Shtëpia Botuese “ADA” sjell për lexuesit librin “Erë muzgu ” të Izri Rexhës / Parathënia e librit nga Endri Nazarko

 

1555369_10204273425668497_6136863735392698508_n (1)

Shtëpia Botuese “ADA” sjell për lexuesit librin “Erë muzgu ” të Izri Rexhës

ISBN: 978-9928-193-29-2

Çmimi: 500 leke

 

 

endri Nazarko

Nga Endri Nazarko

 

 
Disa fjalë për librin

“Erë muzgu” një titull që qëndron mes aromës dhe flladit të një ere. Një titull metaforik i goditur nga vet autori. Përmbledhje poezish të ndryshme të motivuara nga vet përditshmëria me një atraktivitet ndërthurës me kuptueshmërinë tek lexuesi.
Në librin “Erë Muzgu” janë 60 poezi. Disa prej tyre të porositur nga lexuesit, kurse të tjera nga përjetimi i ngjarjeve, ndodhive që shpesh pasqyrojnë mërgimin. Duke qënë se vet poeti, i mërguar, me ndjenja të veçanta për vëndin e tij NDJEN mallin e atdheut, prokuopohet të shkruaj për të. Malli për njerzit e larguar e fut poetin në atë gjëndje shpirtërore ku del pastër ndjenja e çiltër mërgimtare në të cilën çdo emigrant ndjen vetveten.
Poezite që i kushtohen fenomeneve natyrore si, perëndimit të diellit, hënës, natës mandej qytetit, atëdheut, e po ashtu fantazive dhe ëndërrave.
Izriu ka përciellë nëpërmjet poezisë së tij spontane dhe meditative ndjenjë në çdo varg të shkruar, ku lexuesi të tërhiqet thellë në brëndësi të asaj që lexon me ide të qarta ndjenja të veçanta poetike.
Zakonisht në fund-vargje shohim rimë dhe me melodi, e interesi lexues nuk bie aspak, madje, ka edhe poezi ku “rregulli” ka rënë poshtë, por ndjenja spontane poetike i ngre ato lartë në një nivel që duket sikur kërkon të arrijë rrymën Migjeniane.
Poeti kërkon të mësojë. Ai jep leksione nëpërmjet vargut të tij, ku herë pas here ul bën të bjerë poshtë ritmi metaforik apo letrar. Ai është mërgimtar, e lotët e mërgimtarve janë të nxehta. Lotët e tyre janë si vargjet e poetve dhe zakonisht këto vargje bëhen më të bukura, kur është vet loti ai që i zbukuron.
Poeti ka dashur që librin ta ndajë në katër pjesë. “Erë muzgu” quhet pjesa e parë dhe përmban gjithsej 14 poezi tek të cilat vet poeti ndjen kuqërimin e zemrës së tijë të flaktë më fortë se kudo tjetër, dhe për këtë arsye ai i vendos titullin librit “Erë Muzgu”. Mbrëmjet janë çastet kur mërgimtarët meditojnë për vendlindjen. Era e muzgut vjen mbrëmjeve.
Pjesa e dytë kalon nga Era e Muzgut në bukuritë e natës duke mbajtur kështu titullin “E bukur është nata” me tetë poezi të përshkruara ndër të tjera, fenomene natyrore, aspekte jetësore të lidhura me formalitetin, kohën, nata, perëndimi i diellit, koha, etj.
Në kapitullin e tretë të vëllimit poetik “Erë Muzgu” poezitë janë të dashurisë. Ato përcillen përmes fjalës së bukur estetike. Me një ndjenjë të bukur shpirtërore me vargje artistike prezantuese.
I nxitur nga kolegë, miq dhe njohje të ndryshme Izriu provoi të shkruaj me një emocion që kurrë më parë nuk e kishë bërë. Ai e shpalos personalitetin e njerzve nëpërmjet vargut. Ndjenjës së pastër poetike e shpirtërore. Poetët thonë fjalë të bukura, e mbetet për tu theksuar, me to iu marin mëndjen vajzave, por Izriu ka vendosur më shumë se aq. Ka vendosur ti ç’armatos ato.
Në pjsën e katërt të këtij vëllimi “Lundrim fati” me një cikël prej 17 poezish gjejmë motive të ndryshme duke bërë kështu në tërësi një vëllim poetik të përsosur si nga ana strukturale edhe konceptuale letrare të vet poetit.
Në fjalën e tij, Izriu thekson falenderime për njerzit e tjerë, poetët, poetet, lexuesit dhe admiruesit e tij, sepse të gjithë këta e kanë inspiruar atë pozitivisht rreth një rruge të bukur artistike.
Duke lexuar çdo varg, fjalë, shkronjë e më pasë strofë duke krijuar në fund poezinë e plotë arini të gjeni një karakter. Kështu njihni edhe veten, si dhei me çdo produkt jetësor virtuoz shpirtëror. Poeti mërgimtar i toleron bukuritë e fjaës së shpirtit, sepse ai shkruan me shpirt.
Në poezitë e tij ka shpirt.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s