Një fletë nga ditari i Dentar Shabllos / Satirë nga Agron Shele

Një fletë nga ditari i Dentar Shabllos

fq 20 501

 

AgronShele 2

 

     Satirë  nga Agron Shele

 

 

Mëngjesi kish ardhur i athët, pa shkëlqimin e ditëve të shkuara dhe për më tepër i zbrazët. Pas një nate pa gjumë, të mbushur me ëndrra të krisura dhe zhurma të tmerrshme Dentari kapsalliti sytë picërronjës dhe gjak të kuq nga pagjumësia. Brofi për një moment në këmbë , vështroi raftin e librave në heshtje dhe gjithë zhgënjim. Ata qëndronin aty të gjithë, disa të radhitur mirë, disa të hedhur në stoqe dhe ndoshta edhe të mykur. Ishte bërë gjithë ajo punë e madhe, por kishte vetëm një problem të vogël. Lexuesi nuk i kish përfillur kurrë veprat e mëdha . Përpjekja kolosale nuk përfundonte me kaq. Edhe çantat e stërmbushura që përpiqej ti zbrazte koferencave dhe takimeve globale me kryeqendër aty nga qyteti i tij, nuk po i boshatisnin raftet .

“Ndoshta është mallkimi i atyre të nëmurve që nuk më kuptuan asnjëherë”

Edhe pse u mora ndonjë qindarkë, disa syresh i përktheva nga “GOOGLE” në gjuhë që as i kanë dëgjuar por dhe unë vetë si kisha dëgjuar. Është bërë punë e madhe, kam kaluar netë të tëra pa gjumë, i kam çuar atje ku as vetë, por as unë nuk e di se ku kanë shkuar dhe ata ankohen se kam harruar padashje të hedh punën e tyre në gjuhën që e kanë shkruar. Gjithçka e kam bërë në emër të artit, po ku di nder bejtexhiu, muzikanti, folkloristi apo dhe ndonjë fshatar që edhe një shishe raki që kish dërguar nuk e kishte rrushi. Ndonjërit mund ti ketë ngelur vepra edhe pa botuar, ose mund të ketë ndërruar jetë, por faji ska pse të më mbetet mua, pasi unë e kam bërë punën time. Pale të tjerët. Ankohen pse paguajnë rrugët e mia të gjata brenda qarkut. Ata janë të çmendur. Ndoshta mund të jem çmendur unë, por këtë sekret të voçkël po ta tregoj vetëm ty ditarit tim.

“Ndoshta ua kam bërë nderin më shumë se ç’ u takon”

Harrojnë çertifikatat që u kam dhënë, për art, bukuri, estetikë, por dhe dancim, vallëzim kjo e fundit se e them me fjalë tabani këtë të shkretë. ( të kontrolloj edhe njëherë çantën se përherë e mbaj plot. …pastaj këputi një vulë gëdëp dhe dy tre firma dhe u sos kjo punë). Po a kam qënë unë ai që po i publikoj në revistat dhe Antologjitë e mia që do publikohen brenda dhe jashtë vendit në të ardhmen ose në pamundësi pas vdekjes. Po ç’ farë janë 50 euro për kokë?! … asgjë. Po antarësimet që u kam bërë në akademinë time. ( Duhet të jenë ose të rrjedhur ose naivë që besojnë çapkënllëqet e mia)

Eh ditari im !

Tashmë po kuptoj se nuk është krisja e natës dhe e errësirës që përfshin nganjëherë por dhe dendur shpirtin tim. Duhet të jem i sëmurë. Këtë e dimë unë edhe ti. Emri i Dentar Shabllos  qarkon botën sot. Kokë o Kokë ! Unë shkruaj për neoromanin ( në fakt ç’ do të thotë neoroman???- këputja kot) dhe librat e mi qëndrojnë këtu të palëvizur dhe si në përjetësi. Ndoshta nuk më kuptojnë. Mijëvjeçari tjetër po vjen kështu që më pret puna. Këta të gjorë le të rrinë në vend.

Kam dhe një merak tjetër. Po dëgjoj nga të afërmit e mi, se për të tjerët as që pyes dhe as kanë guxim të përballen me mua, sikur në aktivitet e fundit nuk flas por bërtas, nuk egzaltoj por i tmerroj … Bo!.. Bo! Kjo është problem se andej nga stallat e lopëve, në fshatin X ( kjo më ngatërron me poezinë time të pavdekshme ; x-proliks / ata që më kanë inat / të bëjnë dang -ding) , kam një tufë evenimentesh globale.

Më mirë po e mbyll për sot. Këto që folëm janë mes ne të dysh i dashur ditar ! Gjithësesi një gjë është e sigurtë : Njëri nga ne të dy është i çmendur. Ose ndajmë përgjegjësitë në mes. Të dy jemi të çmendur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s