Poezi nga Teuta Osmani

 

teuta osmani

 

         Poezi nga Teuta Osmani

 

 

 

ËNDRRA TË BRAKTISURA

 

Ëndrra të braktisura gjejmë në kujtimet tona,
si një album i lënë vitesh prej kohërave
që vërtet shkuan nga gjurmët që ngelen përjetët,.
ku pluhuri i lashtë i vjetër
i zë dhe zbehen!

Ëndrra ,ëndrra shtrohen natë ditë ,
në rrugët ,në tryezë e në liri
si një jetë plot surpriza ,
prej tyre gjendemi fëmij ,
ndofta të pafajsuar,..!

Ëndrra ,ëndrra për jetë ,
ndër fletët shkruar,marrin frymë e nisin atje ,
ku kanë vijuar,
ne përsëri të befasuar ,
pas një ëndrre ,një tjetër,
sa shumë jemi flijuar!

 

 

 

NDËR KOHËRA

 

Ndër kohëra midis
orëve e minutave ,
valëviten vargjet e mija
me ritmin e zërit
nga largë
thënë nga malet
si oshëtim
i dëgjoj këtu në mes dallgëve
dallgëzuar
i dëgjoj sikur të ish
një zë ,
kur ndërkohë jam duke jetuar
çastet ,
e jetës që vëzhgon,
nisur nga valët
mërguar
i dëgjoj me zërin e jetës ,
me tingujt e stinëve
nën valët e moteve
nën fëshfërimat e erërave
ndër trungjej pemësh
veshur e zhveshur
tej i lexoj mbi gjethe
mbi sytha
mbi gonxhet e jetës
tej lexon në faqet e ditëve
ditësuar
kalendareve shënuar
vargje ,fjalë ,çdo poezi
një jetë e shkruar!

 

 

 

 

S’DI KUJT T’I FALEM

 

S’di kujt t’i falem,
ndër vite të lëna ,më mbren një mallë
nga vetja ime kërkoj të lenat ,pa jetë e pa lulezim të parë,
tek vetja ime m’është zene mjergulla ndër ditët që kuptova se jam gjallë
nga vetja pres të lë shenja
të asaj që quhet jetë e marrë!
dua të vërtetën të ekzistoj mbi veten
të them se, aty qëndro ,me krahë
ti kem sigurinë e krahëve që mbart mbi kurriz kaq gjatë
të fluturoj si shqiponjë mbi malet
të çaje retë bllokadë
të falem tek zotrët e perëndive ,e t’u them jam mes tyre pranë
dua të falem në beteja ,në stinet e në valë
të gjej forcën e mendimit ,të shkruaj gjatë
të mbetem pas një kohe ,të gjendem emër
të gjej kudo dhe kohët e lëna pa parë
të jem vetvetja është zor, pasi në këtë kohë ngatërrohen stinët ,motet në botë
të gjej lumturinë time ,të moshës që gëzoj
dua të falem dhe s’di kujt t’i falem,më fal!

 

 

 

 

FRYMË!

 

Frymë e gjallë është kjo jetë,
frymë nga lisat që mbijetojnë shekuj
jetojmë me frymën e erës mbi dhe,dhe ku shkelim!

Frymë është edhe oksigjeni
nga lulet sapo nxjerr
ja u marrim ,ja u vjedhim,si një skifter!

Frymë është edhe bota e kafshëve
ku sulmojnë për jetë
të mbahen nga këmbët ,jo s’ka të mundur ndonjëherë!

Frymë janë dhe gjallesat
në detet pashter
se nga ato qëndron bukuria ,e ekzistencës vlerë!

Frymë janë edhe stinët ,ku gjelbëron çdo jetë
i marrim nga gjethet frymëmarjen ,përjetë!

Frymë është edhe koha
ku mbi ne shkëlqen
nga ajo marrim frymën, për kohën që je!

Frymë është edhe Zoti
ku frymon në ide
se prej tij rrojtëm ,fal Tij erdhëm në jetë!

Frymë është edhe dashuria
që fryn ku të jetë
nga zemra merr shkas rryma, të të shpjeri në tjetër brez!

Fymë është optimizmi për gjithçka në ekzistencë
të rrihemi me erën ,me frymëmarjen tonë ,deri …në vdes!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s