Galaktika Poetike “ATUNIS”
Poetic Galaxy “ATUNIS”
Çertifikatë
Award
“Unë e mora përsipër këtë barrë për të shkruar, veçse që të qes para syve të tu, lexues, të vërtetën lakuriq e të panjollosur”
I embraced the heavy responsibility to write, only to reveal in front of the readers’ eyes, the unspoiled and unstained truth”
Frang Bardhi
Në kuadrin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë , 28 Nëntor 2013, Galaktika Poetike “ATUNIS”
Under the anniversary of Albania’s Independence Proclamation, November 28th, 2013, Poetic Galaxy “Atunis”
I jep Çmimin I (e parë) Letrar “Frang Bardhi
Awards the First (I) “Frang Bardhi” Literary Award
Mr. Iliaz Bobaj
Për poezinë / For the Poetry: “ Kali i egër / Wild Horse ”

( The “Frang Bardhi” Literary Award is the face of the Author Frang Bardhi etched in the frontal side of the Medal which will be worked in Steel and polished with Silver. )
KALI I EGËR
E ndanë nga tufa e kuajve të egër,
i kufizuan rreptësisht lirinë
dhe i mësuan me durim,
mjeshtërinë e nënështrimit,
me mjetet e forta të dobësisë së tyre:
litarët,frerët,thuprën,samarin.
Kali kujtonte kohën e jetuar,
kur çati kishte qiellin,
me varkat e lehta të reve mbi krye,
hingëllimën në telat e violinës së ajrit,
ritmin e trokut mbi daullen e tokës,
që nxirrte nga thundrat yje,
pelat flatruese si fluturat e malit,
mbi mozaikun e butë të lulnajës.
Gëzimit të jetës së shkuar,
i thithte me etje pikëllimin,
aty ku liria e kishte harruar,
të lidhur me prangat e litarit.
Njerëzit,me kënaqesinë e tyre,
reklamonin robërimin e kalit




























Leave a Reply