????????????????????????????

 

Fotoreportazh:

 

ZEF MULAJ: PËRURON LIBRIN POETIK, “LUMENJ ËNDRRASH”, ITALISHT

 

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

 

 

 

m 1

 

Nga e majta: Dr.Zef  Mulaj   dhe Prof. Lino Palanca

 

Para pak ditësh, në sallën “Biageti” të bibliotekës së qytetit Porto Recanati, Ankona-Itali, dr. Zef Mulaj, poet e shkrimtar dhe studiues në farmaceutikë, përuroi librin me poezi “Pieni di sogni i fiumi” (Lumenj ëndrrash). Ishin të pranishëm lexues të profesioneve të ndryshme, shumica italianë, poetë e shkrimtarë dhe studiues. Morën pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së qytetit, Av.Sabrina Montali, punonjës të administratës shtetërore e private vendore.

Rreth përmbajtjes së këtij libri foli prof. Lino  Palanca, publicist, shkrimtar  e studiues. Në librin e autorit shqiptar, dr.Zef Mulaj, ai evidentoi vlerat letrare, kulturore, shoqërore e politike. Në poezitë e tij trajtohen  çështje me rëndësi të periudhës aktuale, që përjetojmë, të cilat janë, gjithashtu, shqetësim i politikave ndërkombëtare.

Në përurim e mori fjalën edhe kryetarja e Komunes,  znj.   Sabrina Montali, e cila e vlerësoi punën e këtij autori shqiptar, si studiues e poet, që jeton e është përshtatur mirë në mjedisin italian. Ajo nënvizoi se, ndër të tjera, dr.Zef Mulaj është një krijues me vlera letrare, kulturore e shkencore.

Pastaj, përurimi vazhdoi me recitimin e disa poezive të këtij vëllimi, nga poetja dhe aktorja e njohur, Aida Angjelici. Ndërsa në kitarë luajti mjeshtëri Antonio Ascolese.

Në mbyllje, dr.Z.Mulaj i falënderoi përzemërsisht, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënëse.

Pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore ishte shpërndarja dhe nënshkrimi nga autori i një numri të konsiderueshëm librash, për lexues të interesuar. Ata e përgëzuan atë,  si për këtë botim të ri dhe për botimet e mëparshme të tij, në poezi e prozë dhe në fushën e shkencës farmaceutike.

 

m 2

 

Nga e majta: Kryetarje  e komunes, Av. Sabrina Montali,duke prshëndetur; poetja  Novela  Torregiani, dr.Zef Mulaj dhe  prof. Lino Palanca

 

m 3

 

Pamje nga salla, ku u organizua përurimi i librit me poezi të dr. Zef Mulaj, “Pieni di sogni i fiumi” (Lumenj ëndrrash).

 

 

m 4

 

Dr.Zef Mulaj, duke i falënderuar të pranishmit në përurim.

 

 

 

m5

Pjesëmarrës në veprimtari…

 

 

 

 

m6

 

Dr.Zef Mulaj, duke u nënshruar lexuesve librin e tij…

 

 

( Shënim: Fotot janë dërguar nga autori i librit, që u përurua).

 

Tiranë, 27 tetor 2014

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,618 hits

November 2014
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List