Fobia, studim psiko-analitik nga Genta Kaloçit

  genta foto libri

Fobia, studim psiko-analitik nga  Genta Kaloçit

Genta Kaloçi


Fobitë :  Si mund te çlirohemi nga to ?


Keto statistika na bejne te qarte se fobite dhe stresi nuk njohin gjini dhe gjithashtu nuk bejne dallime midis gjinise se forte dhe gjinise se dobet, por perkundrazi na jep te dhena te shohim me me
mendjehapur probleme te tilla e mos te bejme karakterizime dhe te ngjisim tabela per njerezit qe vuajne shqetesime te tilla.
Disa nga me te shume shfaqurat shqetesime qe ndeshen njerezit dhe jane me te degjueshme perbejne; agorafobia, klistofobia, fobia sociale, akrofobia, fobia ndaj gjarperinjve/insekteve dhe kriza paniku.

FOBIA DHE FAKTE NE HISTORI


Fobite dhe shqetesime stresante nuk njohin status dhe sesa te sukseshem apo jo jane individet te cilet preken nga keto lloj problemesh. Te tilla probleme nuk jane regjistruar vetem ne kohet tona te zhvillimi teknologjik por dhe shekuj me pare kane ekzistuar.
Babai I mjekesise Ipokrati ka shenuar disa raste ku dikush frikesohej nen tingullin e cules gjate nates gjithashtu dhe nje rast te nje personi qe kishte frike lartesite, dhe dridhej sa here ndodhej ne ura. Llojet e fobive nuk jane te ndryshme nga ato qe kemi permendur deri tani, gjithashtu jane pershkruar hollesisht duke na ndihmuar per te bere percaktimet e duhura dhe per tu siguaruar se jane te njejta shqetesime me keto qe perjetojne ne kohet tona.
Dhimostheni dhe Kikeron sado figura te shquara te lashtesise ndjenin fobi per te qene perpara nje podiumi e te flisnin para turmave, gjithashtu dhe Kesar kishte frike erresiren. Karol Darvin ishte nje shembull tjeter ekstrem nuk lejonte/ pranonte ndryshime ne rutinen e tij te perditshme. Fobia ndaj
semundjeve nuk eshte nje krijese e viteve te vona, por ka shkrime mjekesore qe ne shekullin e 18-te nje periudha kur popullsia e Europes rrezikonte dhe qe vdiqen miliona. Gete ishte nje tjeter rast qe perballohej me probleme e fobi te ndryshme por njekohesisht arriti te clirohej nga to pa ndihme profesionale. Metoda qe ndoqi ishte nje nenshtrim I plote dhe I rrepte I nje programi qe kishte

Frika 29 krijuar per te perballuar fobine ndaj lartesise. Rregullisht vinte veten ne prove dhe e detyronte te hipte ne kulla te larta dhe deri sa kjo ndjenje filloi mos ti beje me pershtypje. Secili nga ne mundohet te konfrontohet me fobi te tilla ne menyra te ndryshme te cilat nuk jane efektive por funksionale per nje kohe te shkurter. Disa mund te mbyllen ne ambjentin e apartamentit te tyre, ose duke mbajtur me vete nje shishe me aroma te forta per tu permendur kur u shfaqet marramendjeje ose trullim. Nuk eshte
aspak e cuditshme dhe e pabesushme per secilin nga ne te kemi nje situate frike/fobie kur ia vlen te shtojme se akoma dhe babai i psikoanalizes, Sigmund Froid ka perjetuar probleme stresuse me
udhetimet.

BAZAT TEORIKE PËR FOBITË


Studime dhe shkencetare te fushave te ndryshme te psikologjise teorike jane marre me studimin e fobise dhe te shqetesimeve stresante nga te cilat kane vuajtur per shume kohe nje numer i madh individesh. Disa shkolla te psikologjise mundohen te analizojne dhe te thone mendimin e tyre per keto koncepte.

SHKOLLA E PSIKOANALISTEVE


Froid si pioneri dhe perfaqesues I psikoanalisteve ka mbeshtetur faktin se frika perballe nje rreziku real nuk ka lidhje me fobine(friken e ekzagjeruar) qe shfaq individi. E para na nevojitet per te mbijetuar
ne rrethana te rrezikshme nderkoh qe e dyta na ndalon te mbledhim fuqite per te bere dicka te tille ose keqperdorim i fuqive ne rreziqe fantastike.
Lidhja e vetme midis tyre sipas Froid ishte ne faktin se te dyja jane reagimi ne nje rrezik dhe lajmerim per ikje. Frika ndaj objekteve ose instrumental eshte frika qe vjen nga jashte dhe nuk ka lidhje 30 FOBITË

Si mund te clirohemi nga to me brendesine tone ne vecanti. Nese kemi frike se nje motorr po drejtohet me shpejtesi ndaj nesh atehere eshte llogike frika qe perjetojme, eshte nje frike reale dhe rreziku buron jo nga ne por nga jashte. Akoma dhe kur behet fjale per semundje kronike, rreziku eshte i jashtem nuk jemi ne qe e krijuam ose e shkaktuam, eshte larg deshires sone. Ne raste te tilla frika mund te funksionoj shume pozitivisht duke na dhene sinjalin per tu alarmuar(reagim normal) dhe te vihemi ne levizje per te gjetur metodat, menyren se si do ta perballojme dhe te kurohemi. Ne situatat neuroze(fobite) Froid mbeshtet faktin se rreziku ndodhet brenda nesh dhe buron nga kerkesat e ‘’libidos’’ te impulseve seksuale dhe kenaqesive. Nese situata te ndryshme nuk I lejojne ose mundesojne individit qe te plotesoj keto impulse, atehere ndalimi I plotesimit te tyre kthehet ne stres ose frike duke e kthyer ndaj nje objekti/situate te jashtme. Sipas tij frika ndaj fytyrave te reja nga femijet e vegjel nuk ka te beje se femijet kane frike reale ndaj tyre, por eshte kenaqesia e pritjes per te pare fytyren e njohur
te nenes se tyre (ose ndonje personi qe njohin). Vahdimi I nje situate te tille ku pritja shtohet dhe zhgenjimi zmadhohet atehere padurimi I tyre kthehet ne frike, sepse nuk u plotesua kjo kenaqesi.
Nje rast ku Froid ka punuar me fobine e Hans, nje femije qe kishte fobi me kuajt, dhe gjithmone qante dhe shprehte se po te dilte ne rruge do ta kafshonte kali. Behet fjale per nje periudhe te viteve te para te shekullit te 20, ku mjeti transportues ishin karrot me kuaj. Hans qante sa here I afrohesh e j’ema dhe sprantonte te dilte bashke me dadon e vete. Nga letrat e babait te Hans ndaj Froid dilnin informacionet se nje dite shetitjeje nje kale kishte rene ne toke dhe po mundohej te ngrihej duke hingellitur dhe duke ngulur fort kembet ne rruge. Nje nate u zgjua duke qare nga frika se kishte ngelur pa nene qe ta perkedhelte e ta donte si me pare.
Hansi i vogel lidhte kuajt e bardhe qe kishte frike me babane e vete, I cili ishte pengese midis dashurise se tij dhe te nenes se vete. Ky rast ka pikepyetjet e veta ne percaktimin e sakte te fobise se Hansit dhe nuk duhet lene pa thene se Hansi kishte frike kuajt Frika 31 e bardhe nje frike qe kishte te bente me stresin per largimin nga prinderit e tij. Sipas Teorise se Froid Hansi kishte nevoje per dashurine, perkedheljet, perqafimet e nenes se tij te cilat u rralluan me kalimin e viteve dhe duhej te merrte parasysh se ishte nje dashuri qe duhej ta ndante me babane e tij. Mos plotesimi I ketij impulsi te libidos per nenen e tij u shnderrua ne frike ndaj nje objekti te jashtem(kuajt). Me vone Froid riformuloi mendimet e tija per fobine duke thene se ‘’frika neurotike-fobia’’ eshte nje sinjal rreziku ne subconcious.
Kur impulset e libidos perplasen me realitetin dhe nuk permbushen atehere shfaqet frika qe eshte si sinjal per te vene ne levizje mekanizmat mbrojtes te ‘’ego-se(vetes)’’. Mekanizma te tille shmangin keto mendime ose ndjenja per tu realizuar ose per tu bere te ndjeshme. Kjo frike kaq e cmendur ndaj kuajve ose gjerave te tjera mund te parandaloj dhe mund te mbroj njeriun nga ndjenja te tjera si urrejtje dhe agresivitet ndaj personave qe i shkakton nje situate problematike. Si ne rastin e Hansit te vogel qe nuk pati ndjenja negative ndaj babait por e shfaqi ndaj kuajve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s