NJERIU DHE QENI / Tregim nga Festim Liti

– NJERIU DHE QENI –

 

 

Festim

Tregim nga Festim Liti

 

Ne kete kasolle te drunjte,qe te zotit te shtepise i sherbente per te pushuar ne oret e zhegut pervelues te Thesalise,erdhen ne mesnate ata.Nga goja u dilte nje ere e qelbur alkooli.Qiriu qe ndriconte dobet ato pak metra katrore nuk te lejonte t’i shihje qarte ato futyra qe folen ne gjuhe te paster shqipe…
-Parate,ku i ke fshehur ato,ndryshe vdekja te pret!
-Kam pese dite e net qe udhetoj,sot arrita deri ketu.
-Kujt ja hedh ato ti,te gjithe keshtu thoni ju.Hajde,nxirri shpejt se nuk kemi kohe!
-O shqiptare,o njerez te Zotit,ne darke arrita ketu.Kam ne xhep vetem dymije dhrahmi dhe pak leke.Po te keni mbetur per keto,merrini!-Duke i shoqeruar ato fjale,me nje nenqeshje qe fshihte sarkazem,dhimbje dhe inat te hidhur,ja zgjati ato pak kartmonedha te zhubrosura.
Ata jo vetem qe nuk e besuan,por u terbuan nga toni ironik.Njeri prej tyre leshoi nje grusht te forte qe e hutoi per pak sekonta,pastaj reagim i menjehershem per tu vetembrojtur.Filloi te godase edhe ai,madje nje shqelm i tij,beri te ulerinte njerin prej tyre.Si c’duket goditja do ishte ne vend te keq.Bresheri grushtesh,shqelmash dhe nje pickim i forte ne kofshen e djathte.Gjysem te alivanosur e terhoqen zvarre deri te lendina me bar perpara kasolles per ti bere kontroll te imet.Ata donin para…para.
Nderkaq ne veshet e tyre,flladi i nates solli lehjet e nje qeni qe vraponte drejt tyre.Ne panik nxituan neper erresire…Heshtja mbuloi ate copez te globit me ate njeri te shtrire mbi liqenin e gjakut te tij….
Ne ate gjysem-muzg,kur nata paqesisht dhe indiferente ja le vendin dites,ai hapi syte.
-Qenkam gjalle,gjalle!-mendoi ai,dhe ne fytyren tejet te lodhur e te vojtur,u fanit nje shprehje gezimi,por qe shpejt perendoi dhe u zevendesua nga shtremberimi i saj.Djimbjet ishin te forta,i dhimte koka,gjoksi,te gjitha gjymtyret i ndjente te paralizuara,por me shume kofsha e djathte,ku ende kishte mbetur mizorisht e ngulur nje thike.
-Ah,frikacake te ndyre!Edhe mjetin tuaj vrases keni harruar mbi trupin tim.-shqiptoi neper dhembe duke u munduar ta shkulte nga mishi.Fillimisht nje ghysem renkim i mekur,sikur dilte nga thellesia e tokes,nje perplasje buzesh ne ankth.dhe ne momentin kulmor,klithma e llahtareshme qe driyheroi ajrin e qe jehona e shpuri deri tutje,ne majen e Olimpit.Disi i i lehtesuar,mbante ne dore ate cope metali me doreze te fildishte qe mund te ishte ngulur dhe ne zemer,e fusha nuk do degjonte ate klithme tragjike,e cila ishte gjithsesi edhe klithme gezimi qe tregonte se ai ishte gjalle.Tehu i saj akoma pikonte gjak.E mbajti nje cast ne dore duke kundruar,pastaj e flaku me perbuzje.Tek mundohej te kthehej brinjazi,syte e tij u takuan me syte e nje qenjeje tjeter qe nuk ishte me shume se gjysem metri larg,ne krahun e djathte te tij.Puliti disa here syte duke mos i besuar pamjes,i ferkoi me duart qe i drdheshin se mos ish pjelle e fantazise pas kllapise se ghate,porj jo,ajo qenie mbeti aty,nuk qe vegim.Nje qen vigan laraman ndodhej prane tij.Kjo kafshe fisnike,sikur kish mbledhur ne bebezat e zeza te syve miresine,keqardhjen dhe urrejtjen e gjithe botes dhe po ja jepte tani me gjithe zemer ketij njeri te mjere,te zhytur ne dhimbje dhe gjak………vazhdon

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s