LUMTURI YMERI (BERSAVA): PERURON NJË LIBËR TJETËR POETIK… / Nga: Prof. Murat Gecaj

LUMTURI YMERI (BERSAVA): PERURON NJË LIBËR TJETËR POETIK…

Nga: Prof. Murat Gecaj

 

 

 

m 21

Nga e majta: L.Ymeri, M.Gecaj e Z.Hysa

 

1.

Disa kohë më parë, pra kur u botua libri i tretë me poezi, nga Lumturi Ymeri (me emrin letrar, Bersava), “Dritëhije dashurie”(Tiranë, 2013), kam publikuar një shkrim modest. Dëshiroj që t’i përmendi këtu pak radhë, nga ai recension:

“Autorja i gëzohet jetës dhe ngazëllehet për krijesat, që solli në këtë botë. Prandaj, ajo kënaqet dhe lumturohet, bashkë me ta: “Biri im, / ti ece brenda trupit tim,/ plekse rrënjët e tua,/ me indet e mia” (“Ditëlindja”). Kënaqësinë për jetën e ndiejmë të shprehur në disa poezi, si: “E shthura gërshetin”, “Diej, do të blej”, “Qëndise, penë…!” etj. Të  këndshme janë edhe poezitë e pjesës “Intermexo”, ku autorja  e tregon hapur dëshirën e saj të sinqertë: “Të thithi frymë në terr,/të bëj fjalë në dritë!”  Në nëntë faqe, ajo na jep “copëza” nga shpirti i saj poetik. Ndërsa, në mbyllje, lexojmë vargjet aq domethënës: “Të ecësh me këmbë në tokë,/ vërtetë të ngatërrojnë ferrat,/ por të ecësh me këmbë në ajër,/ nuk mund t’i realizosh, ëndrrat!”

Ndërsa, pas më shumë se një viti, përsëri na mblodhi  në një përurim të librit të ri të saj, kjo kolege e mike poete. Në mjediset e Ministrisë së Kulturës në kryeqytet kishin ardhur familjarë të Lumturisë, kolegë e miq të saj, shkrimtarë, poetë e artistë, si nga disa qytete të vendit, por dhe nga Tropoja, si arsimtari e publicisti Ibrahim Hajdarmataj, Kosova dhe deri krijues nga Suedia.

 

 

m 22

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

 

Me këtë botim, Lumturi Ymeri doli para lexuesve të saj, pa u nxituar dhe duke u ngjitur shkallë-shkallë e me kujdes. E themi këtë gje, sepse katër librat e botuar janë në një largësi kohore njëvjeçare:“Natë, mbi gjysëmbotë” (2011), “Qielli në qeli” (2012), “Dritëhije dashurie” (maj 2013) dhe “Klithma fryme” (dhjetor 2014). Në librin, që u përurua sot, poezitë janë ndarë në katër cikle dhe në 110 faqe, me përkujdesjen letrare nga Ndue Lazri e D.Gjergji.

 

2.

Ishte moderator i kësaj veprimtarie përuruese dhe e çeli atë, publicisti e poeti Demir Gjergji. Ndërsa në ekran u shfaqën pamje nga botimet e poetes Lumturi Ymeri, shkrimet e botuara për ta, si dhe vetë ajo duke recituar disa krijime të zgjedhura. Vargje nga libri i ri lexoi edhe kritiku Behar Gjoka, i cili nënvizoi se krijimet e Bersavës janë poezi shpirti e moderne.

Botimin e këtij libri, por dhe tërë krijimtrarinë poetike të kësaj autoreje, e përshëndetën kolegë, mësues dhe drejtorë shkolle, me të cilët ka punuar ose punon tani, kjo mesuese e edukimit fizik.

 

m 23

Ballinat e librit të ri…

 

Me interes u ndoqën fjalët dashamirëse të poetes kosovare, me banim në Suedi, Zyrafete Kryeziut-Manaj e Zyba Hysës, nga Vlora; Dedë Shkurtit e Klaudia Malajt, recitimet e Drita Lushit dhe Xhelal Lucës etj.

Ishte diçka simbolike, që ky përurim u organizua pikërisht në pragun e Vitit të Ri 2015. Autorja i falënderoi përzemërsisht, si folësit dhe gjithë pjesëmarërsit në këtë veprimtari, botuesin e “Ada”-s, Roland Lushi etj.

Pastaj, bisedat e të ftuarëve u vazhduan në koktejin e shtuar nga familja, me këtë rast dhe morën lirin e ri, dhuratë nga autorja, me nënshkrimin e saj.

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, e urojmë dhe e përgëzojmë mësuesen poete, Lumturi Ymeri, për këtë dalje të re, para lexuesve tanë! Jemi të bindur, siç u shprehën dhe folësit në këtë veprimtari, të bukur e mbresëlënëse, që ky libër do të shënojë një rritje tjetër në krijimtarinë e saj, jo vetëm sasiore, por dhe cilësore.

 

Tiranë, 27 dhjetor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s