Autorja e njohur, Bukurie Bushati vjen me librin e saj më të fundit, romanin “Enigma ime, Lira” , publikim i Shtëpisë Botuese “ADA” / Recencion nga Kazanova Papaj

10501955_10203325239724441_810223824027140351_n

 

 

Autorja e njohur, Bukurie Bushati vjen me librin e saj më të  fundit, romanin “Enigma ime, Lira”
Redaktor e korrektor: Demir Gergji
Kopertina: Endrit Çela
Piktura: Elona Marika
ISBN: 978-9928-193-04-9

 

 

 

 

Kazanova Papaj

 

Recension nga Kazanova Papaj

 

Edhe rastësia është një tregues i fatit. Nëpërmjet një mikeshës sime, preka gruan, femrën, krijesën që me performën e saj, më kuriozojë t’i futem librave të saja, prodhimit të saj shpirtëror të derdhur në reshta ku fjala jep emocion, jep ide, jep realitet. Ajo nuk fshihet nëpër rreshta dhe të shkojë me delir drejtë madhështis. Kjo mikja ime e letrave, të cilat unë i dua dhe janë motivi i jetës sime, rrealitetin e ka të sinqertë. Gjë kjo që rrallë ndodh sot, sepse ilustrimi artistik, është një veshje që e përdorin jo vetëm si bisnez por edhe si mashtrim. Mikja ime, i hap perden një skene, ku shfaqen rrolet, njerëzit dhe fatet e tyre rreale. Ajo nuk bën gjasme me fatet e tyre. Pikërisht kjo lloj letërsie më duhet mua. dhe shumë të tjerëve si unë, që jemi produkt i këtij rrealiteti. Edhe Hygoi i madhërishëm, nga gjirizet e Somyrit dhe të Parisit, arriti në kulminacionet e tija dhe në arenën e ashpër të sfidave Shkrimtarja nuk e shëmton artin e saj të të shkruarit me artificalen, përjashtimin e realiteteve tona. Edhe përtej kufirit, ajo të bën të duket vetja se je në Shqipëri. Për mua këtu është madhështia e saj, të përshkruarit në mënyrë narrative artistikisht, jo të ngopur me huazime, por thjeshtë shqip, një shqipe letrare të pastër, të konceptueshme dhe të pranueshme nga kategoritë e lexuesve !! Nga romani në roman, si Pafajësi nëne, Borjona, Arta, Shpirti im vagabond, ajo ruan identitetin e vet..Personazhet janë produkt i jetës rreale në tokën tonë të lodhur nga mungesa e fatit dhe e një shteti, që nuk din të manaxhojë mirë jetën e bashkëkombësave dhe këto arsye, ajo i rendit bukur, si një gërshet i thurrur me kujdes. Të gjithë personazhet flasin për Ermalin, është mundësi kjo për të ngopur lexuesin me ajrin e munguar, me erën e malit. Në autustradën e jetës, personazhet rriten, jo vetëm fizikisht por edhe brënda vetes, formohen, ndërgjegjësohen për sipërmarrje të tyre fizike dhe shpirtërore. Ermali ecën natë e ditë. Punon për hatër të dashurisë dhe dhëmbshurisë së nënës që aq e re është braktisur !!! Një rrealitet gjithëpërfshirës në vendin tonë, mbas përmbysjes politike dhe sociale. Në emër të dashurisë, e ëma qëndron gjithë ditën në një cep rruge duke shitur banane, për një copë bukë dhe një strehë dhe në ekuilibër, duke ndarë me te mëndjen dhe shpirtin së bashku, mendimin për të shkuar drejtë mundësisë, Ermali, në krahun tjetër të balancës së mundësive, shet bajame të pjekura natën, kohë pa kohë…!! Duke i dhënë siguri nënës së tij, për atë që ai është dhe do të bëhet.. Jeta vazhdon me sfidat e saja. Dalëngadalë, gjëndjet ndrrojnë pozicionet e tyre. mundësia dhe njohjet me njerëz të ndryshëm, me karater të keq apo të mirë, e mësojnë atë si të mbrohet dhe të luftojë, por ajo që e mbron dhe i jep besim, është dashuria. Ky element, që në vendet e tramatizuara nga absurde dhe mostruoze politike, si në të shkuarën edhe sot, është elementi më i konsumuar social. Ermali e kërkon dhe e gjen atë dashuri, që është benzinë pa plumb, për të fuqizuar motorrin e makinës, jetë…sfidë!!! Ju do të lexoni thjeshtë, dukshëm, pastër dhe qartë, sa të fuqishme dhe të domosdoshme janë treguesit e llojeve të ndryshme të dashurisë sociale dhe familjare, për të çuar përpara fatin dhe jetën e një indvidi, të një familje. Këtë shkrimtarja e arrin natyrshëm, pa fyerje, pa huazime, pa abstraksionizma. Shqiptarët kanë nevojë të një rrealiteti që përjetohet dhe kjo të përcillet nëpërmjet artit si model, si masazh që gjeneracionet të gjejnë rrugën e humbur !!! Varfëria dhe mobilizimi për të superuar dhe për për t’u përballë me atë, nuk ka nevojë për modernizma dhe këtë shkrimtaria e realizon perfekt, me një gjuhë të pastër e të saktë shqip – shqip, e cila nuk cungohet dhe kjo nuk duhet të ndodhë !!!

 

Bukurije Bushati

 

Bukurie  Bushati

 

Orët, ditët, muajt ecin dhe marrin me vete problemet që futen në tunelin e pamundësisë, ku të shohësh një dritë jeshile të jetës, në këtë tunel, është e vështirë dhe nëse do të mundesh, ky është fat. Edhe këtë shkrimtarja e zgjidh njerëzishëm, bukur e natyrshëm. A ka zgjidhje më të vlefshme, edhe pse të munguar, se dashuria? Tuneli zgjatet pa mbarim, ku enigmat e tija dhe personazhet, duke u mbajtur fort në fillin e dashurisë, kërkojnë të dalin nga këto labirinthe. Këtu shfaqet Lira, të cilës i është mohuar mëmësia, dashuria e vrarë. Ermali e njeh ndjenjën e dashurisë dhe ka keqardhje. Përballet me naivitetin e mosnjohjes me Lirën dhe kemi një cikël mjaftë të fuqishëm në luftë, brënda koshiencës dhe subkoshiencës në gjatësi e kohë, që përshkon romanin, prekim personazhe qe aristikisht rrealizohen gjate rritjes se tyre ,personazhe ,që nuk duan të abuzojnë dhe t’a keq përdorin këtë ndjenjë sovrane. Edhe pse të vobekët, e ruajnë dhe e mbrojnë dashurinë, si midhja perlën, siç thotë autorja, ajo është produkt i dhimbjes, pra prela është e çmuar !! Bukur lëvizin personazhet me të përbashktën, bashkojnë pamundësinë dhe moszgjidhjen dhe i japin njëri tjetrit me një bashkëveprim njerzor, për të superuar situatat me më të bukurën gjë; energjinë pozitive të dashamirësisë. Kjo më ka bërë t’a ndjek romanin. Ecja në rrugën e pamundësisë me personazhe që ruajnë mirënjohjen dhe dashurinë dhe llojet e saja, si një byrzylyk të çmuar. Për këtë e përgëzoj shkrimtaren. Natyraliteti dhe rrealiteti, krijojnë një linjë vërtetësie të jetës në vendin tonë. ku duket të shprehet edhe artistikisht, me konfigurime dhe bukur shqip, ajo është vlerë.
Së bashku me kohën, vazhdojnë të ecin edhe personazhet, që përballen me sfidat e tyre, që ju gjatë leximit, do të shijoni, natyralitetin dhe rrealtetin, do të prekni përpjekjet e tyre për të mbijetuar, si ata fort dhe me dashuri në familje, bëhen bllok si në familjen e Ermalit, për të përballuar fortunalet në qytetin bregdetar, ku koha i hodhi nga një zonë malore, në këtë qytet me tjetër mënyrë jetese! Këtu përsëri qëndron madhështia e shkrimtares, në të pasqyruarën reale, në të prekurën e pamundësisë, si Ermali i jep kurajo nënës, në emër të dashurisë së ndërsjelltë, që ai din ta transmetojë dhe ta zbatojë, duke marrë pozicione jashtë moshës, duke u përballuar me lodhjen dhe me e bukura këtu, qëndron në atë, që, personazhet shkojnë drejtë pozitives !!! Ka mesazh ky model; në luftë me jetën duhet të jemi model i së mirës dhe jo viktima të të dobësive që afron lufta me jetën !!! Kanë nevojë lexuesit të gjejnë modelin e së mirës, janë lodhur me deformacionet e një kohe të gjatë të pasqyrimit fals, të një sistemi absurd diktatorial !!! Dhe kjo gjëndje, është rezultati i asaj shembje, mungesa e shtetit dhe shteti nuk është zgidhja e shqiptarëve, është problemi i pazgjidhur që ne kemi akoma!! Se kush e mbron Lirën, do ta prekni gjatë leximit. Kush i siguron këta të ardhur nga zonat e ndryshme, për t’u integruar në jetën e qyteteve ku vendosen? Këtë e mbartin personazhet e romanit në një hartë artistike, ku piketohet politika pa strategji e papërgjegjësisë së shtetit, për qytetarin dhe jetën e tij dhe kështu mbetet mbijetesa…Pra, kot nuk ju parashtrova më lartë, ky natyralitet dhe kjo vërtetësi, jashtë modernizmave, por plot me rrealizëm, të bën ta lexosh me një frymë romanin !!! Miqtë e mi, kemi lexuar ju dhe une edhe shkrimtarë të mëdhej të vendeve të ndryshme, europianë, amerikanë, rus, hungarez, anglez, francez dhe madhështia e tyre realizohet nga bashkësia e mënyrave të thjeshta të përjetuarit të jetës dhe situatave të personazheve të tyre. Edhe shkrimtarja me mënyrën e sajë, natyrshëm, ka prekur këtë linjë duke ju afruar dhe përjetuar dhimbjen dhe duke e shpreur artistikisht dhe natyrshëm ka dalë në bregun e vështirë, por të mundshëm, të së vërtetës, jo me modernen, abstrakten, surrealen, por me të thjeshtën mënyrë në gjuhën shqipe dhe shqip, të paraqitjes së jetës në Shqipëri dhe ju do te kaloni drejt fundit të një romani, ku shkrimtarja me natyralitetin të bën të ndjehesh sikur je në rrugët ku Ermali ecte duke shitur bajame dhe të ndjesh dhe erën e tyre, te ndjesh si ai rritet bashkë me përgjegjësitë e tia dhe rreflekton në familjen e tij besim dhe shpresë dhe kjo është mënyra e shkrimtares për të vënë përballë pamundësisë, forcën e dashurisë, nëpërmjet të cilës arrihet. Po kalohet nga bregu i zi në bregun e shpresës dhe të mundësive dhe përpjekjet e personazheve me rrealitetet e vërteta të bukura dhe të dhuneshme, ndjehen dhe përjetohen sikur je dhe ti pjesë e tyre. Kjo për mua eshte vlere dhe ju te nderuar miq nuk keni gabuar kur e keni vleresuar shkrimtaren rrealiste të ndjeshme, që qartë, bukur, saktë dhe shqip dhe vetëm shqip, në romanin e saj përcjell mesazhin, se është e gjatë rruga e mundimëshme e sfidave dhe me dashurine pranë, po te dish t’a kultivosh dhe t’a mbrosh atë, është nje armë magjike që të bën të jesh i rrealizuar…..!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s