lida portret

 

Tregim nga Lida Lazaj

 

 

Mushkonjat

 

E shtypa njërën . “C`kanë me mua shejtankat, që më përndjekin?” Nën dritën e artë të hënës së plotë, e ngula vështrimin në njollën e gjakut tim në mur. Prej vështrimit tim ngulës, njolla u bë brimë, u zgjerua, u zgjerua, u zgjerua dhe unë kalova nëpër të lirshëm. U gjenda duke ecur në rrugët e kalldrëmta të vendlindjes sime. Kisha vetëdijen, që ecja në rrugët e vendlindjes,por gurët e kalldrëmit, për të cilët më kishte marrë malli aq shumë, nuk dukeshin, ashtu të mbuluar me flatra mushkonjash, të cilat i kisha vrarë unë, gjatë gjithë stinës së verës. Eca deri diku shllap-shllup mbi flara, duke kërkuar gurët e mallit, dhe vura re se ato, mbi të cilat ecja ,nuk ishin as flatra mushkonjash as krahë të këputura fluturash, por gjethe pemësh shumëngjyrëshe. Ishin gjethet e rrëzuara të pemëve, pasi klorofilën ua kishte pirë dëbora e parakohshme, e cila pasi krijoi pamjet e mrekullueshme, u fikat e u tret edhe vetë s`mbet gjë prej gjëje prej saj, përveçse në foto, të atyre, që patën fatin të shijonin spektaklin. Hodha sytë përtej korijes. Ishte po ajo amalgamë ngjyrash, mbi të cilën po ecja, po ajo pamje fantastike, që kish fotografuar Arturi, vjeshtës së shkuar. Nuk ishte shkundur pylli i tëri! Ja kish hedhur paq, rënies së parakohshme të dëborës. Ish zhdukur vetëm jeshili, për t`u shndëruar në këtë marramendje ngjyrash. E hodhi Arturi atë foto në rrjetin social fb, sikur të kish lexuar mallin tim. Kush nuk u mrekullua pas atyre ngjyrave. Pati edhe shumë komente, që më ushqenin pengun, që s`munda të shkoja për ta prekur dhe për t`u kredhur në magjinë e vjeshtës së vendlindjes, por edhe krenarinë, që jam kam jam rritur mes asaj natyre, duke mbushur sytë me ato ngjyra e mushkëritë më atë ajër. Komenti, “pamje magjepsëse, si pikturë” që zakonisht bëhen në të tilla pamje, m`u bë shkak për të dialoguar me veten. Pse duhet t`ia hamë hakun natyrës, duke i krahasuar mrekullitë e saj me piktura mjeshtërish? Po ku e gjetën frymëzimin piktorët, përveçse në gjirin e natyrës? A ka njeri të ma kundërshtojë mendimin,se natyra dhe vetëm natyra ka arritur përsosmërinë dhe arti dhe vetëm arti ka meritën për t`iu përqasur përsosmërisë e për të shprehur ato, që syri e shqisat e tjera të njeriut të thjeshtë nuk i shquajnë. E për më tepër,kur bëhet fjalë për natyrën e Dardhës jam gati të bëj sherr me cilindo. Atje natyra ka arritur kulmin e përsosmërisë dhe harmonisë. Ndaj, ju lutem, mos krahasoni vjeshtën e pyllit të Dardhës me asnjë pikturë, as me Vanghog, të cilin e adhuroj. Mua më pëlqen të them, se Vanghogu e ka ngjyer penelin në natyrën e Dardhës.
Ec e ec, shllap-shllup, u gjenda në një rrugë të drejtë, si rrugë qyteti, por e pa asfaltuar, ku kalonin njerëz, të cilët nuk i njihja me emër, por që jua dija pak a shumë hallet. Dikush më tha, ose dëgjova një zë brenda meje, që këtu jemi te Blloku. “Si ka mundësi” dëgjova zërin brenda meje “Te Blloku thonë, që ka vetëm njërëz të lumtur, pa vemje brerëse dhe pa mushkonja në tru” Ndërsa këtu,të gjithë, pa përjashtim kishin nga një krimb të vockël si vemje, që i brente dhe iu jepte fytyrave një pamje të trishtuar. Dikush më tha, se këta të gjithë ishin njerëzit e paradites, që nuk kishin qënë të zot, t`i vrisnin dhe e kishin lënë veten të pickoheshin nga mushkonja, ndaj kishin nga një krimb, i cili i brente dhe rritej përbrenda trupit të tyre. Pastaj dëgjova të flitej, se pamja e pasdites dhe buzëmbrëmja këtu ishte më e hareshme dhe shpresëplotë. Nuk mund të prisja deri sa te vinte pasditja dhe e përfytyrova. Në mes të rrugës një mjet si makinë a si karrocë me kuaj shkarkoi një pirg me mall të vjetër, si te tregu i romëve. Shumëllojshmëri mallrash, në përmasat e një kodrine, ku duhet të gërmoje si urithi, dhe a gjeje a s`gjeje gjë të hairit për t`a blerë. Pastaj u gjenda te kati i dytë i një ndërtese, si selia e një shoqate. Ishte një sallon plot me anëtarë, që ishin mbledhur për të festuar, nuk e di përse. Doja të ikja, se nuk kisha veshjen e përshtatshme (isha me tuta dhe këmbëzbathur), por dikush nga kryesia më tha, se ata ndjeheshin të nderuar, që të merrja pjesë duke ju deklamuar disa vargje të mija. Zura vend diku në një cep dhe pashë se kryersia u ul në panel. Prita të dëgjoja ndonjë fjlalë, që të kuptoja, qëllimin dhe abjektivat e kësaj shoqate dhe këtij grumbullimi,por mora vesh, se këtu nuk flitej asgjë, vetëm se bëheshin gjeste, sa për të bërë ritualin, e hapjes së veprimarisë. Pastaj filloi një tollovi, aheng, tallava. Dikush më tha, që nuk kisha bërë aspak mirë, që isha këtu, sepse…dhe filloi të më tregojë historikun e krijimit të kësaj shoqate. Ky kryetari paskësh bërë ca marifete me fonde dhe kish fituar mjaft. Thoshin, që kish marrë më qafë një burrë të moshuar, i cili jetonte i vetmuar në bregun matanë. Kryetari i kishte dhënë lek me fajde, për të ndërtuar një shtëpizë. Pastaj se si ,punët kishin shkuar rrokopujë nëpër letra e dokumenta dhe plaku i shkretë jo me çati sipër kokës nuk u bë, por edhe tokën ja kish përlarë fajdeja dhe kishte mbetur, vetëm me një thes me lecka mbi shpinë dhe një qenush, që ndanin kafshatën dhe ngroheshin të dy në dimër. Bëra si bëra, ika pa u vënë re,duke mërmëritur “punë mushkonjash” dhe duke përtypur një çokollatë prej drithrash dhe mjalti., Mendoja se plaku i mjerë do ketë edhe një krimb të stërmadh, që ja sharron jetën ditë për ditë. U gjenda më në fund atje ku kisha një detyrë për të mbaruar. Një punë, që kurrë s`ja kam dalë mbanë. Punë bujqësie! Kaq e pazonja kam qënë, sa as për të vaditur ca qepujka nuk ja dilja dot, sa edhe në ëndërr më ka dalë babi, duke më mësuar se si vaditen qepët e sallatat. Duhet të punoja dhe sistemoja një copëz vend, që për të keqen time ish dhe si shkarrëzim. Sapo e prekja dheun, ai fluturonte dhe bëhej si një re mushkonjash. Po të mos më vintenë ndihmë një kolegu im i punës, nuk do kisha qullosur gjë. As që kisha pasur muhabet me të, kur punonim në të njëjtën ndërmarje. Ishte pushuar se vinte në punë i dehur. Madje, kishte qënë edhe në burg, sepse “i ngjiste dora”në sende të vogla. “Të vogla, të vogla, por të voglat bëhen të mëdha”, kish thënë administratori ndërmarrjes dhe me një memo e kish pushuar në vend, pastaj e kish kallzuar në polici. Me dy të rëna, me një vegël, që ngjante si lopatë e si kazmë, i dha drejtim punës sime. E shtroi e dystoi atë vend dhe pa pritur që ta falenderoja u zhduk. Dhe unë menjëherë u gjenda në shtëpi, duke u marrë me punët e mija të zakonshme. Po mbushja lavatriçen me rroba. Nga xhepi i patallonave të tim shoqi doli një mushkonjë.” Puh, dreqkat, s`mu ndanë”! Ishkunda, pantallonat, se mos kish të tjera. Diç fëshfëriti, por nuk doli gjë. Futa dorën e cila m`u mbush me flatra të thara, të shkërmoqura. I nxora jashtë xhepit dhe shoh dy kartmonedha njëmijëlekshe. “Pse nuk i heq lekët nga xhepat, kur i hedh rrobat për të larë” i thashë tim shoqi e nervozuar. “Janë të mijat ato lekë” tha ime bijë. Dhe shoh, që nuk ishin vetëm dy njëmijëlekshe, por një tufë kartmonedha pesëmijëshe. “Nuk i kam të mijat. Janë disa të X shoqes sime, disa të Y shoqes tjetër” filloi të më shpjegohet vajza. Mua më hypën kacabujt dhe fillova të bërtas dhe t`a godas me shpulla. “ Po sa herë të kam thënë, që të mos meresh me mushkonjat e huaja, sa herë, të kam thënë” ….dhe fut e bjer e bërtit e mezi mbushesha me frymë nga inat.”Si nuk u mësuat ju fëmijët e mij, që të mos merni përsipër telashet e botës? Si del në rrugë kështu me gjith këto lek? “ E fut e bjer vajzës…..deri sa hapa sytë dhe pashë se përbri meje po gërhiste Lara, macja kanakare e shtëpisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,591 hits

November 2014
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List