NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR… -Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi- / Nga: Prof. MURAT GECAJ

NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…

-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-

 

Nga:  Prof. MURAT GECAJ

 

 

 

Nr.1-botimi

 

Nxënës e mësues, në mjediset e bibliotekës…( E para-djathtas, drejtoresha Lumturi Vladi)

 

 

1.

Kur po shkoja drejt shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” të kryeqytetit, me drejtoreshë  zj. Lumturi Vladi, padashur, mendja më shkoi këtu e 50 vjet më parë…Kisha vetëm një vit qëkur punoja redaktor në gazetën javore për fëmijë, “Pionieri”. Pra, shkrimet tona ishin të lidhura ngusht me jetën e tyre në shkolla. Në redaksi na erdhi një ftesë, ku thuhej që do të bëhej përurimi i një shkolle të re, në afërsi të qqenrërs së Tiranës. Sigurisht, kjo ishte një ngjarje e veçantë, pasi përkonte edhe me 20-vjetorin e çlirimit të Atdheut. Pa e zgjatur, shënoj këtu se isha pjesëmarrës në atë festë të gëzuar.  Aty bëra dhe disa fotografi e, më pas, botova një shkrim modest në faqet e gazetës sonë. Por tani më duhet të “gërmoj” në arkivin e Bibliotekës Kombëtare për ta gjetur atë numër gazete, pasi nuk e kam të ruajtur.

Ja, për këto po vazhdoja që të mendoja edhe kur hyra në oborrin e kësaj shkolle, me dy qeska mbushur me libra. Për të më “ndihmuar”, përpara më dolën dy nxënës, Tedi Kokomani e Nick Krypci dhe te dera u përshëndeta më mësuesen e lëndës së gjuhës e letërsisë, Florenca Saliaj, e cila është e ngarkuar me veprimtarinë e bibliotekës së shkollës. Nuk vonoi e aty erdhi zj.Lumja, si gjithnjë e shkathët e gazmore dhe më njohu me mësuesen veterane, Bukuroshe Islami, që kishte ardhur përsëri të takohej me kolëgë të saj, pasi aty kishte shërbyer 8 vjet, mësuese për lëndën e biologjisë.

 

 

Nr.2-botimi

 

Nga e majta: Nxënësit T.Kokomani e N.Krypci, pranë rafteve të librave…

 

Sakaq, në mjediset e bibliotrekës së shkollës hynë disa djam e vajza, të gjithë anëtarë të këshillit të saj dhe lexues të pasionuar. Sigurisht, kërshëria ime ishte e natyrshme për të parë librat e bibliotekës dhe sistemimin e tyre, por dhe kartelat e lexuesve të vegjël. Pasi zumë vendet në atë mjedis të bukur, i hapa “qeset” me libra, që kisha sjellë aty dhe nisa t’ua paraqisja atyre. Së pari, u tregova se arsimtari, publicisti e shkrimtari Sokol Demaku, me banim në qytetin Boras të Suedisë, kishte sjellë para pak ditëve, dhuratë për ta disa libra, si ku është ai autor, por dhe të tjerë të miqëve sudedezë, që i ka shqipëruar vetë. Dhe ja titujt e tyre:”Djali e tigri”(nga Lars Vestman) e “Gjueti diamantësh”(nga Mats Vënbald), “Kujtime nga Diaspora-IV”(S.Demaku) e “Vështrim antropologjik dhe kulturor magjepës, në Veriun e Largët”(Dr.R.Vata e S.Demaku) e “Edhe ne jemi Bota“(nga autori shqiptar, Bahtir Latifi).

2.

Lexuesit e vegjël, kur u njohën me titujt e këtyre librave e dhuruesin e tyre,  u interesuan  të dinin diçka më tepër, për atë vend të largët skandinav. Meqenëse dhe unë kam patur rastin ta vizitoja atë, 2-3 vjet më parë dhe kam botuar librin “Me zemr në vendlindje-Shënime nga Suedia”, u tregova atyre se basshkatdhetarët tanë kanë gjetur atje mikpritje e ngrohtësi, si dhe kanë ndërtuar një jetë të mire, në atë shtet ndër më socialët, jo vetëm në Europë, por dhe më gjerë. Po kështu, u fola atyre për jetën në shkollat, që kasha vizituar dhe botimet e ndryshme, sidomos nga autorët shqiptarë dhe për veprimatritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në qytetin Boras etj.

 

 

Nr.3-botimi

 

Tituj të librave të dhuruar, nga autorë në Suedi…

 

Si mik i kësaj shkolle, përveç librit që përmenda më lart, edhe unë i dhurova bibliotekës së saj, librat e mi: “Nëpër udhët e shkollës shqipe”, “Dorela”(libër publicistik letrar për fëmijë), “Rrahin zemrat arbërore”(udhëtim nëpër trojet amtare të Ballkanit) dhe “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”.

Pastaj, u thanë fjalë përshëndetëse e falënderuese, si nga drejoresha L.Vladi e mësuesja F.Saliaj. Gjithashtu, folën disa nxënës, si Vesa Parllaku, Klodi Çelmeta, Era Hasantari etj.,  të cilët e shprehën kënaqësinë për pasurimin e bibliotekës së tyre. Se ishte rasti i parë, që ata do të lexonin libra të autorëve suedezë ose shqiptarë, që flasin për vendin e vikingëve, pra të popullit mik suedez, në Skandinavinë e largët.

…Duke u përshëndetur me njëri-tjetrin, por dhe duke shprehur kënaqësinë se do të takohemi përsëri, tanimë në festën e 50-vjetorit të krijimit të shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” të kryeqytetit, u largova plot mbresa të bukura, për t’u rikthyer aty.

 

Tiranë, 9 nëntor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s