Ramiqi me “Dashuria flet me zemrën e diellit’’, edhe në gjuhën italiane / Nga Entela Sahiti

20140911160343200600

 

Ramiqi me “Dashuria flet me zemrën e diellit’’, edhe në gjuhën italiane

http://kultplus.com/

 

‘’Unë kam dëshiruar që poezia të lexohet edhe nga vendasit e tjerë jo vetëm nga shqiptarët”, ka thënë për KultPlus, autorja e librit “Dashuria flet me zemrën e diellit’’ , libër që është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”, ku pos në gjuhën shqipe, poezitë janë përkthyer edhe në atë italiane

 

 

Nga Entela Sahiti

Fotografitë : Ridvan Slivova

 

Nën recitimin e disa vargjeve nga Aurita Agushi , u hap ngjarja e promovimit të librit ‘’Dashuria flet me zemrën e diellit’’, e shkruar nga poetja, piktorja, veprimtarja, Miradije Ramiqi. Ky libër u promovua sot duke ngërthyer me vete 61 vjetorin e saj të lindjes dhe 42 vjetorin e veprimtarisë së saj dhe. Libri me poezi i përkthyer edhe në italisht nga Albana Aliu, një studiuese e letërsisë e cila jeton në Kozetë të Italisë është përkthyer me qëllimin që përmes përkthimit të njihet vlera e poezisë shqiptare edhe jashtë Kosovës. ‘’Unë kam dëshiruar që poezia të lexohet edhe nga vendasit e tjerë jo vetëm nga shqiptarët dhe kur Anton N. Berisha më ka propozuar këtë ide që të bashkëpunoj me Albanën unë kam pranuar. Mendoj që jo vetëm vepra ime, por me rastin e poezive të mia të shfaqet pak kultura jonë mbi të shkruarit’’, ka thënë për KultPlus, Miradije Ramiqi.

 

108px-MiradijeRamiqi.108x150.jpg

 

Miradije Ramiqi

 

Përzgjedhja e poezive ka qenë nga Anton N.Berisha në mënyrë jo të njëjtë si herëve tjera, për shkak që ky autor dhe botues nuk ka dëshiruar që prezantimi i këtij librit të jetë vetëm përmbledhje. Mënyra se si është bërë përzgjedhja ai tregoi haptas se ka bërë shkrirjen e vargjeve dhe ka thurur varg të ri por gjithmonë duke qëndruar në bazë. Përveç vargjeve ai ka marr edhe copëza te poezive që datojnë shumë më moti. 

‘’Përzgjedhja ime për poezinë ka qenë ndryshe nga herëve tjera, kam dëshiruar që nga shumë gjëra të bëj poezinë më të veçantë duke shkrirë vargjet në mënyrë të përsosur’’, tha Anton N.Berisha. Berisha e lartësoi poeten për punën që ajo ka bërë në të gjitha këto vite dhe thekson se shumë pak nga poetët e kanë që pjesët më të mira ti shfaqin në mënyrën më të mirë. “ Shpesh harrohet që poezia është art, antologjia është të nxjerrësh pjesët më të mira, lulen e vërtet të të shkruarit”, shtoi ai më tej.

Shkrimtari dhe kritiku letrar Ibrahim Kadriu e quajti një festë letrare këtë promovim. Ai theksoi që këtë veprimtari kjo poete e ka nisur që moti duke shkruar disa vargje dhe në Rilindjen e moçme. “Festa e sotme dëshmon në rritjen e krijimtarisë së saj në artin në poezi e pikturë, në këto dy sfera ku është përkushtuar seriozisht. Ky seriozitet mbi artin më ka rastisë ta dalloj shumë më herët kur hapat e parë i bëri në redaksinë e Rilindjes, ku asaj kohe isha redaktor aty “, theksoi Ibrahim Kadriu.

Fjalë të mira u thanë edhe nga përkthyesja e këtij libri, Albana Aliu , ku ajo shpjegoi disa terme në lidhje me atë se çfarë shkruhet në libër dhe si është përkthyer ne gjuhën italiane. Po ashtu ajo recitoi disa vargje nga libri ne gjuhën shqipe dhe në gjuhen italiane.

Dhe me buzëqeshjen e lehtë të autores u recituan disa vargje ku ajo shfaqi ndjenjat që po i ndjente në ato momente kur përfunduan kolegët e saj me kumtesat e tyre. Ajo mbeti pa fjalë por falënderoi pa masë të gjithë ata që i kishin ndihmuar dhe theksoi se është munduar që në poezitë e saj të kenë qasje dhe të gjejnë vetën lexuesit aty.

Për poezitë e kësaj autore në këtë promovim është thënë se janë vlerësuar edhe nga kritikë të letërsisë, duke përfshirë edhe Johana Trika nga Bukureshti, e cila Ramiqin e ka quajtur ‘’ Monaliza e Kosovës’’, pasi që Trika kishte lexuar poezinë e Ramiqit të përkthyer nga Baki Ymeri.
Në këtë promovim ishin pjesëmarrës edhe: Bardhyl Maliqi, Violeta Allmuca, Prend Buzhala dhe shumë veprimtarë tjerë. Libri “Dashuria flet me zemrën e diellit”, është botuar nga Shëtpia Botuese “Faik Konica”.

 

/KultPlus.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s