“Autizmin e mësova nga ju”, libri më i fundit i autores Vera Kurti, publikuar nga Shtëpia Botuese “ADA”

vera

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin e saj më të fundit “Autizmin e mësova nga ju” të autores VERA KURTI, mësuese e Edukimit Special dhe terapiste e ABA, pranë Departamentit të Edukimit, New York City.

vera portret

nga atorja Vera Kurti

 
I dashur lexues !
Libri “Autizmin e mësova nga ju”, pavarësisht se nuk është i ndarë sipas fushave të mëposhtme, në të do të gjeni pak nga secila prej tyre:
Shkencore ( informacione nga të rejat e shkences mbi Autizmin)Psiko- Pedagogjike (teori dhe përvojë praktike në këtë fushë)
Metodiko-Edukative (keshillime, metoda dhe strategji të punës me fëmijë Autikë).
Libri “Autizmin e mësova nga ju”, është shkruar thjeshtë e pa ngjyrime artistike dhe në të do të gjeni gjithçka ka të bëjë me fëmijët me Autizëm. Është shkruar jo në tryeza pune autorësh e shkrimtarësh, nga mendja dhe shpirti i të cilëve krijohen vepra të bukura, të cilat lexuesi i lexon me dëshirë dhe endje, për të mbushur shpirtin me emocionet që ata përcjellin. Është shkruar ashtu, në ecje e sipër, në punë e sipër, kudo ndodhur; një paragraf këtu e një atje, një faqe sot e një faqe dje, në metrotë dhe rrugët e Manhattanit, në tragetin e përditshëm, rrugës për në shkollën e apo shtëpitë e fëmijëve, apo në trenat dhe autobuzët e panumërt të New York Citit, natën në orët e vona në tryezën time të punës.Libri nuk është shkruar nga një njeri i penës e as nga ndonjë pedagog a psikolog me emër. Është shkruar nga një mësuese e zakonshme, por tejet e apasionuar për punën dhe misionin e saj.

Është shkruar ashtu, thjesht, siç është edhe gjuha e atyre të cilëve u kushtohet libri. Gjuhë emocionesh që ata të falin, ndërsa punon dhe jeton me ta, ndonjëherë lagur edhe nga loti, të cilin, ndërsa shikon lotin e prindërve te tyre, e ke te pamundur ta ‘fshehësh’.Në faqet e këtij libri, lexuesi i zakonshëm do të gjejë informacion të mjaftueshëm, për të plotësuar ndonjë qoshe të dijeve dhe kultures së tij, mësuesi do gjejë pak nga metoda e mësimdhënies dhe trajtimit të një fëmije me nevoja speciale si edhe disa nga strategjitë që përdoren kur punohet me ta, psikologu do të shtojë njohuritë e tij me të rejat që vijnë nga studimet e të mëdhenjve për Autizmin.
Ndërsa Ju prindër dhe sidomos Ju,nëna të dashura, që, siç e kam theksuar vazhdimisht, jeni terapistet, psikologet, pedagoget, pediatret dhe neurologet më të mira për fëmijën tuaj, do të gjeni pakëz më shumë në faqet e librit. Në kapitujt e tij, Ju do të gjeni dhimbjen e përjetuar çdo minutë e sekondë nga të tjerë prindër, nga të tjera nëna që kanë fëmijë Autikë, do të gjeni lodhjen dhe vështirësitë e tyre të shumta. Pse jo, do të gjeni edhe lotin, që do ta keni të vështirë ta gëlltitni. Pas çdo faqeje të librit, rast pas rasti, do të gjeni gjithashtu përvojën time të punës me fëmijë autikë, përjetimet dhe emocionet e mia me disa nga simotrat tuaja, me të cilat, në mbarim të terapisë me fëmijët e tyre, përjetoja dy lloj gjendjesh emocionale: ose momente të lumtura, shoqëruar me një gëzim të ligjshëm të progresit të fëmijës, ose momente dhimbjeje, shoqëruar me lotin e tyre, siç ishin ato që përjetova në rastin kur nëna e fëmijës me të cilin unë punoja, Juliusit, ndërsa diskutonim për agresivitetin e tij të kohëve të fundit, në një moment tejet të vështirë, më tha:”KAM FRIKË TË ZGJOHEM NGA GJUMI, PASI SAPO TË HAP SYTË, MË SHFAQËT E SOTMJA, E CILA KA FYTYRËN E SË DJESHMES DHE MË MBYT NDJESIA SE MOS DHE E NESËRMJA DO TË KETË TË NJEJTËN FYTYRË”, fjalë që mbartin një dhimbje të madhe te kesaj nëne, fjalë që nuk do t’i harroj kurrë !Në libër do më gjeni edhe mua. Më saktë, do të gjeni ‘leximin” që unë u bëj fëmijëve, me të cilët kam rreth 7 vjet që punoj intensivisht. Numri i tyre është i madh dhe emrat e të gjithëve ndoshta nuk i kujtoj të gjithë, por asgjë, asgjë që lidhet me këta fëmijë nuk mundem të harroj. “Leximi” i botës së tyre, përmes ekzaminimit dhe kujdesit të vazhdueshëm, në përpjekje për t’i kthyer ata në normalitet, është gdhendur në faqet e një “romani” të shkruar me penën e shpirtit, por që në vend të fjalëve, kam imazhet dhe gjithë sjelljet e tyre. Janë tingujt e zërit të tyre që më shoqërojnë edhe kur për momentin i “harroj”, edhe kur unë jam larg tyre fizikisht. Madje edhe kur jam në gjumë, shpesh më “viziton” puna e përditshme me ta, kujtimet e atyre që nuk janë më pranë meje, duart e tyre të vogla duke u perpjekur te bëjnë atë që u kërkohej, përqafimet e ëmbla. Shpesh edhe loti i tyre gjurmëlënës.
Tek e lexoni këtë “roman”, do të arrini të kuptoni se sa më shumë i “lexoj”, sa më shumë punoj me fëmijët autikë, sa më shumë studjoj e shkruaj për ta, aq më shumë më konsolidohet mendimi se: “Vështirësia në punën me fëmijët me Autizëm nuk ka të bëjë më shumë me pamundësinë, apo me mungesën e aftësive të tyre për të na kuptuar ne dhe atë çfarë ne u themi atyre, apo atë çfarë ne u kërkojmë të bëjnë, se sa me paaftësinë tonë për t’i kuptuar dhe interpretuar sjelljet dhe reagimet e tyre të “cuditshme” (agresive), për të kutuar atë çfarë ata na “thonë” ne, kur nuk na kuptojnë”.Përvoja e sjellur shpresoj t’ju ndihmojë të kuptoni se të qarët, apo të tjera sjellje agresive, nuk janë teka, llastime apo mungesë disipline, siç përpiqen t’i interpretojnë disa. Përkundrazi, janë mënyrat e komunikimit të fëmijëve me botën që i rrethon e që për ta është po aq e errët, sa edhe për ne bota në të cilën ata janë “mbyllur”.Shpresoj dhe besoj, që libri,”Autizmin e mësova nga Ju”, të jetë një ndihmë modeste për gjithkënd që merret me fëmijët, duke filluar që nga psikologët e punonjësit socialë, mjekët pediatër dhe personeli shëndetësor që kujdeset për shëndetin e nënës dhe fëmijës, e deri te gjyshërit dhe gjyshet, që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre.
Libri ka vlerën e një materiali metodiko-shkencor edhe për ju të dashur/a kolegë/e që punoni me fëmijë normalë por, që në klasën tuaj mund të ketë edhe ndonjë fëmijë me me nevoja speciale ndaj, sa herë që të përballeni me situata të panjohura më pare, kam besimin se disa strategji të sjellura në këtë libër dhe të përdorura nga unë me nxënësit e mi, do t’ju ndihmojë se si të operoni dhe si t’i mirë-menaxhoni sjelljet e fëmijëve me nevoja të veçanta, nëse keni të tillë në kasën tuaj, por, edhe të të tjerëve fëmijë, të ashtuquajtur normalë, që secili prej tyre është i ndryshëm dhe secili mund të ketë probleme, sado të vogla që mund të duken.
Besoj dhe shpresoj, që libri do të jetë një dokument i vlefshëm dhe mjaft i rëndësishëm për të gjithë terapistet që punojnë direkt me fëmijët me Autism. Në faqet e këtij libri, në eksperiencën që unë sjell, do të gjeni mjaft sequenca të tilla, ku qartë do të shihni se sa e vështirë është ta kryesh këtë mision, sa fisnik dhe human, sa njerezor dhe madhor është ky mision. Duke lexuar, do te ‘prekni’ stresin, lodhjen dhe sakrificat që njerëz të tillë marrin përsipër, ndërsa kanë zgjedhur t’u shërbejnë këtyre njerëzve, stres që secili prej jush e përjeton cdo ditë, ndërsa punon me fëmijët, ndaj dhe mesazhi për ju është tejet i vecantë.
Më shumë se gjithkujt, shpresoj t’ju vijë në ndihmë prindërve dhe sidomos juve, NENA të mira, që përjetoni vështirësi e probleme nga më të paimagjinuarat për ju, që më shumë se veten tuaj e këdo tjetër në botë doni mirërritjen dhe mirë edukimin e fëmijëve tuaj. Shpresoj pra, që libri të ndihmojë çdonjërin që merret me përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve me Autism dhe të çdo kategorie.
Vera Kurti

One thought on ““Autizmin e mësova nga ju”, libri më i fundit i autores Vera Kurti, publikuar nga Shtëpia Botuese “ADA”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s