Në Suedi filloi votimi për zgjedhjet parlamentare dhe regjionale. / Nga Astrit Gashi

Në Suedi filloi votimi për zgjedhjet parlamentare dhe regjionale.

Nga Astrit Gashi 
© astritgashi

 

 

Prej sot 27 gusht e deri në ditën e zgjedhjeve me 14 shtator, në Suedi janë të hapura qendrat e votimit të parakohshëm për zgjedhjen e 349 delegatëve të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale. Kur të votoni para kohe ju duhet që me vete të keni kartën e votimi pasi që nëpërmjet saj vota juaj do të dërgohet në qendrën zgjedhore, aty ku dhe do të numërohet vota e juaj. Më shumë informata mbi atë se ku mund të votoni para kohe mund të gjeni në faqen e internetit të Organit zgjedhor (Valmyndigheten).

Ajo çka i bën interesante këto zgjedhje, është pjesëmarrja e 7 kandidatëve shqiptarë nga treva të ndryshme të Kosovës e Shqipërisë. Secili është më i mirë se tjetri, me shumë vlera, integritet të larta e të gjitha të dinjitetshëm për të përfaqësuar jo vetëm shoqërinë suedeze por për të përcjellë në shoqërinë suedeze edhe vlerat më më të mira të kombit tonë.

 

 

10458024_718961741483621_1738287262961853463_n

 

      Adnan Dibrani

 


Adnan Dibrani nga Varbergu (Suedi), një i ri me prejardhje nga Mitrovica, por me shumë potencial. Potenciali i tij erdhi në pah, në vitin 2010 kur edhe për herë të parë zgjidhet si deputet në parlamentin e Suedisë, duke e bërë i pari suedezo-shqiptarë që hyn në këtë parlament. Sot, ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate. Synon mandatin e dyte për parlamentin suedez (Riksdagen) ne regjionin e Hallandit me numrin rendor ‘3’ ne lista e partisë Socialdemokrate te cilët janë favorit kryesor per te fituar zgjedhjet. Adnani nga sot mund te votohet nga secila qendër zgjedhore për votim të parakohshëm si p.sh. shtëpi komunale ose biblioteka.

 

 

10625135_541670875933845_9182110046586695951_n

 

Arba  Kokalari

 

Përpos Adnanit, është Arba Kokallari (Stockholm) nga Partia Moderate, po ashtu një e re me shumë energji pozitive dhe që premton shumë. Adrian Kaba (Malmö) nga Partia Socialdemokrate që poashtu pret mbështetjen e juaj. Naim Murseli (Uddovallë) nga Partia Kristiandemokrat, një djal i ri por shumë i sukseshëm në fushën e biznesit në Suedi. Aurora Pirraku Eriksson (Västerös) nga Partia Socialdemokrate, një shembull i punës dhe mirësisë. Shkurte Xhemajli (Lund) nga Partia moderate, një shembull i mirë për të rinjët shqiptarë. Deshira Flankör (Stockholm) nga Partia Moderate, poashtu me shumë potencial që pret që ti ipet mundësia për ti shpalosur vlerat e saja. Të gjithe kandidatët shqiptarë janë nga regjione dhe parti të ndryshme, duke mos pasur mundësi që ta pengojnë njëri-tjetrin, andaj mos hezitoni dhe votoni! Sipas parashikimeve, duket se deputeti aktual Adnan Dibrani ka shanset më të mira, por me pak punë edhe Naim Murseli mund ti mbledhë 2 mijë vota që i sigurojnë një vend në parlament. Shanse të mira ka edhe Adrian Kaba në Malmö i cili ka disa vite që është aktiv në politikë. Megjithatë, edhe kandidatët tjera padyshim se kanë shanset e tyre. Natyrisht se ju kërkohet më shumë punë që të shpalosin vlerat e tyre.

Përveç shtatë kandidatëve që konkurrojnë për parlamentin Suedez janë edhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve shqiptarë që konkurrojnë për kuvendet regjionale. Interesohuni dhe gjejini se cilët janë dhe japin kontributin tuaj! Vota e juaj do të thotë shumë. Kjo votë do të thotë ndryshim! Pavarësisht se cilit spektër politik i takojnë, ne urojmë që të gjithë kandidatët të kenë sukses dhe ti marrin votat që i meritojnë. Do të dëshironim që të gjithë ti shihnim të ulur në parlamentin e Suedisë. Jo vetëm se janë shqiptarë, por mbi të gjitha se kanë treguar se kanë vlera, integritet dhe profesionalizëm. Duke qenë të tillë, ata mund të jenë udhërrëfyes shumë të mirë edhe për parlamentarët në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Andaj te gjithë juve miqë dhe bashkëvendës, pavarësisht se a i përkrhani politikat social-demokrate, moderate, apo ato kristian-demokrate, ftoheni që ti votoni të preferuarit tuaj. Mos e leni për nesër, se nesër çdo herë është vonë! Me këtë rast, shpreh dëshirën time që vjen në formë edhe të një ftese për Ministrin e Diasporës, që këto ditë të jap maksimumin e tij në mbështetjen e të gjithë kandidatëve pa dallim. Si dhe televizionet publike te përkrahin zërin e rinise shqiptare ne Suedi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s