UNIONI PANEUROPIAN I KROACISË VLERËSON LART POETIN SHQIPTAR BARDHYL MALIQI NË PREZANTIMIN E LIBRIT TË TIJ “PERANDORIA E ZOGJVE” NË ZAGREB. / Nga : Danica Vukelic, Kroaci

Bardhyl Maliqi

Bardhyl Maliqi 

 

UNIONI PANEUROPIAN I KROACISË VLERËSON LART POETIN SHQIPTAR BARDHYL MALIQI NË PREZANTIMIN E LIBRIT TË TIJ “PERANDORIA E ZOGJVE” NË ZAGREB.

 

 

??????????

Nga : Danica Vukelic, Kroaci

 

Për poetin e shquar shqiptar Bardhyl Maliqi, me librin poetik “Perandoria e zogjve” të përkthyer në gjuhën kroate dhe veçanërisht për poemën e tij shumë mbresëlënëse “Akuarel për Zagrebin”  vlerësimi i lartë është bërë nga Uniaoni Paneuropian Kroat, Shoqata e Artistëve Shqiptarë “Dea” dhe Shoatat jonë ‘August Senoa” në Kroaci. Poetit, pas takimit iu akordua një çmim special dhe një letër falemnderimi.

Unë jam zv presidente e shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve  “August Senoa”  në Zagreb. Duhet të jeni krenarë për vendin tuaj dhe përfaqësuesit e tij në fushën e kulturës, letërsisë dhe arteve. Kam qenë e ftuar në manifestimet poetike të qytetit të Sarandës, së bashku me  3 krijues të tjerë kroatë. Kemi shkruar reportazhe dhe poezi te cilat janë botuar në gazetat e atjeshme letrare si “Nacional” dhe  “Muzgu”. Na ka befasuar mikpritja e poetëve të këtij qyteti dhe cilësia e veprimtarisë së larmishme poetike, veçanërisht e Bardhylit, prandaj vendosëm ta përkthejmë dhe ta botojmë atë në emrin e shoqatës sonë.

Ne botuam librin e tij “Perandoria e zogjve” (Carstvo Ptica) në gjuhën kroate dhe e prezantuam atë në Zagreb. E kemi pasur në dy nëntore rresht poetin shqiptar Bardhyl Maliqi të ftuar në veprimtaritë tona.  Ai i ndoqi me deshirë disa ditë këto  evente letrare, takimet e shoqatës, prezantimet e librave dhe ekspozitave të pikturës, koncertet artistike dhe leximet poetike te busti i August Senoes, ku ishte  e pranishme mbesa e tij. Në takimet tona u lexuan në dy gjuhë disa poezi të tij, por një befasi e këndshme për ne ishte poema e tij përshëndetëse për Zagrebin. E themi pa droje se ai ka shkruar për qytetin tonë më bukur se ne dhe na çudit fakti se si është e mundur kjo. Shumë i thellë duhet të jetë ky njeri.

Në takimin e sivjetëm prezantimi i botimit të poetit të madh shqiptar u bë nga Unioni Paneuropian i Kroacisë dhe Shoqata e Artistëve Shqiptarë “Dea” në Kroaci. Natyrisht ishim edhe ne anëtarët e shoqatës “August Senoa”. Ishte takim impresionues, me mjaft pjesëmarrës. Unë po ju përcjell  disa fotografi nga takimi, materiale të portaleve kroate  si dhe fjalën e postashme të  Profesore Nevanka Nekiç. Në takim folën gjithasht dhe e përgëzuan poetin edhe Prof. Dr. Sc. Pavo Barisic, president i këtij Unioni, i cili e quajti poetin Maliqi përfaqësues dinjitoz të kulturës shqiptare; Profesore Ana Ivelaj që e ka quajtur Bardhylin poet euridit, të thellë në mesazhe, të talentuar dhe bashkëkohor në të gjithë parametrat letrarë; Nada Nakiç-Veseli e vlerësoi poetin për talentin e veçantë në thurrjen e poemave, pasi të jesh poet poemash është shenjë e talentit të sigurtë. Në emër të shoqatës artistike “August Senoa” përshëndeta unë dhe theksova se për poezinë e Bardhylit mund të shkruash me dëshirë sa herë merr penen në dorë, pasi çdo lexim i saj gjeneron mendime të reja dhe ide interesante të dhëna me shumë art dhe me shumë dashuri.

 

  • Përkthimi i materialeve ne shqip: i fjales sime dhe i fjalës së profesore Nekiç, është bërë nga studentët shqiptarë në Universitetin e Zagrebit, të pranishëm në këto veprimtari.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s