Adelaida / Nga Lida Lazaj

 

Adelaida

 

 

lida portret

 

Nga  Lida Lazaj

 

 

 

Kur fëmijët janë në qendër të vemendjes, imazhi I Adelaidës vjen e më ulet në sy. Nuk mund ta harroj! Fëmijët dhe të moshuarit kanë qënë dobësia ime, që kur kam filluar të reflektoj mbi veten dhe botën.. Aq më tepër tani që jam gjyshe e Ajo çamorrokja ime, Perla bën me zemrën time si t`i dojë qefi. Kur më lodh me çapkënllëqet e saj dhe unë e humb e nervozohem dhe e ngre zërin, mbyllem në dhomë dhe i lë lotët të rrjedhin, se s`mund t`i mbaj dhe i kërkoj të falur çamarrokes trevjeçare, që ma ka bërë zemrën lodrën e saj. Perla lundron në det dashurie. Ç`do fill I flokut të saj e rrëfen, se Perla është drita e syrit të krejt fisit. Kështu do të doja për të gjithë vogëlushët. Dje, në ditën e parë të shkollës mendoja për Adelaidën. Sa do jetë rritur, sa do jetë zgjatur, si do ta ketë çanten e librave etj. etj.
Nuk e harrova asnjëherë,,por këto ditë, që po afron vizita e Papa Françeskut dhe në axhendën e veprimtarive të asaj dite, do jetë edhe një takim me fëmijë shqiptarë, për të cilët kujdesen shoqata bamirëse në bashkëveprim me kishën katolike dhe misionet e motrave të Nënë Terezës, Adelaida si ndahet mendimeve të mija. Tani do jetë bërë zonjushe! Shpresoj dhe uroj të jetë e lumtur me prindërit e saj.
Ju, e keni kuptuar tashmë, që Adelaida nuk është një pjesëtare e familjes sime. Jo nuk është. Madje nuk është as farefisni. Për t`ju shuar kureshtjen, më mirë po ju tregoj historinë e njohjes sime me Adelaidën.
Shkak u bë im bir. Një buzëmbrëmje me disa shokë, im bir e kish marrë fjalën dhe ligjëronte ëndërrat e veta, herë në anglisht dhe herë në gjuhën italiane. Aty afër kalon drejtuesi i kishës katolike, që po e quaj don Mikeli dhe pasi dalloi te im bir cilësi, që i përmbushnin kërkesat e tij, për të realizuar disa veprimtari në dobi të komunitetit, ju foli djemve dhe hyri në bisedë. Kjo buzëmbrëmje u bë pikënisja e shumë veprimtarive, që mbështeste kisha katolike me të rinjtë e qytetit. Don Mikeli dhe im bir u bënë shumë miq.
Një mbrëmje para darke, im bir po ju tregonte vajzave, time bija pra,se si Don Mikeli e kish çuar diku në një rezidence, ku motrat e Nënës Terezë, kujdseshin për fëmijë, të cilëve ju mungonte kujdesi prindëror, për arsye nga më të ndryshmet. Një njomzake pothuajse motake i ishte bërë djalit kular në qafë dhe mezi e kishin shkëputur.
Mua, teksa vija rrotull me punë shtëpie, më kapi veshi këtë fragment dhe u përqëndrova, duke i kërkuar tim biri të më tregonte që nga fillimi. Nuk dinte shumë detaje, se si kjo vajzë kish përfunduar të rritej atje. Dinte vetëm, që pas disa ditësh, ajo vogëlushe do mbushte vitin e parë të jetës dhe Don Mikeli i kish thënë që, për ditlindje do shkonin përsëri. Aty për aty i thashë djalit “Thuaji Don Mikelit se do edhe mami ime, të vijë”
Atë natë nuk kam fjetur, duke përfytyruar atë, që do ta shihja me sy pas disa ditëve. Nuk kisha qënë asjëherë në një institucion të tillë. Pak a shumë e mendoja si një kopsht ose çerdhe fëmijësh. Atë natë mendova edhe për dhuratën, që do t`i çoja kësaj vogëlusheje.
Ditën e ditlindjes, erdhi Don Mikeli na mori në shtëpi me makinë. Shtëpia e këtyre vogëlushëve ishte në një lagje në anën tjetër të qytetit. Para se të mbërrimin Don Mikeli më falenderoi, për këtë iniciativë. Mua m`u duk i tepërt falenderimi, sepse po bëja një gjë shumë të dëshëruar prej meje. Më kish ngacmuar shumë ky realitet. “Jam unë ajo, që duhet t`ju falenderoj” i thashë Don Mikelit , “që m`a dhatë këtë mundësi. “Jo cdo të ri ose të re, që frekuenton aktivitetet e mbështetura nga kisha mund t`a sjell këtu” tha Don Mikeli, “megjithse do t`ju bënte mirë të gjithëvë ta preknin këtë realitet, por për shumë arsye, sjell këtu vetëm njërez të veçantë, tek të cilët unë dalloj vlera dhe ndjeshmëri njërëzore .Djalin Tuaj e çmoj dhe tashmë, që po ju njoh edhe Juve mendoj se Ju jeni një familje e bukur ” Portën e madhe të asaj ndërtese trekatshe na i hapi një motër e veshur me uniformën e motrave te nënë Terezës. Dukej, që ishin njoftuar më parë. Ishin përgatitur për vizitën tonë, megjithatë torta, që kishin porositur me rastin e ditlindjes, nuk kish mbërritur ende. Deri në mbërritjen e kësaj dite isha menduar mirë se çfarë do t`ju çoja atje vogëlushëve. Mendimin të gatuaja ndonjë ëmbëlsirë të lehtë si p.sh biskota, që mund t`i hanin të gjithë kalamajt, apo të blija diçka të gatshme te ndonjë pastiçeri e shemba “ Po sikur ngonjërit prej fëmijëve t`i bëjë keq, të ketë ndonjë të vjella apo heqje barku! Jo, jo nuk bën! Do fus në telash, jo vetëm vehten, por edhe të tjerët”.Shpirti m`a donte t`ju çoja diçka të gatuar nga duart e mija, t`ju çoja aromë shtëpie dhe dashuri nënë. Doja shumë po shumë gjëra për ata vogëlushë , por shumë hamendësime më detyruan të blija vetëm një pako të madhe me çokollata. Do t`ju a jepja atyre motrave dhe ato dinin se çdo bënin me to. Ndërsa dhuratë për vogëlushen…. Ah sa me dëshirë e kënaqësi, punova një fustankë me shtiza. Të kaltër! Të kaltër ja uroja, jetën dhe të ardhmen , duke e punuar syth më syth, asaj krijese të pafajshme, fatin e së cilës ende se dija. Një nga ato fustankat që, për hir të së vërtetës vetëm unë i punoja. Nami i punimeve te mija për fëmijë kish kaluar me kohë përtej Europës. Deri ne Australi shkoi një fustankë dhe bëri të lumtur një nënë të re, që kish sjellë në jetë një vajzë pas dhjetë vitesh martesë. Tani ma bëni halla, që po lavdërohem njëçikë, por kjo është e vërtetë.
Fëmijët ishin, nga dy , tre muajsh dhe deri gjashtë e shtatëvjeçarë. Shtëpia ishte me plot ambiente areduar më së miri me të gjitha orenditë e nevojshme për tu mirërritur fëmijët. Dhoma gjumi, dhoma lojrash, kuzhinë, dhomë ngrënie dhe lodra lodra lodra pa fund. Të gjitha kafshët, që jetojnë në tokë e ujë, të gjithë fluturakët, që fluturojnë në qiell, ishin lodra aty. Nuk mbaj mend mirë, tre a katër motra misionare dhe nja dy gra ishin mami dhe babi i atyre vogëlushëve, numuri të cilëve, siç më thanë ato, ndryshonte sipas rastit e nevojës. Atje nuk mungonte asgjë në aspektin material, por ajo që mungonte dhe që misionaret dhe ato dy gra, bënin gjithçka mundnin ta kompesonin,ishte mungesa e dashurisë e ngrohtësisë familjare. Ata fëmijë kishin vështirësi komunikimi. i shprehnin kërkesat dhe dëshirat me gjeste ose me një fjalë të vetme. Ajo, që më bëri shpirtin të më dhembë, ishte se, kur merrje njërin në krah, të tjerët zgjasnin krahët e njomë e qanin. Megjith dëshirën dhe përkushtimin, motrat nuk kishin mundësi ti mbanin në krah e t`ju flisnin të gjithëvë dhe pikërsht në kohën kur ata kishin nevojë për këtë gjest . Dockat e vogla të Adelaidës i ndiej edhe tani të shtrënguara rreth qafës. Sikur e ndiej edhe sot trupthin e saj të njomë të ngjitur pas kurmit tim. Pastaj iu ngjit tim biri dhe nuk i shkitej. Njëra prej atyre grave, që shërbenin tha me shaka duke qeshur “ se mos je ti i ati more?!”. Don Mikeli shfrytëzoi këtë shaka dhe mu drejtua ”Po sikur kjo vajzë të jetë një gabim i djalit tuaj, si do të vepronit”. Pa u menduar i thashë ” do ta merrja në shtëpi dhe do ta rrisja me dashurinë, që vetëm nënat dinë t`i rrisin fëmijët”
Kjo, qe njohja ime me Adelaidën. Shkoja herë pas here. Asnjëherë nuk shkova duarbosh. Kurseja dhe qindarkë më qindarkë bëja aq lek sa për të blerë dy tre kg fruta ose banane. Kur blija banana, I llogarisja një për dy kalamaj. Ju tregoja kolegeve të mija në punë. Ndonjë më dëgjonte me kërshëri, por më shumë më thonin “ti s`je në vete. Me këto rroga të vogla që kemi, ti shkon e jep edhe për ata, qe nuk ju mungon asgjë”. Unë , do kisha kënaqësi të sikur të zgjoja ndiesi si të mijat, tek ndonjëra, doja, që ndonjëra të ndjente sa do pak si unë. Heshtja dhe më vinte keq, që njerzit mbyllen në jetët e veta dhe nuk shohin përtej hunës. Heshtja, nënqeshja dhe s`e merrja mundimin t`ju spjegoja, se ajo, që unë çoja, as blihet as shitet, as falet për mëshirë, por dhurohet nga zemra të ndjeshme , më kthehet e shumë fishuar nga ato krijesa të vogla të pafajshme. Kur largohesha, dilnin dritareve dhe më thërrisnin ” Hajde prap, hajde prap” Edhe motrat më thonin, se po bën mirë, që vjen, se kanë shumë nevojë për njerëz, kanë shumë nevojë për të folur. Ne bëjmë sa mundim, thonin, por vogëlushët duan më shumë. Doja t`ju shpjegoja atyre motrave, se isha unë ajo, që përfitoja nga vizitat, që bëja atje, por nuk gjeja fjalë. Atje më sundonte një gjendje paqeje e mirësie dhe njëherësh një keqardhje,një pikëllim për fatin e këtyre vogëlushëve . Vetëm familjarët e mij më kuptonin. I kam çuar të gjithë, tim shoq, vajzat, djali po se po. Një ditë, kur po ktheheshim me vajzën, kushedi se si flisnim me njëra tjetrën, kushedi se ç`pamje kishim, kushedi si ishin trannsformuar zërat tanë, sa një burrë , dy trehapa para nesh, krejt I hutuar u përplas me pemën në trotuar, dhe na kërkoi falje, q ëish bërë kureshtar I bisedave tona. Ah, fëmijët janë magjistarë të vegjël! Tim shoqi, një ditë vere, pasi bëmë një vizitë te panairi, i thashë, hajde tani se do të çoj diku. Ai e kuptoi se ku do ta çoja. “Ah, ti , ti” ja bëri dhe erdhi me kënaqësi . Ishte ditë e ngrohtë pranvere dhe e morëm Adelaidën poshtë te oborri. Ishte një oborr I madh plot lojra zbavitëse dhe një qen i stërmadh i lidhur . Adelaida ish bërë një vit e gjysëm, ishte zgjatur, por vetëm disa fjalë thosh. Kisha filluar të ndjeja se gjith ajo dashuri, që i jepja i bënte mirë dhe keq. Me dukej sikur më akuzonin gjymtyrët e zgjatur dhe lëkura, se kishin ndryshuar vetëm falë ushqimit, që nuk mungonte, pa prekje, ledhatime e puthje nëne. Heshtja e Adelaidë sikur më thonte, se një natë ish trembur në gjumë. Kish qarë dhe askush nuk i kish pëshpëritur një fjalë qetësuese Më dukej sikur mendonte në atë kokën e vogël, “pse nuk më merr me vete, pse vjen dhe ikën kështu”. Atë ditë kuptova , që Adelaida nuk kish nevojë për fragmente mëmësie e dashurie, por që të rritej e të plotësonte atë univers ndjesish, që e bëjnë njeriun njeri përsëmbari, I duhej nënë me kohë të plotë. Nuk e kisha parë asnjëhrë Adelaidën të luante me kukulla, siç bën Perla, që ju jep gji kukullave dhe i vë në gjumë me ninulla, sepse faqja e saj nuk preku kurrë në gjii të butë nëne, asaj nuk I këndoi kush ninullë. Ndoshta këtë e vunë re edhe motrat, sepse sikur heshtnin,sikur kishin një mirësjellje si të sforcuar. Vazhdova kështu një vit deri sa erdhi ditëlindja e dytë e Adelaidës. Ah, harrova t`ju tregoj për festën e Krishtlindjeve. Isha si me mëdyshje, se dimër, errej shpejt, situata qe e trazuar. Por dëshira triumfoi.Mora edhe vajzën e vogël dhe shkuam. Fëmijët më të mëdhenj i kishin çuar te Kisha për të festuar. Ishte edhe Adelajda me ta. Do ktheheshin dhe pastaj do festohej këtu. Ne i pritëm në sallën e zbukuruar. Ndërkohë mundoheshim të ngushëllonim një cupë rreth dy vjeçe. Vetëm qante, qante pa pushim. Ish nga një qytet verior. Kish familje dhe ish këtu vetëm se ishin shumë të varfër ekonomikisht. Asaj më tepër se të tjerëvve i mungonte vatra e ngrohtë e familjes. Duke pritur kthimin e vogëlushëve , mësuam edhe historinë e Adelaides. Motrat nuk flisnin, madje edhe këto gratë e kishin të ndaluar të flisnin rreth historive, por njëra nga këto kish qëlluar, që sfidonte rregullat e se rrudhte gojën. Sipas saj, Adelaida ish viktimë e xhelozisë së prindërve. E ëma e kish lënë te pragu i portës. Ajo më tregoi, se Adelaida ish në proçes birësimi, sipas të gjitha rregullave të shtetit.Më tregoi edhe histori të tjera, me zë të ulët, që të mos dëgjonin motrat. Shfrytëzova rastin dhe e pyeta për fustankën,që i çova dhuratë Adelaidës. Nuk po e shihja askund. E vura re, që sajoi aty për aty, një gënjeshtër, sikur Adelaidës I kish shkaktuar alergji në lëkurë. Por e kuptova, që ajo e kish bërë pronën e vet. Do kish gëzuar ndonje cupkë në fis me atë gjë të bukur, si thotë një miku im, “prodhim jashtëserie” Adelaida, ish e vogël dhe nuk e kish akoma konceptin e gjërave të veta. Fundja fustani e kreu misionin e vet.
Kur fëmijët u kthyen, të gjithë veshur bukur ndryshe nga njeri tjetri, si me merakun e nënës, m`u gëzua zemra dhe falenderova motrat e Nënë Terezës, aq të kujdesshme dhe të përkushtuara. Pastaj filloi festa! Nuk kam parë babagjysh më të shpifur! Njëra nga motrat ajo zemërbardha me njgyrë ze u bë babagjyshi, që tërhiqte një thes të mbushur plot e përplot. Të gjithë fëmijëve të veshur me jelekë më krahë engjëjsh, jua mbushi doçkat plot. Ndërsa festa vazhdonte, jashtë nata kish vendosur pushtetin. Mua me kapi një ankth. Si do shkoja në shtëpi? Motrat më sugjeruan të qëndroja atë natë atje, por nuk kishim asnjë mundësi për të njoftuar. Nuk kishim telefon në shtëpi dhe do bëheshin merak. Nuk ish koha e celularëve. Mora guximin në sy dhe i çava ato rrugica të errta me vajzën përdore. Deri sa dola në rrugën kryesore zemra ma çau kraharorin. Ish kohë e trazuar, që ç`farë nuk ndodhte. Na ruajti Zoti! Siduket kishim bekimin e atyre engjëjve.
Në ditlindjen e dytë të Adelaidës, shkova sapo lashë punën. Vetëm! Pakon e kish marrë me vete. Ju a tregova edhe kolegeve. Ato, si përherë, secila e shihte këtë ndërmarrje timen, sipas kutit të të vet. Madje njëra guxoi dhe e shprehu botën e saj mikroskopike. Sipas saj unë shkoja, se përfitoja ndonjë gjë. “ Po detergjent merr atje” tha, se kam degjuar që atje përdorin një detergjent special” Phhh!
Këtë vit, Adelaidës, fustankën, ja bleva. Të bardhë! Ashtu si fatbardhesia që doja për Adelaidën. Edhe një lepurush të bardhë! Edhe një çokollatë të madhe! Adelaida ishte në gjumë. Përherë shkoja më shpejt se koha, që njoftoja.Te koka e shtratit e priste nje fustan I hekurosur, qe do vishte sapo te zgjohej. Më erdhi mirë që tregonin kaq kujdes. I shkuam avash avash dhe e zgjuam. Sa bukur zgjohen vogëlushët! U shtriq duke buzëqeshur si egjëllushkë! E mora hopa dhe i tregova lepurushin në fillim dhe mandej fustanin. I mori në doçkat e vogla, i afronte te kraharori vockel, shtrëngonte, pastaj jua tregonte të gjithëvë dhe belbëzonte “Janë të mijat, I kam unë, janë të mijat” Unë nuk e kuptoja, seç thosh përmes gëzimit, por më ndihmoi motra, që ja merrte vesh fjalët . O Zot, u mbusha me ngashërim! Aty për aty mora vendim, që duhej bërë ndryshe. Për momentin nuk dija sesi . Vetëm fillova ti rralloj vizitat dhe uroja që Adelaida të birësohej sa më shpejt. Dhe nuk kaloi shumë kohë. Adelaida u bë me prindër.
Pas disa vitesh,nga ballkoni i një mikes sime, në lagjen ku vazhdon të jetë kjo shtëpi,duke pirë kafe, shoh dy motra të Nënës Terezë. Secila me nga dy vogëlushë për dore dhe një fëmijë pak më i madh me dy vogëlushë të tjerë për dore. Ndaluan, se njërit prej vogëlushëve i ishte zgidhur lidhësja e atleteve. Fëmijët të veshur e krehur me çanta në shpinë,sikur sapo ishin ndarë nga nëna.Ishte dita e parë e shkollës. Ndoshta ishin, ndoshta edhe nuk ishin ato, por mua m`u dukën si ato,të njëjtat, pas kaq vitesh, kokëulura, të heshtura me përkushtim dhe vetmohim hyjnor.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s