (Afërdita), nëpërmjet syve të përvëluar të horizonteve që digjen përtej qiejve, nëpërmjet eliksireve të perëndive, nëpërmjet erosit të pjalmimeve, nëpërmjet minaturës së Trojës përjetim (Helena), nëpërmjet stinës së pestë, zjarrmive të ngritur mbi yje etj.

E gjithë kjo buqetë poetike e servisur me kaq elokuencë dhe dinamizëm nga autorja Gjoni shpreh padyshim arritjet dhe kulmet e artit bashkohor shqiptar sot, shpreh ngjyrimet e kohës dhe sfidat drejt rrugëtimit poetik të së nesërmes, shpreh fizionominë e thjeshtësisë fjalë dhe madhështisë së magjisë art, shpreh filozofinë e mendimit më të përparuar dhe modelin poetik të së ardhmes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s