Galaktika Poetike “ATUNIS”
Poetic Galaxy “ATUNIS”
Çertifikatë
Award
“Unë e mora përsipër këtë barrë për të shkruar, veçse që të qes para syve të tu, lexues, të vërtetën lakuriq e të panjollosur”
I embraced the heavy responsibility to write, only to reveal in front of the readers’ eyes, the unspoiled and unstained truth”
Frang Bardhi
Në kuadrin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë , 28 Nëntor 2013, Galaktika Poetike “ATUNIS”
Under the anniversary of Albania’s Independence Proclamation, November 28th, 2013, Poetic Galaxy “Atunis”
I jep Çmimin III (i tretë) Letrar “Frang Bardhi
Awards the third (III) “Frang Bardhi” Literary Award

Mrs . Eva Hila
Për poezinë / For the Poetry: Pa titull / No tittle
Pa Titull
Gjithë sekretet e kohës janë mbyllë në dritë.
S’ka ma lulekuqe.
Vdekja asht ende e vakët pa u shqetësue për kohë a vend.
Qyteti flen mbi varrin e vet.
Ajër i lëmuet.
Ne ecim pa zhurmë mbi të vdekurit e ksaj nate.
Me hapa të ngadaltë të vdekurit do zgjohen nesër.
Mosha ka shkarkue në cep të synit nji botë pa memorie.