7-vjetori i Pavarësisë së Kosovës (Rizgjimi i shpresës ) / Nga Bardhyl Selimi

 

7-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Rizgjimi i shpresës

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

 

Kosova kaloi gjashtë muajt e fundit një provë të madhe: dhjetëra mijë qytetarë të saj e braktisën vendin në kërkim të një jetë më të mirë në Perëndim. Ҫdo mbremjë nga stacionet e qyteteve kryesore u nisën autobuzë me pasagjerë pa kthim, midis tyre edhe familje me fëmijë të vegjël.

Analistët e shpjeguan këtë eksod të ri më humbjen e shpresës së shqiptarëve për shkak të papunësisë masive, varfërisë në rritje, korrupsionit të nëpunësve, luftës së paskrupull për pushtet të partive politike etj. Madje edhe protestat e dhunshme të disa dhjetëra mijë njerëzve në dy sheshet kryesore të Prishtinës shumëkush nuk i lidh me militantët e Vetëvendosjes por me zhgënjimin e përgjithshëm.

Duke udhëtuar me autobuzin Prishtinë -Lipjan i përmënda shoferit thënien e një gruaje nga Gjilani gjatë takimit me presidenten Jahjaga: A hahet Pavarësia, zonja presidente?

Sigurisht unë nuk isha aspak i një mendje me atë zonjë gjilanase. Sepse Pavarësia nuk hahet por shijohet, në Pavarësi duhet të jetohet më mirë dhe në demokraci. Shoferi më tha se kishte qenë në Shqipëri pas vitit 90 dhe disa njerëz atje i kishin thënë atëhere: çka ju duhet Flamuri juve kosovarëve, kur i keni vilat, kerrat, plot sende luksi…! Vërtet ashtu flisnin atëhere disa shqiptarë pa zemër, pa vizion, pa ideal!

Të moshuarit e mbajnë mend si kohën më të bukur periudhën 1941-1944 kur Kosova u çlirua falë ushtrisë gjermane nga serbët dhe në pjesën më të madhe u bashkua me shtetin amë. U hapën shkolla shqip, nisi punën administrata shqiptare, u ngritën formacione ushtarake shqiptare, ndonëse ende bëhej luftë në kufi me çetnikët dhe partizanët e Titos, më vonë edhe me partizanët e Enverit dhe ushtrinë bullgare. Atëhere njerëzit ishin shumë entuziastë, sepse punonin tokën dhe mbarështonin bagëtitë për vete. Po tani, përse të mos jenë të lumtur? Mbase kanë kujtuar se me Pavarësinë vjen edhe bollëku, edhe lëvizja e lirë nëpër Evropë? Përse shumë toka në Kosovë janë lënë djerrë dhe të rinjtë pëlqejnë më shumë të mos punojnë, të shkollohen pa studiuar, të kalojnë kohën nëpër klube nate, madje një pjesë të merren me hajni dhe organizata mafioze.

Në fakt, krizë, papunësi, korrupsion vërehet jo vetëm në Kosovë, por aty patjetër që ndikojnë edhe faktorë të tjerë shtesë, si agjentura serbo-ortodokse dhe më gjerë. Nuk shpjegohej ndryshe fakti që qindra e mijëra kosovarë udhëtonin pa u penguar nëpër tërë Serbinë Lindore gjer në kufirin me Hungarinë!

Sidoqoftë, të keqen duhet ta kërkojmë brenda vetes në radhë të parë dhe ta heqim që andej, në fillim.

Isha këto ditë në Lipjan e Prishtinë. Rrugët m’u dukën më të zbrazëta ndonëse është dimër, dyqanet pa blerës si zakonsisht më parë, po ashtu kafenetë e restorantet. Megjithatë zyrat dhe institucionet funksionin normalisht.

U takova me z. Basri Demiri dhe z. Zenun Rexhepi, i pari ish kryetar i Komunës së Lipjanit në vitin 2001, tani punonjës në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Zenuni mësues në pension, ish gazetar dhe veprimtar shoqëror. Ndava me ta shqetësimet e ditës. Z. Zenun më dhuroi tre libra të shkruar e përkthyer nga ai vetë. Ndonëse 75 vjeç, ende mendon dhe krijon për të përkujtuar figura të ndritura të arsimit dhe luftës për pavarësi.

 

 

a1

Me Zenun Rexhepin

 

 

  1. Basri shkruan artikuj herë pas here historikë në organet e shtypit. Ai më përkujtoi momente të ndryshme të luftës për pavarësinë e Kosovës si dhe subversionin e elementëve të ish Sigurimit shqiptar në luftën për çlirimin e Kosovës edhe përmes LPD-së.

Erdhi ndërkohë edhe z. Adem Tasholli ish drejtor i gjimnazit të Lipjanit. Ai më njoftoi se kishte botuar një libër për 70- vjetorin e betejës së Gadimes ku një grusht prej 15 luftëtarësh të lirisë përballuan një brigadë të tërë të OZNA-s serbe duke asgjësuar mbi 60 vetë të kësaj të fundit, pa asnjë humbje në radhët e veta. Përkujtimi i kësaj ngjarje madhore do bëhet më 16 mars në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës. Për botimin e librit kishte dhënë ndihmesë ish ministri i arsimit, z. Ramë Buja.

Ato ditë mora vesh nga miku im nga Shtimja, Behadin Rexhepi, bjeshkatar veteran i apasionuar, se  shoqata e tyre kishte ndërmarrë një marshutë të re, këtë radhë për nder të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë marshutë marrin pjesë shumë vetë, edhe shumë të rinj entuziastë. Ata padyshim shpresonin vetë dhe kërkonin të rizgjonin shpresën edhe te të tjerët se Kosova dikur do të lulëzojë e do begatohet.

Bardhyl Selimi16 shkurt 2015

 

Ja disa foto nga marshuta e bjeshkatarëve kosovarë, të prirë nga z. Behadin Rexhepi :

 

a 3

 

 

a 2

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s