Galaktika Poetike “ATUNIS”
Poetic Galaxy “ATUNIS”
Çertifikatë
Award
“Unë e mora përsipër këtë barrë për të shkruar, veçse që të qes para syve të tu, lexues, të vërtetën lakuriq e të panjollosur”
I embraced the heavy responsibility to write, only to reveal in front of the readers’ eyes, the unspoiled and unstained truth”
Frang Bardhi
Në kuadrin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë , 28 Nëntor 2013, Galaktika Poetike “ATUNIS”
Under the anniversary of Albania’s Independence Proclamation, November 28th, 2013, Poetic Galaxy “Atunis”
I jep Çmimin II (e dytë) Letrar “Frang Bardhi
Awards the seconds (II) “Frang Bardhi” Literary Award
Mr Namik Selmani
Për poezinë / For the Poetry: “ Baladë për Kambanat e Fjalës / A ballad fot the words’ bells ”
Baladë për Këmbanat e Fjalës
Këmbanat e agimit zadrimor
Shkonin gjer larg në Venedik e në portikë Rome.
E valët e Adriatikut
Ngatërroheshin me dallgët e shpirtit të Atë Frangut
Në duar
Mbante fjalorë si të hapte në KULLË derën e një ODE
E radhiste fjalëshqipet
E burrave mentarë me plisa që të prisnin te balli i pragut
2.
E dërgonte
Në Romën e Çezarëve, Brutëve e të Cicëronëve fjalë trimërore
Amanetet e Skënderbeut
Në shkopinjtë e shtrënguar në duar princërish krenarë
Me vete
Kishte gjëmimet e këmbanave në udhët zadrimore
E më tej
ca fjalë lahute të atyre që flinin ilirçe në tokën e lashtë
3.
Dërgonte ca fjalë epiriote
E s’druhej se mund ta pësonte mes gjarpërinjve si Laookonti një ditë
Në arkiva
Gërmonte si lavërtar brazdash gjer në thellësi.
Ooo, bëjeni
një Meshë të përjetshme për Baca Frangun fjalëflorinjtë
e këmbanat për të
të dëgjohen në Kallmet e në Romë nga agimi në agim.