KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”

(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)

Nga: MURAT GECAJ

 

 

s 1

Skënder Hasko

 

Ja, përsëri  sot na “mblodhi” shkrimtari e publicisti i ndjerë, Skënder Hasko (2 mars 1936-4 shkurt 2013). Poetë e shkrimtarë, familjarë dhe  kolegë e miq të shumtë të tij, kishin ardhur në mjediset e “Teatrit të Kukullave”, ku vetë ai kishte shërbyer disa vite. Por tubimi i sotëm kishte të veçantën dhe emocionet e veta, i organizuar nga kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Letërsisë për Famijë e të Rinj. Për herë të parë, në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, do të jepej Çmimi letrar, me emrin e nderuar “Skënder Hasko”. Po kështu, do të përurohej antologjia me mjaft emra të njohur të autorëve të letërsisë sonë për fëmijë, si nga Shqipëria e Kosova dhe trojet tjera shqiptare e diaspora.

Fjalën e rastit e mbajti shkrimtari Pandeli Koçi, i njohur me emrin letrar Sazan Goliku. Në vazhdim, për jetën dhe krijimarinë e begatë letrare të Skënder Haskos, autor i shumë librave, në poezi e prozë,  foli shkrimtari e publicisti i njohur dhe mik i pandarë i Skënder Haskos, “Mësuesi i merituar” Bardhyl Xhama.

 

s 2

Shkrimtari Bardhyl Xhama, duke folur në veprimtari…

 

Pjesë e rëndësishme e kësaj veprimtarie përkujtimore dhe përuruese ishte njoftimi për krijimin e dhënjen e Çmimit letrar, me emrin e të paharruarit Skënder Hasko. Për këtë ngjarje me rëndësi për botën letrare shqiptare, foli drejtuesja e Fondacionit “Mision i pamundshëm” dhe i revistës “Mrekullia”,  ku kanë botuar krijimet e tyre mjaft poetë e shkrimtarë, ndër të cilëtishte edhe S.Hasko. Me këtë rast, u dhanë dy Çmime letrare “Skënder Hasko”, në poezi e prozë. I pari iu dha poetit shkodran, Xhahid Bushati dhe i dyti shkrimtarit nga kryeqyteti, Fatmir Gjestila. Këta i falënderuan nismëtarët për krijimin e këtij Çmimi dhe organizatorët e këtij takimi, që do të jenë për ata nxitje në krijimtarinë e mëtejshme letrare të tyre.

 

s 3

Për pjesëmarrësit, recitojnë fëmijët…

 

Për vlerat e shumta të antologjisë së re, me emrin e bukur “Lule, për lulet”, folën shkrimtari Astrit Bishqemi e Vasil Premçi. Ndër të tjera, ata thanë se pjesë e këtij libri të ri janë  87 autorë, si nga vendi ynë dhe trojet tjera shqiptare e disapora. Këta përfaqësohen aty me krijime të ndryshme për të vegjëlit dhe botimi është mundësuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Por, u theksua se, e rëndësishme është që ky libër interesant të hyjë në të gjitha shkollat tona, në qytete e fshatra. Studiuesi Behar Gjoka i përshëndeti, si dhënien e Çmimit të ri letrar “Skënder Hasko” dhe botimin e antologjisë “Lule, për lulet”.

Vëmendjen e të pranishmëve në këtë veprimtari të paharruar e tërhoqën edhe recitimet e poetit Agim Bajrami dhe të shumë fëmijëve, të cilët sikur e kishin “rrethuar” këtë tubim, në qendrën e tyre të dashur, “Teatri i Kukullave”.

 

s 4

Ballina e parë e librit të ri…

 

Në mbyllje të këtij tubimi, duke i falënderuar përzemërsisht, si të gjithë folësit e pjesëmarrësit, Bardhyl Xhama shpalli nismën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”. Kështu, si në familje dhe shkolla, sa herë që fëmijëve tanë do t’u vijë kjo ngjarje e shënuar dhe e paharruar në jetën e tyre, në vend që t’u japim atyre dhurata të ndryshme, më mirë dhe më e udhës është që t’u dorëzojmë libra, sin ë poezi e prozë. Në këtë mënyrë, vit pas viti, ata do t’i krijojnë dhe pasurojnë bibliotekat në shtëpitë e tyre, një pasuri kjo mjaft e çmuar dhe e pazëvendësueshme.

Të ftuarit i vazhduan bisedat e tyre të ngrohta, si duke e kujtuar me nderim e respekt  të veçantë shkrimtarin aq të dashur për fëmijët, Skënder Haskon, por dhe për librin e përuruar dhe nismën e rë të shpallur, për  krijimin dhe pasurimin e bibliotekave, në shtëpitë e fëimjëve tanë.

 

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 6 shkurt 2015

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,618 hits

February 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List