Rruspa Peleshi – Filo, po rrafshon pronat e banorëve dhe pronarëve të ligjshëm, të qytetit të Korçës / Nga Erget Cenolli

Rruspa Peleshi – Filo, po rrafshon pronat e banorëve dhe pronarëve të ligjshëm, të qytetit të Korçës.

 

 

10306230_10204066826063574_3395890156174491239_n

Nga Erget Cenolli

 

Shkatërrimi që mentaliteti i rrugicës së ishkryebashkiakut, Niko Peleshi, i solli lëvizjes së mjeteve dhe mallrave në qytet, sa vjen e po krijon një atmosferë mbytëse. Izolimi tek pedonalja, ngushtimi i rrugëve tek pazari, labirintëzimi tek teatri e kanë kthyer qytetin në nëj fole grerëzsh të rrojitura. Të zënë në panik nga gjthë ky nonsens, i cili ka patur për qëllim vetëm e vetëm qarkullimin e një shume marrëmendëse eurosh, për të shkuar në xhepat e pak vetëve; ka vënë në panik kryetarin aktual të bashkisë zotin Sotiraq Filo. Ai po kërkon rrugëdalje për kaosin autor i zbatimit të së cilit është vetë. Dhe dihet që në panik njeriu, jo vetëm nuk mund të gjejë rrugëdalje, por edhe më keq, iu krijon të tjerëve, në rastin tonë qytetarëve, problem të rënda në shëndet, në pronë etj.

 

10410522_10204313268784488_7283544281757089738_n

 

Muajin e fundit këshilli i bashkisë, me shumicë absolute të majtë ( një pjesë e të cilëve janë të djathtë të konvertuar në rrugë të dyshimta ), ka marrë vednim që të çajë, si ujku delen një rrugëz, ku jetojnë qytetarë të qetë e të rregullt, të cilët shohin vetëm punë e tyre. Kjo rrugë fillon tek stacion i autobusit tek Poliambulanca dhe mbaron tek kryeqëzimi i ashtuquajtur “dyqanet e reja”. Është e qartë që ky miniaks, nuk mund të rregullojë dot shkalafitjen e rrugëve , por nëpërmjet kësaj lëvizjeje ata mendojnë, se mund t’iu krijojnë qytetarëve idenë e gënjeshtërt, se diçka po lëviz.
Rruspa Peleshi – Filo me këtë rast kërkon të rrafshojë rreth 30 shtëpi me pronarë të ligjshëm, të cilët banojnë aty që prej afro 200 vitesh. Për këtë rrafshim ata premtojnë një kompesim me të cilin të shpronësuarit dhunshëm, nuk mund të blejnë as një dhomë teke. Ky rrafshim përveç shkatërrimit dhe dëmtimit të pronës qytetare ka edhe një prapaskenë politike e cila konsiton në faktin se kjo zonë , në përgjithësi, ka votuar për të djathtën demokratike. Ndërtimi i një rruge të tillë shoqërohet edhe me një rrezik të madh, për nxënësit e shkollës artistike “Tefta Tashko Koço” të cilët pas këtij ndërtimi do të jenë të ekspozuar gjithë ditën ndaj makinave që do të shkojnë aty minutë pas minute.
Shkatërrimet e kësaj ruspe po pushtojnë qytetin si metastaza: Shkatërruan arkitekturën dhe urbanistikën, do të shkatërrojnë kulturën nëpërmjet prishjes së bibliotekës; tani po i japin dërrmën edhe pronës së ligjëshme të qytetarëve.
Banorët e kësaj zone kanë disa ditë që protestojnë, por protesta e tyre nuk duhet të mbetet e vetme; edhe qytetarë të tjerë nga i gjithë qyteti, duhet t’iu bashkohen atyre, për të krijuar një barrikadë të fuqishme ndaj kësaj rruspe së cilës dita ditës po i shtohet oreksi prej kuçedre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s