EGOIZMI, KËNGA IME! / Poezi nga Arqile Gjata

arqile portret 1

 

Poezi nga Arqile Gjata

 

 

 

EGOIZMI, KËNGA IME!

 

“Jeta, natën apo ditën, shfaqet gjithnjë si nëpërkëmbje e të gjitha dëshirave tona.”

Çharles Bukowski

 

Ngrehu, eja…
Vishu bukur egoizmi im i dashur!
Ti i shpërfill të gjithë kufijtë
shëmbëlltyra bashkëkohore
veshur me urtësinë e një burri të pashëm!

Mos u tremb!
Dhe zotat egoiste kanë qënë
ca në ngjyrë rozë, e disa të bardhë,
prej teje
gjigandët lavdi kërkuan!

Eja egoizmi im, si një i shenjtë
mate të ardhmen,
për mua je shumë i rëndësishëm
fytyrën tënde e dalloj dhe në gjumë.

Unë ngashërehem kur më afrohesh pranë
edhe kur ka shumë mjegull
më dukesh si vajzë e ëmbël!
***
Tani nuk është më çudi…
mbi të përkulem
kufoma ime e mbart përherë mbi supe,
është kënga ime-egoizmi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s