POEZI QË SHPRISHIN REALITETIN KOHOR !… (Dibran Fylli “Ditët e 1365 jolirisë”, poezi LSHK Prishtinë, faqe, 83) / Nga Bilall Maliqi

1979712_896323353729921_978776691409803433_n

 

POEZI QË SHPRISHIN REALITETIN KOHOR !…

 

(Dibran Fylli “Ditët e 1365 jolirisë”, poezi LSHK Prishtinë, faqe, 83)

 

 

 

 

bilall

 

         nga Bilall Maliqi

 

 

Frymëzimet poetike lindin në momente të caktuara dhe poeti i kap ato frymëzime të cilat mandej i rregullon duke iu dhënë frymë, forcë shprehëse pa marrë parasyshë se me çfarë motivi e mvesh poezinë, por është e nevojshme të rregullohet ajo konform rregullave dhe ligjit të poezisë.

Poeti Dibran Fylli ka një maturi sa i përket publikimeve apo botimeve të poezive të tij, ai e ndërton vargun, i jep jetë, e ngjyros me kolorite ngjyrash artistike të cilat vërehen gjatë leximit të poezive të librit “ Ditët e 1365 jolirisë”.

dibran

           Dibran Fylli

Së lexuari të librit vërejmë se poeti me anë të poezive jep porosi të qartë për shumë mospajtime, dështime, devijime të cilat e rumbullaksojnë shoqërinë tonë si në Kosovë dhe në krahinat e tjera të ndara ku drejtësia mbulohet me errësirë dhe s’ka si të dalin ndryshe vargjet poetike të cilat janë dëshmi për humbjen e barazpeshës para njerëzve që vendosin për fatin e popullit, dhe e kaplon një pesimizëm sa i përket rrugëtimit të drejtë të shoqërisë dhe shprehet kështu :

“I dua vetëm foshnjet ylberore

Që lindin në këtë shekull”

Pra vetëm foshnjet janë pa djallëzi, janë pa sherre, me një fjalë janë të pastëra si pika e lotit. Me këto dy vargje jepet një pasqyreë tejet reale e përditshmërive tona, të cilat jo se nuk dinë ti dallojnë ngjyrat por qëllimisht i ngatërrojnë ato, siç e ngatërrojnë tërë popullin, shtetin dhe shoqërinë.

Liri (pa)liri !

Vëllimin poetik e shoqëron në të shumten e rasteve motivi patriotik, i cili është ndërtuar me mjete poetike, duke e formësuar e forcuar vargun ashtu siç don poeti dhe ashtu siç e kërkon poezia të ketë vlerë të avancuar poetike.

Poeti librin e ka ndarë në katër cikle poetike:/ Në pritje/, /Gjëmë burrash/,/Shekuj jolirie/ dhe / Imagjinatë luftëtari/.

DITET E JO LIRISE

         Ditët  e  Jolirisë

Poezitë e librit shumica sosh janë të drejtpërdrejta e disa gjysëm hermetike, ka poezi me vargje të rimuara të cilat janë univerzale dhe kanë kuptimshmëri për të gjitha shtresat e lexuesve, brenda librit ka recitale që japin interes për t’i lexuar dhe rilexuar disa herë, dhe si të tilla mund të interpretohen nëpër shkollat tona.

Liria për poetin është pa liri, apo është e kufizuar siç ishte më parë nga pushtuesit, sepse edhe në kohën më të re luftëtarët e lirisë nuk kanë trajatim ashtu si e meritojnë as nga popullata, e as nga pushteti e Qeveria, madje disa edhe burgosen nga ligjet e (zh)drejta të ndërkombëtarëve dhe të qeveritarëve. Kjo në masë të madhe e iriton poetin dhe ai këtë pezmë, këtë mllef e shpreh përmes vargjeve poetike dhe thërret për vetëdijësim të qeveritarëve që t’i mbrojnë ata dhe t’u dalin në ndihmë, ashtu siç e meritojnë ata. Poashtu e brengos edhe fati i të humburve gjatë luftës së fundit që la pasoja të papara në popull.

Duke qenë edhe vet luftëtar i UÇK-së ai e paraqet më mirë se kushdo tjetër ndjesinë e tij poetike, sepse ka vargëruar edhe në kohë të pakohë dhe të gjitha këto kanë dalur ashtu të rregulluara mirë dhe me një art të veçantë.

Kur themi se ky libër ka poezi si të ligjërimit poetik për të rritur, ka edhe poezi për të rinj, të cilat janë të lezetshme dhe të kapshme për shtresën e dedikuar dhe mund të mësohen përmendësh.

Një dokumentar të shndërruar në poezi, autori e sjell edhe nga lufta , ku jep tabllo shumë reale të asaj kohe të lavdishme, e cila kohë nuk bënë të harrohet kurrë, kohë me ngjarje tronditëse dhe shumë prekëse, dokumenton ngjarje rrënqethëse në Izbicë, Pashtrikut etj.,

“…I dhanë dritë lëndinës

Bashkë me 140 lutje

Me aq shpirtra

Që mbuluan hapsirën pa ane…”

Kështu ndodhi edhe në shumë vende të Kosovës, të cilat bashkë me luftëtarët e lirisë e ndërruan historinë vendit, duke shkruar një realitet të ri për mbarë Kosovën.

Edhe përkushtimet gjejnë vend në poezitë e Dibranit, ai përkushtoi Adem Jasharin (Liri pa liri), Migjenit (poetit të mejrimit), Faruk Elezit (në sheshin e lirisë), Fazli Greiçevcit (Ikonë e gjallë), të cilat poezi i mvesh me figurën e epitetit, duke u shkruar vargje të gjetura përkushtuese dhe me vlerë.

Në fund mund të konkludojmë se poezitë e këtij vëllimi poetik shënojnë një vlerë të theksuar artistike, sidomos ato të tipit gjysëmhermetik dhe recitalet, të cilat japin një pasqyrë shumë të qartë për poetikën e dëshmuar dhe të avancuar të poetit Dibran Fylli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s