Një dritë në fund të udhës
nga Azem Parllaku
Forca jo të parëndësishme, forca fanatike të secilës anë, vazhdojnë t’u fryjnë flakëve. Ata e damkosin si disfatist çdo lloj kopromisi, si shfaqje dobësie. Ekstremistët palestinezë aspirojnë të mbajnë “përleshje të armatosura” gjersa shteti i Izarelit të asgjësohet. Ekstremistët izrealitë kërkojnë që qeveria e tyre të ripushtojnë Rripin e Gazës dhe të pohojë një herë e përgjithmonë idenë e braktisjes së territoreve të pushtuara.
Banjoja e gjakut izraelito-palestineze, dhe ndjesia se nuk ka rrugë më, i ka shtyrë moderatorët e të dy anëve t’i humbin shpresat.
Shumë mbrojtës të paqes janë apatikë.
Ata ndjehen asisoj, a thua fanatizmi të ketë shkatërruar çdo mundësi për paqern në detin e gjakut.
Por kjo apati, kjo ndjesi pa shpresim, i fuqizon ekstremistët në të dy anët.
Ne kemi nevojë për bisedime të drejtpërdrejta. Bisedime, për çfarë?
Jo rreth “pikëpjekjeve”, eufemizmit të Olmertit për çlirimin e njëanshën nga palestinezët dhe vendosjen e tyre pas hekurave.
Jo për një hudna apo një tahadiya, fjalë arabike këto për armëpushimin e përkohshëm apo për ndërprerjen që udhëheqësit palestinezë kanë sugjeruar.
Ne kemi nevojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të plotë, të dyanshme, që do të përcaktojë të gjitha anët e luftës.
Çfarë kushtesh do të përmbajë kjo lloj marrëveshje?
Kjo është, në të vërtetë, vendi ku paqja po fle. Sepse të dy, Izraeli dhe Palestina, e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, se si do të duket dhe nuk do të shihet kjo marrëveshje.
Madje edhe vetë oponentët nga të dyja anët e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, çfarë do të ketë marrëveshja dhe çfarë jo.
Edhe ata madje, në të dy anët, që e shohin këtë marrëveshje si tradhti dhe si një dështim, e dinë thellë në shpirtërat e tyre se marrëveshja do të sigurojë për të dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën, se kufijtë e kujt do të jenë vijat që kanë ekzistuar përpara 1967, me rishikimet e vendosura në mënyrë të dyanshme.
Të dy vendet e dinë këtë.
A i bën ata të lumtur të diturit e kësaj gjëje?
Natyrisht jo.
A do të vallëzojnë izraelitët dhe palestinezët në rrugë, ditën kur kjo marrëveshje e paevitueshme do të vendoset?
Natyrisht jo.
Ne po flasim për një marrëveshje të dhimbshme, ku të dyja anët duhet të kërcëllijnë dhëmbët për ta pranuar.
Por lajmi i mirë ështe se të dy vendet pothuajse e dinë se ky kompromis do të vijë, në fund të udhës.