GAZETARËT E BUJQËSISË FESTOJNË 20-VJETORIN E SHOQATËS SË TYRE / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

 

GAZETARËT E BUJQËSISË FESTOJNË 20-VJETORIN E SHOQATËS SË TYRE

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

1.

Kur po shkoja për në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me prof. Hamit Boriçin e prof.Hulusi Hakon, në mendje sillja shumë vite të kaluara. Punoja në gazetën “Mësuesi” dhe miku im, Shefqet Meko më tregoi se ishte krijuar Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë dhe se do të botohej gazeta me emrin domethënës, “Studenti i Bujqësisë”. Sigurisht, ky ishte një lajm i mirë dhe, më pas, pata kënaqësinë të botoja ndonjë shkrim timin modest, në atë organ të të ri të shtypit shqiptar.

 

b 1

Një buqetë me lule për kolegët, nga Fuat Memeli (Boston)

 

Dhe ja, tani po mblidhesdhim për ta festuar 20-vjetorin e kësaj Shoqate, që kryesohet nga publicisti Xhevdet Bashllari. Por e dija se aty nuk do t’i gjeja disa nga nismëtarët e saj dhe as gazetarët e njohur, si Shefqetin, Fiqiri Shahinllarin e Fuat Memelin, të cilët tani jetojnë familjarisht në Amerikë e Kanada. Megjithatë, nderimi e respekti për ta u shpreh edhe në këtë veprimtari, të bukur e mbresëlënëse. Ndërsa në sallë gjetëm të tjerë nismëtarë e gazetarë, si Nuri Dragoin, Jani Gushon etj., me të cilët u përshëndetëm përzemërsisht. Po ashtu, ishin të pranishëm ish-ministrat e Bujqësisë së atyre viteve, Ahmet Osja e Hasan Halili, si dhe punonjës të shquar të kësaj fushe, studiues, gazetarë e shkrimtarë etj.

2.

Moderatorja e kësaj feste, Albora Kacani i përshëndeti të pranishmit e shumtë në sallën, ku nisi dhe shfaqja e një dokumentari modest për veprimtarinë 20-vjeçare të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë. Më pas, e mori fjalën kryetari i tanishëm i kësaj Shoqate, Xhevdet Bashllari. Ndër të tjera, ai përmendi disa veprimtari të zhvilluara gjatë kësaj periudhe, si: Tubim për jetën dhe serinë e botimeve me 28 libra të dr. Vasfi Samimit; pesë konkurse vjetore për krijuesin më të mirë; përurimin e pesë librave të anëtarëve të Shoqatës; pjesëmarrje në kongreset e shoqatave simotra, në Ballkan e më gjerë etj.

 

b 2

Pjesëmarërs në veprimtari…

 

Këtë tubim jubilar e përshëndeti z.Stefan, nga Austria, në emër të Shoqatës Botërore të Gazetarëve të Bujqësisë. Ai nënvizoi vlerat e shumëfishta të takimeve të tilla dhe propozoi që Kongresi i ardhshëm i kësaj Shoqate të zhvillohet në Tiranë. Ndërsa z.Juri përshendeti në emër të Federatës së Gazetarëve të Bujqësisë, në Ukrainë.

Me interes të veçantë u dëgjua përshëndetja e dërguar nga publicisti e kineati i njohur Fuat Memeli, tani në Boston të Amerikës. Në shenjë nderimi e respekti për kolegët e miqtë pjesëmarrës, motra e tij, Enveria solli një buqetë me lule të freskëta. Më pas, Fuati foli në terlefon me disa kolegë, pjesëmarrës në këtë veprimtari. Një mesazh të ngjashëm kishte dërguar edhe publicisti Shefqet Meko.

Suprizë e bukur për të ftuarit në këtë festë ishte njoftimi, që bëri Zef Gjeta se, me rastin e jubileut të kësaj Shoqate, u botua e po shpërndahej një libër 246 faqesh, me tekst e fotografi. Titulli i tij është, “20 vjet, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë“ (me ide e realizim nga Zef Gjeta dhe redaktor Veli Hoxhën). Ai shprehu mendimin se veprimtaria e kësaj Shoqate duhet që jo vetëm të vijojë pandërprerje, por dhe të dendësohet, në të ardhmen. Po, për këtë gjë, siç u shprehën edhe diskutues të tjerë, kërkohet që të nisë ribotimin revista e mëparshme, ku të trajtohen mjaft çështje aktuale dhe të ardhmërisë, për bujqësinë shqiptare. Në këtë linjë është e domosdoshme që  të jenë edhe organet tjera të shtypit të shkuar dhe atij elektronik. Pjesëmarrësit u njohën me botimet e disa autorëve të veçantë, si  gazetat “Kurora e gjelbër” (nga Zef Imeraj e Veli Hoxha), “Bletaria e Shkodrës” (nga Ilir Bala), botimet nga Enver Isufi etj

 

b 3

Ballina e parë e librit të ri…

 

Në vazhdim të këtij mjedisi festiv, u shpallën fituesit, me tematikë fushën e bujqësisë: Botimi më i mirë, u mor nga Gjon Fierza; filmi dokumentar më i mirë, nga Anton Grisha dhe fotografitë më të mira, nga Haki Kola. Çmime specale iu dhanë Hasan Halilit e Ahmet Osjes.

Secili në mënyrën e tij, këtë tubim festiv e përshëndetën disa veta, si: Ago Nezha, Ali Coka, Marash Mirashi, Tomë Gjokaj, Kolë Malaj, Gjovalin Gjeloshi, Enver Isufi, Bujar Ferhati etj.

Pastaj, të pranishmit i vazhduan bisedat e tyre, rreth punës 20-vjeçare të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë , në koktejin e shtruar me këtë rast. Gjithashtu, morën librin e ri, që u përurua dhe bënë fotografi të përbashkëeta, për kujtim.

Tiranë, 21 dhjetor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s