Një vështrim i shkurtër për librin poetik “Ditët e javës së emigrantes” të poeteshës Teuta Sadiku. / Nga Lumo Kolleshi

Një vështrim i shkurtër për librin poetik “Ditët e javës së emigrantes” të poeteshës Teuta Sadiku.

 

 

lumo

Nga  Lumo Kolleshi 

 
Duke u shkëputur për një çast nga realiteti ynë,që për fat te keq,shpresën,këtë motër të fatit të hidhur,e ka bërë Doruntinë dhe e ka martuar në vise të largëta,do të lindte një dëshirë e parakohshme:të krijohej një muze për baladat e thekshme e fëmijët tanë të shuanin kureshtjen e tyre për një kohë të largët.Të tregonin me gishtat e tyre të njomë:”Ja,ky është ai xhaxhi nizami që mbeti përtej urës së Qabesë.Ky këtu është Mitroja i ardhur nga Misiri që vrau djalin dhe gruan.Shikoje këtë plakë të ngrirë buzë detit që sytë ia ka mbuluar kripa.Ishte vajzë dikur e priti një jetë të tërë ndanë valëve të dashurin e saj larg e larg larguar.”Por kjo dëshirë të bëhet e vagullt,për më tepër pasi ke përfunduar së lexuari librin poetik “Ditët e javës së emigrantes” të poeteshës Teuta Sadiku.

 

 

Teuta

 Teuta  Sadiku

 

Që në stilemën titull autorja prezanton boshtin tematik të vetë librit,madje po këtu qartësohet dhe vet struktura që do të realizojë materien përmbajtësore të shqetësimit poetik,e cila do të vijë në formën e një ditari të unit lirik,të femrës emigrante.Ndonëse vet ky ditar nuk u përmbahet aq fort rregulllave dhe shpaloset segmentalisht përmes një jave,koha reale këtu përhumbet e përkundër saj lexuesi e ka fort të lehtë për të vendosur piketa të kësaj kohe,që përkon me emigrimin e  fundit të shqiptarëve.
Brenda një jave poetike(po sjell për ilustrim atë ç’ka ndodh brenda së hënës),ashtu si në përroin psikik të XhejmXhojsit,autorja e përfaqësuar këtu përmes unit lirik,jeton të përditshmen e vrazhdë si emigrante,kujton,bëhet Penelopa moderne,kthehet në fëmijërinë e vet pranë një guri symbol,pranë valëve të lumit të vendlindjes,merr në mbrojtje dinjitetin e grave shqiptare,kërkon punën e saj të zezë e mendja i shkon pranë nënës që vuan,bëhet gjeth në pyllin e shpresës.Kështu të ndodh edhe me ditët e tjera të javës dhe që të gjitha kanë një profil poetik krejt të veçantë nga njera tjetra e këtë autorja e siguron fare natyrshëm përmes veshjes metaforike.Parë në një këndvështrim të tillë ciklik ku dhe cikli thellë në vetvete krijon hapësira te reja,depërton në thellësi përjetimi e meditimi, nënvizojmë se autorja përvijon një tipar të stilit të vet .
Nëse pak me lart nënvizuam një qasje me përroin psikik të Xhojsit,për këtë do të sillja në kujtesën e lexuesit që t’i referofet sadopak dhe leksikut të përdor nga autorja,ajo nuk trembet nga përdorimi i fjalës edhe kur fjala jashtë kontekstit të poezisë nuk të tingëllon poetike,por metaforat vigjilente i kthejnë edhe këto fjalë në një organizim poetik zhbirues,në mbarëvajtje me mesazhet,që jo pak here vijnë tronditëse.
Në tërësinë e vet libri në fjalë mbetet një këngë për femrën në përgjithësi e për atë emigrante në veçanti,por me një ton gati tragjik.Gjej rastin të falenderoj autoren që na e beri më të bukur festën duke na mbledhur me këtë prurje dinjitoze dhe ditët e javës u bëfshin muaj dhe vite poetike.Faleminderit.

 

Përmet,me 28.11.2014.

One thought on “Një vështrim i shkurtër për librin poetik “Ditët e javës së emigrantes” të poeteshës Teuta Sadiku. / Nga Lumo Kolleshi

  1. Pingback: Një vështrim i shkurtër për librin poetik “Ditët e javës së emigrantes” të poeteshës Teuta Sadiku. / Nga Lumo Kolleshi – fotofjala

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s