Poezi nga Xhelal TOSKU / Shkëputur nga vëllimi poetik “Qiparis në rrugë”, 2000 – Redaktor Xhevahir Spahiu

10646956_840554815965091_5652751896158049223_n

Poezi nga Xhelal TOSKU

Shkëputur nga vëllimi poetik “Qiparis në rrugë”, 2000

Redaktor Xhevahir Spahiu

 

 

 

MIZORI

 

loti që rrokulliset prej syrit
ka shijen e kripës
e gjora po qan
gjithë-gjithë kjo është
që mbet’ prej dashurisë
emrin nuk ta them
kurrkund

 

 

 

O TEMPORA O MORES

 

të gjithë fitimtarë
përmendorja që u shemb në shesh të Tiranës
paskësh qenë imja

vetëm unë dola i mundur

 

 

IKJA PREJ PAVIONIT

 

dola prej pavionit të çmendurisë
veç këshillave të tjera, mjeku më porositi
të duartrokisja prapë.

 

 

 

RRUGË

 

fillikat në borë
kërkojmë Shqipërinë mbetur këtu

qiparisi dhe unë

 

 

 

RRITJA

 

vajzat që oborreve luanin
u rritën
i shohim rrugës
dhe na pengohen
këmbët


 

SRINË E LAGUR

 

shiu më kujtoi ikjen tënde
të përgjithmontë
në një natë
flokësh të lagur

cfarë bën ti tani
me ditët e mia të shkuara

 

 

DIMRI

 

zjarr nuk ka
po pse jetën e çoj
si nëpër tym

 

 

 

GJENEZANE PIJETORE

 

në fillim ishte fjala
tha ai
pas fjalës një kokërr mollë
thashë unë
pas mollës Adami dhe Eva
tha ai
pas Adamit dhe Evës kjo botë shkërdhatë
thashë unë
dhe gotën e kthyem
që të dy me fund

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s