Një mozaik në letërsi ( Recension rreth Veprës Letrare ” Diademë Letrare” të autorit Flori Bruqi ) / nga Prof.dr.Rasim Bebo ; Addison ,Chikago, nëntor 2013

ballina

 

 

Një mozaik në letërsi

( Recension rreth Veprës Letrare ” Diademë Letrare” të autorit Flori Bruqi )

 

nga Prof.dr.Rasim Bebo

Addison ,Chikago, nëntor 2013

 

Mr.Sci.Flori Bruqi, morri rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit, këtu ulur  filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, që  të kthejnë spektrin e diellit në fytyrë dhe të verbojnë aty për aty. I radhit në një mozaik të ngjashëm me atë të stërgjyshit tonë pellazg,  që ndërtoi të parin në botë, këtu e mbi 4000 vjet më pare, Nekropolin  e Athinës, të zbukuruar me gurë të vegjël të lumit, dyshemetë dhe  muret. Prej këndej në të gjithë perandorinë pellazge, që shtrihej në tre  kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut,  duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri përgjatë rrjedhës së  lumit Danub me kufi. E gjejmë kudo këtë mozaik, dhe sidomos te Tempulli i famshëm i  Dodonës, në Budrint, Durrës, Apolloni, Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, si  na e vë në dijeni Prof. Dr. Agim Shehu, dhe në shumë vende të tjera. Kur i shikoj këto mozaikë tej bukurisë. që pasqyrojnë artin e  mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që  toka nënë – Demetra – i ruan për mijëra vjet.  Syri ynë i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit  Bruqi, është bërë, në vend të gurëve të zgjedhur të lumit, ai radhit  gërmat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63  gjuhëve dhe nga pema që pasqyron Mr.Sci.Flori Bruqi të 47 gjuhëve,  që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara. Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”,  që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi. Mozaiku libër, që mund ta quaj, të Mr.Sci.Flori Bruqit, nuk mund ta  përmbledhim me një ose dy të parë, por duhet kohë për ta lexuar dhe  studiuar.

 

 

flori bruqi

 

        Flori  Bruqi

 

Ky grumbullim material i përgatitur nga autori, zë vendin  e Akademisë së Skencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.  Sot ato janë në shërbim të kursit sllavo-ruso-greke. Ndërsa, Shqipëria është nën drejtimin e Këshilltarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalisë  (sigurimit) grek, Janullatos. Elita e kulturës së këtyre vendeve janë të heshtur, të korruptuar, të politizuar, të frikësuar dhe bëjnë: “Gjumin më të rëndë dhe më të  gjatë, si murgjit e pergameve, që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Z.  Prenga). Duke shfletuar “Diademën letrare” në faqen e parë shikojmë  reshtat, që i dedikon babës së tij. “Babajt tim MAXHUN BRUQI,  mësimdhënës, që tërë jetën e vet intelektuale e atdhetare ia kushtoi  gjeografisë kombëtare”. Ai e gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë.  Bregu i detit dhe Mesapliku i këndojnë Shqiponjës. Shkab’e madhe  kasaba, / me dy krahë të mëdha, / nuk u dhe dhe nuk u fale.  Flori Bruqi të zgjon historinë e Dodonës. Ndër 1800 objektet e  zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente,  dhurata si (ex-voto) etj. drejtpërdrejt, lidhen me mbretin e perëndive  pellazge- ZEUSIN. Këtu u gjetën shumë shkaba dykrenëshe, që janë përhapur në Perandorinë  Pellazge. Një ndër ato mund të jetë dhe ajo që gjeti Prof. Maxhuni.  Dodona ndodhet 16 km. në J. P. të Janinës në Çamëri. Të gjithë autorët  e lashtë si Homeri, Hesiodi, Hekateu, Akusilao, Hellaniko, Herodoti,  Tukididi etj.,si na i përmend eruditi Flori, na bëjnë të ditur se, para  mbërritjes së grekëve në shek e VII p.e.s. vendi banohej nga Pellazgët  Hyjnor. Dodona ishte vendi i kultit apo vendi i Shënjtë parahelen, më i lashti  dhe i vetmi vend i njohur. Zeusin e trajtonin, jo vetëm si pellazg, por e  cilësonin më tepër si dodonas.
Dodona është bërë disa herë blozë. Dodona u rrafshua në vitin 219  p.e.s. nga gjeneraili etolas, Dorimahu. U rindërtua nga pasardhësit e  Burrit të Ledhezës, Pirro. Qëndroi e tillë deri në vitin 167 p.e.s, kur vërshuan lukunitё e Paul Emilit.
Dodona Pellazge pësoi edhe një rrënim tjetër vdekjeprurës në motin  88-87 p.e.s, prej trakasve aleatë të Mitridatit… Më 435 e.j. perandori i  lindjes, Teodori urdhëroi “shuarjen e përhershme të Dodonës Pellazge,  si zjarrishte pagane dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishtere më  475 e.j. Kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët  ostrogotë, të pasuar nga saraqenët e bullgarët etj., e fshinë përjetë të  jetës nga faqia e dheut Dodonën, kryeqendrën europiane të pellazgëve,  populli më i lashtë në kontinent. (Dhimitër Pilika “Pellazgët”,f. 161).  Flori Bruqi të jep dhe të hap rrugë për të thelluar në “Kujtimet” e Ismail  Qemali, që thotë: se, “Në vitin 1866, kur isha këshilltar politik i valiut të  Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku tim në fshatin Melingus, kisha dalluar disa rrënoja, që i lidha me tempullin antik të Dodonës.  Dhjetë vjet më vonë ia tregova mikut tim në Vlorë Karapanos”. Ky filloi menjëherë gërmimet në Dodonë pas 1460 vjetësh, duke nxjerrë  në dritë një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. (P.  xh. “Ilirira”, 6-2-2006, f. 24). Karapano, vllaho-grek, i shkathët, shumë  nga këto thesare të Dodonës ua fali si dhuratë delegatëve të Anglisë  dhe të Francës, që ishin anëtarë të Kongresit Berlinit. Me qëllim, për të  përkrahur kërkesat e qeverisë greke në këtë Kongres. Mr.Sci.Flori Bruqi, hyn në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit  shqiptar. Ai është trim , i papolitizuar, nacionalist i pastërt, me pak fjalë,  të hap horizont për t’u futur thellë në ngjarjet historike. E gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë. Ashtu si Dodona u bë disa herë blozë, por prapë u ngjall, se, “fara  shqiptare nuk është delikate dhe që goditet lehtë, e cila rrezikon  të zhduket. Është e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’iu  nënshtrohet të tjerëve. Ajo i jep rëndësi kombit, ekzistenca e saj e mposht edhe kohën. Ajo  mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë. (A. Kola “Arvanitasit” f.  166). Një ndër plagët e mëdha është Shqipëria Londineze, që eruditi  Flori e përmend dhe analizon shpesh në librat e tij të shumta. Prof.  Dr. Eshref Ymeri thotë: se, Shqipëria nuk ka qënë 116.000 km2, por  134.000 km2, e marrë nga enciklopedia ruse. Lexuesin e cyt Flori për të thelluar në problemet kardinale të popullit  tone, që ka kaluar në luftra me pellgje gjaku. Kryengritja e madhe e vitit 1913, që kishte përfshirë gjithë trojet  shqiptare, që e ktheu vendin në shkatërrim dhe mjerim me pellgje  gjaku?  A. Baleta shkruan: “Kryengritjet shqiptare, që u bënë në Kosovë më  1908 – 1910 – 1912, praktikisht ia shtrinë rrugën Sërbisë, u harxhuan,  u grinë forcat me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet, që të mos i bëjmë të njëjtat gabime. Është fakt i njohur tashmë se përplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911- 1912, dobësoi ndjeshëm potencialet dypalëshe. Pikërisht pak javë pas  mbarimit të kësaj lufte. Më 18 gusht po të vitit 1912, filloi sulmi ndaj territoreve shqiptare nga  Mali i Zi, Serbia dhe Greqia. Nëse lufta e shqiptarëve do të përqëndrohej  kundër këtyre agresorëve, padyshim që dhe harta e sotme e Shqipërisë  do të ishte ndryshe. Në faqen e parë të këtij “Mozaiku Letrar”, Kur  Maxhuni gjeti shkabën dykrenore në themelin e shtëpisë bërë blozë të  padëmtuar, e pastruan nga bloza dhe e vendosën te këndi si më parë.  Shfletojmë librin më tej dhe shikojmë një fotografi familjare me tre  breza dhe me 14 veta të grumbulluar si një tufë trandafilash, që pasqyron  një familje shtet brenda shtetit. Sa bukur, gjyshërit, fëmijët e tyre dhe  nipër e mbesa, të ulur dhe në këmbë me çiltërsi. Kjo është familja,  Kosova sot e gjallë, dinamike, e lulëzuar, që e përshkruan biri i saj Flori  Bruqi. Jo më larg se 14 vjet, Flori Bruqi përshkruan: Populli i Kosovës  – UÇK-ja dhe NATO = Liria e Kosovës.  Të ngjethet mishtë kur dëgjon dhe shikon kasaphanën serbe, Gazeta  “Iliria” shkruante në atë kohë: Kur shkova në zyrë, thotë Magdalena  Ollbrajt dhe pashë mbi tavolinë gazetën, me fotot e masakrave serbe në  Kosovë, u trondita dhe mora Klintonin në telefon, NATO duhet të filloi  sulmin për të ndalur këtë gjakderdhje të këtij populli trim të përmendur  në histori.  Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se:  “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani  ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj, atë të  vlerave të lirisë”. Fjala është për shpalljen e Kosovës të pavarur. (Prof.  Dr. Saimir Lojla ”Bota sot” 19-10-2004)  Tani vimë te fundi i shekullit që shkoi, të përshkrimi i luftës së Kosovës  nga Mr.Sci.Flori Bruqi : ‘Lufta filloi më 12 shkurt 1998 deri në 23 mars  1999. Më 12 qershor 1999 hyri NATO në Kosovë. Në këtë luftë u dëbuan  800.000 shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga këta 2400 luftëtarë  të UÇK, janë zhdukur rreth 5000 njerëz, janë përdhunuar afër 20.000 femra, janë rrëmbyer mbi 3000 shqiptarë, akoma nuk u dihet fati i 2087 të tjerëve, kanë djegur 1.100 vendebanimi, kanë plaçkitur djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, objekte kulture, shkencore, fetare. Ky përshkrim do të mbetet si pjesë e kristomacisë historike për ta përdorur çdo person i kulturuar dhe sidomos çdo historian për referencë. Kosova fitoi Lirinë.Me ardhjen e titos së vogël në Shqipëri, Miladin Popoviçi, si udhëheqës suprem mbi Enver hoxhën, po ta zëje në gojë Kosovën dhe Çamërinë, të jipnin karamelen e plumbit pas kokës. Grekët Çamërinë e vranë, e therën, e dogjën, e përdhunuan dhe edëbuan, pa patur asnjë ndihmë nga shteti amë vetëm sabotim dhe diskriminim. Kosovën e tradhëtuan vetë udhëhqësia shqiptare. Djemtë e Shaban Palluzhës, rreth 40-50 mijë frymë, dorëzoheshin te vllau shqiptar, dhe ky vlla tradhtar, ja dorëzonte serbëve, që i asgjësonte në masë, si në masakrën e Tivarit etj.Te gjitha këto ngjarje pikëllimi i gjen te libri “Diadema Letrare”, te përshkruara në art.Ndërsa, Çamëria u tradhëtua nga qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave, greku e shpalli Çamerinë, që nuk ekziston, duke njoftuar institucionet ndërkombëtare për ta ligjëruar dhe u ligjërua. Arrinë, që Ministri i jashtëm grek deklaroi serbes, pa u trembur fare se, “Çamërinë unë nuk e njoh” dhe qeveria shqiprare hesht, se është bërë Tirana më keq se Athina për kombin shqiptar  Pikërisht për këtë historian sllav në Maqedoni, arriti të nxjerrë nga goja se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekës së Madh dhe më tej, “Prof. Pollajanski” tha se, Skënderbeu nuk ishte shqiptar. Ne e pyetëm: Profesor, për cilën Maqedoni flisni, sepse për ne historianët, në kohën e Aleksandrit të Madh, bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e Aleksandrit të Madh, ju keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polljanski u përgjigj …“Ne, -tha ai,- maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por për derisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturor, por edhe gjenetik. Sot akademikët sllavë të Shkupit, nuk duan të dinë fare për saktësitë historike. Për ta sllavo-maqedonët e ditëve tona, vëllezërit e bullgarëve dhe të serbëve, kur e do puna, janë sllavë, kur nuk e do puna nuk janë sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Aleksandrit të Madh.Ndërsa, shqiptarët i quajnë disa “ashkla”, që kanë shpëtuar pa u zhdukur. (N. Muhameti “Maqedonia…”, bot. 2009, f.415). Te “DIADEMË LETRARE” shikojmë Flori Bruqin erudit, i prozës dhe i vargut, duke i zgjedhur gurët dhe duke i radhitur, si nacionalist në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar.ÇABEJ thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor papatur parasysh faktorët hitorikë.Flori Bruqi , me Diademën Letrare, zë vendin e Çabejt që ka vdekur, duke kritikuar “hartën e kulturës indoeupiane, pa e ditur tani se si do të konsiderohemi, në çfarë konteksi si gjuhë e humbur, e rregjuar, a po etni a popull i zhdukur.Flori Bruqi, zuri vendin e dhjetërave profesorëve, që punojnë në Akademinë e Shkencave, për të vënë pikën mbi “I”., duke i argumentuar me duzina libra dhe tema të ndryshme të tij, dhe duke grumbulluar shumë shkrime nga autorë të ngjashëm si veten e tij. Ai thotë: “Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.Nuk është e rëndësishme çfarë mendon Qosiqi?!Mr.Sci.Flori Bruqi shkruan: “Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste – kundër shqiptarëve.Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u
fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur. Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime. S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë ekombit serb” – Dobrica Qosiqin”. Akoma më shumë: Kriminelët serbë kanë bërë llamba me kafka shqiptarësh të vdekur, ia kanë prerë kokën, ia kanë zier në tenxhere, i hoqën katër dhëmbë ari, kafkën e kanë ngjyrosur e kanë bërë llambë tavoline ka thënë S.Stojanoviç. Ata u vranë për Kosovën e lirë… Flori Bruqi shkruan: “Tridhjetë e një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani, Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion. 17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkëkombasëve të tyre, si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik”.

Dy vjet para të quajturës demokraci dhe 17 vjet para atentatit kundër tre djemve kosovarë, dënohet me varje në litar për t’i këputur vargun politik, Havzi Nela, nga presidenti Ramiz Alia i komunizmit, që kalon president i demokracisë me fjalën: “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s