Poezi nga Nikollë Loka

 

nikolle

 

Poezi nga Nikollë Loka

 

 

Arnimi i fjalës

 

Më vjetrohet fjala
brenda shpirtit,
më arnohet fryma.
E ndër litarë
që frikshëm i tund era,
vargjet lidhen nyje.

Më vjetrohet pamja
brenda syve,
më arnohet drita.
Dielli me pendesë
po shuhet.
Perëndimi griset.

 

 

 

Kam parë në mesnatë

 

Kam parë në mesnatë
qiellin mistik
për tokë të shtrirë.
Mbi të yjet deheshin
me frymë,
dhe shkonin e vinin
në një agim të fshehtë.
E mijëra flutura mbushnin
me ngjyra
një hapësirë të zbrazët.

Kam zbritur shtatë shkallë
nën shtatë hije qiejsh,
ku retë përplaseshin
në breg
si dallgë.
Në breg
e kam shkelur me këmbë
hijen time,
sapo më erdhi pranë.

E shkela pa dhimbje.

 

 

 

Vjeshta nudo

 

Vjeshta nudo në të ftohtë,
e njerëzit të veshur për dimër.
Ditë e përhime
pejsazh që vlen për një piktor,
e mua më shkakton vetëm dhimbje.
Dhimbje prej një shkëmbi të çarë,
vuajtje kur vjen një jehonë,
dhe erë e marrë që sjell vaj
e rënkon.
Përtej nesh ndryshk e hi,
një pejsazh që fsheh.
Mjegull në re,
pejsazh që pret për një piktor.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s