AGU E FRESKON BALLIN NË KROJET POETIKE TË FLORI BRUQI ( Referuar tek Vepra Letrare ” Diademë Letrare” ) / nga Zef PËRGEGA Detroit, 20 nëntor, 2013

ballina

 

 

AGU E FRESKON BALLIN NË KROJET POETIKE TË FLORI BRUQI

( Referuar tek Vepra Letrare ” Diademë Letrare” ) 

 

 

nga Zef  PËRGEGA
Detroit, 20 nëntor, 2013

 

 

Kohë më parë një mik i imi në Tiranë, fisnik deri në thelb të shpirtit,  penë e zgjuar dhe e talentuar e fjalës shqipe, më shkruante: “Të lutem  falënderoje mikun tënd Flori Bruqi, për shkrimet që më dërgon.  Nëpërmjet tij i them çdo ditë mirëmengjes Kosovës, i them poezisë së  tij, më flladitë dhe më çelë sytë, i them përkushtimit të tij, se ku e merr  këtë vullnet kaq të fortë…!” Sa më tepër kalojnë vitet mbi rrudhat e ballit të njeriut, krojet e shpirtit  gurrojnë dhe e ndezin motivin për të parë gurët e trojeve të të parëve. E
mbi të gjitha, për t’i rënë në gjunjë lotit të gurit, që vajton pa britma . Kështu më ndodhi në vitin 1998, ku pashë muret e rrënuara të kalasë .   “Bassania” të stërgjyshit të lisit të fshatit tim. Ishte koha kur të rinjtë e fshatit luanin me simite të bardha të demokracisë e shkullonin coca cola e mua më duhej me detyrim të dhunshëm të largohesha për në  Amerikë. Lumi i fshatit nënqeshi dhe guri heshti, kur ia ktheva shpinën  Kodrës “Pleshe”, ku i ka themelet kalaja e njëhershme me Lissusit e  lashtë. Prej olimpit të një guri të madh me mbishkrime të quditshme  u ngrit një fjalë e moçme e më lëshoj zë, kur po freskohesha në ujin e  kthjellët të lumit Mat. “Në rrënojat e thella të gurëve, kërko se aty ka  kroje të bardha dhe kyçen me shekujt e ndryshkur pavionet e lashta të  historisë tonë!”

 

 

flori bruqi

 

         Flori Bruqi

 

Më tingëlloi kjo fjalë, sikur donte të thoshte se nuk  duhej t’ua ktheja shpinën.  Thonë se edhe pisha e ka shtatin e drejtë se me rrënjët e thella të saj në  nëndheun e tokës kërkon burime, por Maxhun Bruqi, i cili në pëllëmbën  e Shqipërisë Etnike dhe në folenë e gurëve të rëndë e shqiti dritën, që  venitej nën pushtetin e territ të thundrave të shkelësit. Ai, kur rëndi  gjeografisë së vendit të tij me kalin e bardhë të zanave, mbolli kudo  filiza të njomë dhe i vishte me shajakun e kostumit tonë kombëtar, që  t’i mbronte nga baroti djegës. Ata janë shenjat e tokës së vet në vend të  piramidave.  Poeti i lirisë së tokës martire të Kosovës, Naim Kelmendi në prag të 101  vjetorit të pavarësisë më dërgon një kartolinë. Në pasqyrën e saj janë disa njerëz që mbajnë mbiemrin e një trungu. Të duket një legjendë e  kohës së re, që dritën e të vjetrës e përcjellë mes gjetheve të gjelbërimit,  e Maxhuni i ka rrethur me dejet e pemës, anëtarët e familjes Bruqi. Në rrënjët e tyre ka një buzëqeshje familjare, por ka edhe kroje vargjesh,  të cilat Flori Bruqi i ka mbledhur në kuvendin e madh të shekullit të  shqiptarëve me shaminë e një ore mali, që e takoi për herë të parë në  një krua të fshatit, kur vashat e tjera ishin larguar, e ajo e kishte pritur… ndaj familja e tij është e nderuar në gurin e fisit shqiptar. Flori Bruqi vjen në letërsine tonë kombëtare me krojet e kulluara të flirtit  të shpirtit të tij. Kam vënë re se ai nuk bën kompromis me askënd që  ka vënë firmën në balada, në mite, në legjenda, për t’u dukur baloz mbi  detin e fjalës shqipe të valës tonë të kripur ëmbëlsisht, as me heronjtë  e shpallur rrejshëm nëpër podiume, por ai si misionari i fjalës së lotit  të qiririt, i pashuar dhe i patretur e ka projeksionin lart në qiellin e lirë  në vlerën e të vërtetës. Aty poeti Bruqi frymëzohet, për njeriun, për  nderimin, si dorë e besës së bashkimit, e në penën e tij, rrjedh krijimi  me një shporte dhuratash me metafora. E lexova me ëndje , si çdo krijim tjetër, librin e ri në botim të Flori  Bruqit “Diademë Letrare”,-(kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi…)e  shumë më shumë se kaq. Në krojet poetike të Flori Bruqit agu i parë e  freskon ballin, për t’ia gëzuar ditën njeriut. Në këtë libër autori Bruqi  shfaqet si vreshtar me shumëllojshmëri drurësh frurore, që i krasit në  mënyrë tradicionale, që shëndeti t’u kalojë mesazheve poetike. Flori  është një aristokrat i kulturuar në kancelarinë e tij të studimeve, të denja  për referenca shkencore, në krahasime e analiza të ndryshme. Shpirti i  guximit të Flori Bruqit i shtron rrugët e së resë, duke rritur krenarisht  gjeneratat që vijnë pas, për t’u përfshirë pa hezitim në maratonën  krijuese. Një libër që na vjen në dorë e të mahnit me logjikën dhe argumentin  shkencor, që e zbukuron kurorën e festës së letrave shqipe. Shembull  pozitiv, bre bac, i lëmë për llogore mbrojtëse të kombit të tij dhe  njëherësh i gatshëm dhe me zë të fortë të jetë tribun në katedrën e  kulturës…e bash të afërt i ka Naimët aty ku këmba e ditës së re prek  shqimet. S’ ka më bukur, kur librin Flori ia kushton babait, kopshtarit të  gjeografisë, duke na kujtuar se bota e vargut rrotullohet rreth vetes dhe  kurorës së shenjtë të kombit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s