– NJERIU DHE QENI –

(Vazhdimi i tregimit)

 

 

Festim

Nga Festim Liti

 

 

– Afrohu,o mik i mire.Eja prane te te perqafoj,o engjelli im shpetimtar!
Kafsha u afrua e bindur.Ja mori koken dhe ja mbeshteti ne gjoksin e tij dhe filloi ta perkedhelte lehte-lehte,me perkujdesje per te mos i shkaktuar dhimbjeE ndjente se po i afrohej nje tjeter kllapi,harrim tjeter midus jetes dhe vdekjes.Plaga ne kofshe po vazhdonte ti rridhte gjak.
-Duhet bere dicka,madje,shpejt.-Ju drejtua asaj qenie qe me frymen e saj oo i ngrohte gjoksin e akullt.Thonjte e dsuarve u ngulen ne token e bute,per te filluar pastaj zvarritjen qe do te zgjaste nje shekull.Centimeyer pas centimetri,duke mbledhur fuqite e pakta qe i kishin mbetur,perparonte duke shtrenguar dhembet.Lotet,pikat magjike te lehtesimit te dhimbjes dhe pikellimi i kesaj qenie te dashur e shoqeruan deri ne brendesi te kasolles ku ne mesnate ishte zhvilluar perleshja.”O ZOT,ti qe mendove te mbjellesh ne shpirtin e vrasesve vdekjen,pse i dhe jeten,pse?”-Ai kujtonte se bertiste,por ne fakt,nga goja i dilnin tinguj te dobet,te nemitur,ne gjysem percartje:”Nena pret me shallin e zi hedhur kraheve,aty te sofati i portes…dasma e motres ne shtator…femijet duan libra dhe buke…
Perseri rikthim prane jetes,perseri mendje e kthjelluar.Nje cope mishi i ngrohte po i ferkonte ballin e akullt,pastaj gjoksin e mavijosur nga goditjet e ashpra.Ishte gjiha e qenit dhe fryma e ngrohte qe i buronte nga hunda dhe goja qe ndoshta e cliruan nga thonjte e perhumbjes: “Eh or mik i mire,ti nuk i degjove ata perbindesha qe me folen ne kete toke te huaj me gjuhen e vendit tim! Ishin patriotet e mi,sigurisht patriote te keqinj,qe donin te me merrnin jeten per ca para te qelbura.Me te lumtur jeni ju ne boten tuaj kafsherore qe nuk keni ne qarkullim letra te tilla te rrezikshme.”-Kafsha e degjonte me mimike te qeshur e te lumturuar,jo se kuptonte ato qe thoshte njeriu,por ngaqe ai ishte gjalle.Ndoshta aprovimi i atyre qe degjonte,qe tundja e bishtit hareshem…
Njeriu me mundim zgjati doren e afroi prane canten qe e pat shoqeruar pese dite e net ne udhetimin e veshtire.Nxorri qe andej nje pakete me cigare,shkermoqi pese a gjashte prej tyre dhe me duhanin plakosi te caren e thikes mbi kofshe.Pastaj morri kemishen e bardhe qe e mira nene e pat hekurosur me aq kujdes.Shqepi nje rryp te gjate dhe e shtrengoi fort ne vendin ku vuri duhanin.
-Tani jemi me mire o laramani im simpatik.E keqja kaloi.Duhet edhe pak ushqim per ty.Laramani filloi te haje copat e djathit dhe te bukes qe i vuri njeriu i mire perpara….
Kur zbardhi dita e trete,ai mori monopatin drejt fshati qe konturohej si mjegullnaje e hirte disi larg,ne jug..Capitej duke u mbeshtetur me njeren dore mbi kurrizin e qenit.Me pas dolen ne rrugen e asfaltuar,ku levizja qe me e qete dhe e lehte,por gjithsesi,kemba e djathte sa vinte e rendohej e mpihej.Gjithenje e me shume meshonte ne kurrizin e qenit,i cili,jo vetem qe nuk ankohej,por perkundrazi,syte e tij sikur i thoshin:”Duro dhe pak,edhe pak,ja arritem!”……
Si pelhure merimange u shpleks mjegullnaja dhe tani dukeshin qarte shtepite e fshati ku ai i mjere kish mbeshtetur shpresen dhe nje enderr per te fituar buken e gojes.Por,…(Perhere ka nje “por”para nje casti fatlum.)…Frenimi i forte,i shoqeruar me nje fishkellime te llahtareshme,trembi korbat ne fushen e blerte,te cilat duke krakellitur,fluturuan ne panik drejt kubese mavi te qielli.Nje veture ndali perbri qenit dhe njeriut.Ishte makina e ligjit,tmerri i emigranteve shqiptare.Dy policet bene nje dialog te shkurter me njeriun dhe pas pak,me pranga ne duar e futen ne makine.Fundi i hidhur i te pafatit dhe te pambrojturi……
Ate mengjes,njerzit pane te habitur nje qen laraman qe ndiqte cmendurisht nje veture.Gjithe diten e gjithe naten degjuan pas ndertesese njekateshe te komisariatit te policise ulerimat,vajtimet,te lebetiturat e te qarat e kesaj kafshe qe grmonte me mllef dhe e pezmatuar dheun dhe suvane e murit duke u munduar te arrinte deri te dritarja katrkendeshe e qelise ku kryqezoheshin hekura te trasha.
-Do vdesi dikush ketu prane.-tha nje plake,duke rufitur qetesisht kafene.
-Jo-ja priri tjetra,e sigurte per ate qe thoshte-Kjo kafshe vajton vet0veten.
Ai ngordhi kur rane kambanat e para te meshes se mengjesit.Dy police e kapen nga kembet dhe e flaken ne ujrat e lumit te fryre e eturbulluar nga shirat e fundit….

Larissa,Nentor 1995

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,627 hits

December 2014
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List