Komunizmi si masoneri / Nga Azem PARLLAKU

Komunizmi si masoneri

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

Pjesa më e madhe e autorëve dhe studiuesve që merren me masenorinë, bashkëpajtohen se shumë shoqëri të fshehta, u përfshinë në lëvizjen, e cila coi përfundimisht në lindjen e komunizmit. Një nga shoqëritë më të hershme ka qenë “Karbanarët”, ose djegësit e qymyrdrurit, origjina e të cilëve është Italia, e daton që në kohën e mesjetës.  Karbanarët pretendonin se kishin nisur veprimtarinë e tyre në Skoci, ku ata bënin jetë të përbashkët, duke djegur drurë për të prodhuar qymyrdruri.  Ata krijuan një qeveri të përbashkët, të përbërë nga tre lozha, për cështjet administrative, ligjvënëse dhe gjyqësore.  Lozhat drejtoheshin nga Lozha e Lartë, në krye të së cilës ishte një Mjeshtër i Madh, i cili udhëhiqte një formë masonerie primitive.  Nën pretekstin e cuarjes së qymyrdrurit për shitje, ata lëviznin lehtësisht, e komunikonin planet e ndërsjella me përkrahësit e tyre.  Doktrina antiklerike e Karbanarëve, e njohur me emrin “masoneri e pyllit”, u përhap gjerësisht në Itali, Francë, Gjermani, Poloni, etj. Shumica e studiuesve beson se prejardhja e bolshevikëve dhe e teoricienëve të tyre me bindje komuniste, daton që nga koha e djegësve të qymyrdrurit… Socializmi antiautoritar i Karbonarëve, Masoneria Mendjendritur dhe grupe të tjera racionaliste dhe humaniste, që lindën dhe u rritën gjatë periudhës së iluminizmit, u bashkuan gjatë periudhës së fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke rënduar së tepërmi kishën katolike. Komunizmi si formë e masonerisë, u parapri nga një lëvizje e shoqatave punëtore, e njohur më shumë me emrin “Internacionalja e Parë”, e cila u mblodh në Londër në vitin 1864 dhe shpejt u vu nën udhëheqjen e Karl Marksit. Marksi me prindër që kishin prejardhjen nga një familje e madhe rabinësh cifutë, njihej padyshim me traditat mistike të Toras dhe Kabalas.  Për ta frenuar antisemitizmin, Karli dhe babai i tij u pagëzuan në kishën evangjeliste anglikane, dhe u ndikuan së tepërmi nga humanizmi i epokës së iluminizmit.  Më vonë Marksi u bë anëtar i një shoqërie të fshehtë, e quajtur “Klubi i Dijetarit” mbushur me njerëz të përkushtuar ndaj Hegelit dhe filozofisë së tij. Disa autorë modernë të konspiracionit, ngrenë pretendimin se përfundimisht Marksi u bë satanik.  Kur Marksi u shpërngul Paris, një vatër e nxehtë e socializmit dhe grupeve ekstremiste, të njohura si grupe komuniste, u njoh e lidhi miqësi me Frederik Engelsin, djalin e pronarit të kamur të një fabrike angleze tekstilesh.  Të dy bashkë u bënë komunist të sprovuar, e për ironi ishte Engelsi, djali i një kapitalisti, ai që do ta ndihmonte financiarisht Marksin, mbrojtësin e klasës punëtore, të botonte librin me tre vëllime “Kapitali”. Engelsi një hegelian i devotshëm kishte përqafuar rrymën e humanizmit socialist, të predikuar nga “rabinët komunist” dhe “spituralistët utopik”, të cilët shprehnin haptas armiqësinë kundrejt besimit tradicional të fesë. Marksi dhe Engelsi u shpërngulën në Londër e në vitin 1847, hynë në një shoqëri të fshehtë, e quajtur “Lidhja e së drejtës”, e përbërë kryesisht nga emigrantë gjermanë, shumica e të cilëve ishin anëtarë të arratisur të Mendjendriturve të jashtëligjshëm. Shpejt grupi ndryshoi emrin në “Lidhja Komuniste” dhe Marksi së bashku me Engelsin krijuan programin e saj “Manifesti Komunist”. Hapat që parashtronte ky program, kishin ngjajshmëri të habitshme me “Protokollet e Etërve të Ditur të Sionit”, e studiuesit e konspiracionit hamendësojnë, se ato vijnë nga e njejta origjinë.  Më tutje nënvizojnë këta studiues Internacionalja, zor se mund të konsiderohet si dicka tjetër, vec një masonerie nën një maskim të ri, thënë ndryshe një platformë filozofike e shoqërive moderne të fshehta, e cila bazohej në doktrinat e shoqërive më të hershme të fshehta. Sipas këtij këndshikimi, është i qartë fakti se komunizmi nuk rrodhi vetvetiu nga masat e varfra e të shtypura të punëtorëve, por erdhi si rezultat i intrigave dhe komploteve afatgjata të thurura nga shoqëri të fshehta…

(Janë shfrytëzuar autorët David Icke “Sekreti i madh” Jim Marrs “Kush e sundon Botën”, Texe Marrs “Kodet Magjike”)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s