VEPRA E BARDHYL MALIQIT SI NJË VEPËR JASHTËZAKONISHT E RËNDËSISHME LETRARE, TANI KA NEVOJË PËR T’U PRANUAR DHE DËSHMUAR EDHE NË RRAFSHIN EUROPIAN… / Nga IVAN RAOS, KROACI

 Bardhyl Maliqi

Bardhyl Maliqi 

 

VEPRA E BARDHYL MALIQIT SI NJË VEPËR JASHTËZAKONISHT E RËNDËSISHME LETRARE, TANI KA  NEVOJË PËR T’U PRANUAR DHE DËSHMUAR EDHE NË RRAFSHIN EUROPIAN…

 

 

m 1

Nga IVAN RAOS, KROACI

 

 

 

Në ambientet e Unionit Pan-Evropian në Zagreb, më 13 nëntor 2014 u mbajt një mbrëmje interesante poetike, në të cilën u bë prezantimi i poetit më të shquar bashkëkohor shqiptar, Bardhyl Maliqi, me ç’rast përmes një recitali u bë prezantimi i poemës së tij “Akuarel për Zagrebin”.

 

                                           Akuarel për Zagrebin

 

“Akuarel për Zagrebin” është, në fakt, poemë e poetit të sotëm të shquar, akademikut shqiptar, Bardhyl Maliqi, dedikuar  Zagrebit, nëpërmjet së cilës poeti dhe shkrimtari me një ritëm shprehës e bindës ligjëron në një mënyrë mbresëlënëse me vargje të formuluara me shkathtësi Zog i qiellit jam, Zagreb, dhe njëkohësisht na flet me krenari të sinqertë për miqësinë e kroatëve dhe shqiptarëve (ju ishi vëllezërit e mi).

 

Në sallën e mbushur përplot të Unionit Pan-evropian, më 13 nëntor 2014, bashkë me anëtarët e shquar të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë në Kroaci, të ftuarit e shumtë, miqtë dhe moderatoren e mbrëmjes poetike, shkrimtaren Nevenka Nekiq, qytetarët e Zagrebit atë mbrëmje e përjetuan Bardhyl Maliqin si një poet të shquar, me reputacion evropian, interesant dhe tronditës, mbase edhe për arsyen se vinte nga Shqipëria.

 

Të gjithë të pranishmit Maliqin  e përjetuan si një artist të këndshëm dhe shumë interesant dhe si një mik të dashur të fjalës së fuqishme poetike – një poet me shpirt, i cili në mënyrë të plotë dhe, si askush deri tani, Zagrebin dhe Kroacinë i ndjen si shtëpinë e vet të preferuar. Ndërkaq poema e tij “Akuarel për Zagrebin” është një përshëndetje në vargje e poetit për Zagrebin, frymëzuar nga mikpritja e sinqertë e zagrebasve dhe nga bukuria e Zagrebit.

 

Maliqi gjatë prezantimit shfaqi dukshëm artin që e cilëson këtë figurë të madhe të letërsisë shqiptare. Ai tregoi fytyrën e vet të shkëlqyer poetike, e cila rrezaton kthjelltësi, që pas një veprimtarie letrare të sukseshme të gjatë disa dhjetëvjeçarë, edhe sot shprehet në një formë poetike bindëse. Duket qartë se Zagrebi për Maliqin përfaqëson një qytet me shpirt – gjatë bisedës tha se për të është një metropolë e veçantë dhe e afërt, të cilën e viziton me gëzim, një qytet ku organizohen çdo ditë shumë manifestime, jo vetëm në fushën e kulturës, duke përfshirë edhe takime të tilla letrare.

 

Ka disa arsye pse zagrebaset dhe zagrebasit janë një publik i pëlqyer, me sens, për Maliqin. Kjo është e mundur  sepse kjy është një publik  që e do dhe e kupton artin dhe dëshiron të shijojë vetëm artin e vërtetë.

 

Bardhyl Maliqi qysh  i vogël e ka zbuluar dëshirën për shprehjen poetike, pra,  artistike, njësoj si shumë njerëz të  vetëdijshëm për talentin e vet, të cilët janë bërë artistë. Kjo për arsye se në pajtim me vullnetin e personalitetit të vet (dhe vëzhgimet përreth) e gjen kuptimin dhe temën me të cilën botën e brendshme dhe të jashtme i ngreh deri te ndërgjegjja të cilën e shpreh me kreativitet njohës, me një dhunti me të vërtetë të dukshme letrare shprehur në mënyrë mjaft mbresëlënëse.

 

Maliqi është një poet i shkëlqyer me shprehje krijuese autentike dhe i vetëdijshëm se arti poetik krijon një botë të jashtme të re, të ndryshuar, së cilës ndonjëherë mund t’ia huazosh pamjen e brendisë së jetës personale dhe të mjedisit,  shprehur dukshëm me një kreativitet të theksuar të poetit.

 

Nëse themi se çdo vepër letrare e Maliqit është vepër arti (nuk gabojmë!), në të  shprehet dukshëm rrezatimi shqisor i çliruar nga materializmi i pastër, formë kjo e cila shpreh objektivizimin e një procesi të bazuar në kundërthënie dhe tensione që rrjedhin nga procesi dinamik i vetëperceptimit, i cili (mundësisht) vjen nga bota e veçantë artistike e poetit.

 

Çdo vepër arti (edhe pse e quajnë edhe formë) shpesh e emërtojmë edhe shprehje, prandaj edhe krijimtarinë e Maliqit ndër të gjitha format e mundshme të shprehjes artistike ne e quajmë krijimtari letrare. Ne mund të themi se ndonjë vepër e tij edhe është krijuar në raport me ndonjë përjetim të shkrimtarit, që ndonjëherë mund të ketë lidhje me ndjenjat e autorit, pikërisht si temat që trajton dhe që i shpreh realisht. Në fakt, çdo vepër arti mund ta trajtojmë në disa rrafshe, pra edhe këtë të Maliqit, si nga aspekti aksiologjik, ashtu edhe nga ai semantik, në fakt është një ligjërim për mënyrën se si një vepër artistike është ndërtuar, si është përcaktuar teorikisht, si është  klasifikuar, vlerësuar, lexuar dhe interpretuar.

 

Për këto arsye ja që unë po i nxjerr në shesh përshtypjet e mia, sepse këtë krijim letrar të Bardhyl Maliqit e përshkon mjeshtria e autorit dhe tiparet e karakterit me të cilat i stolis vargjet apo fjalitë e veprave të veta. Me të vërtetë, Maliqi flet me plotninë e shpirtit dhe me ndjesinë e zemrës, edhe pse nga Shqipëria. Në fakt, vepra e tij si një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme letrare, tani ka  nevojë për t’u pranuar dhe dëshmuar edhe në rrafshin europian. Mirëpo, kjo mund të arrihet vetëm me shqyrtime shkencore në përputhje me pikëshikimet më të reja të zhanrit kritik-teorik bashkëkohor që mund ta realizojnë vetëm teoricienët dhe shkencëtarët  me kompetencë. Maliqi këtë  e meriton në masë të madhe, sepse kjo është një vepër me rëndësi të madhe letrare për Shqipërinë, dhe si e tillë me të vërtetë do të duhej gjetur nevojën për një vlerësim kritik-shkencor ashtu siç e meriton ky shkrimtar i qeshur evropian, si për shkak të identitetit të saj, ashtu edhe për shkak të shprehjes interesante poetike dhe përgjithësisht letrare të tij, me çka e pasuron ndjeshëm letërsinë dhe kulturën evropiane.
 

anton

Shqipëroi  :  Anton Gojcaj, Montenegro

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s