Shtëpia Botuese “ADA” sjell pranë lexuesit Vëllimin Poetik : “Rri dhe sonte” të autorit Izri Rexha
Titulli i librit: Rri dhe sonte
Autor: Izri Rexha
Lektorë: Halil Xani
Përgaditi për boim: Roland Lushi
ISBN: 978-9928-193-56-8
Formati: 13.5 X 20
© : Autori
Botimet ADA
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shkurt 2015
Disa fjalë për librin “Rri dhe sonte”
Libri “Rri dhe sonte” përmban poezi të shkruara nga përjetimet e jetës në migrim dhe shprehin botën emocionale larg atëdheut. Jam munduar sa më sinqerisht, sa më drejtë e sa më real, sa më pastër po edhe sa më thjeshtë e më kuptueshëm të jepi idetë dhe mesazhet të cilat do të shërbejnë pak a shumë si udhërrëfim në jetë, ashtu që në mënyrë artistike fjalët në vargje të tingëllojnë e të buqasin në çdo hapësirë ku recitohen. Në këtë libër shprehen mendime që e preokupojnë të huajin, sfidat si dhe lidhjet e emigrantit me vendlindjen. Shumëherë gjejmë edhe fantazi në përputhje të rimës, ritmin, shprehjen frazeologjike, metaforën, në mënyrë që vargjet të tingëllojnë më estetikisht e që e bëjnë poezinë më me vlerë. Mënyra se si janë shkruar vargëzimet me fonetikë, kompozime semantike me fjalë të tjera po edhe ndërmjet vargjeve, të nxisin që edhe më tutje të lexohen poezitë e po ashtu edhe libri i tërë. Vetë fjala “Rri dhe sonte” tregon që emigranti rri me mendjen në vendlindje, me gjëra të cilat si fëmijë ishte i lidhur, me odën, shtëpinë, pemët, objektet, kafshët, ushqimin, shtratin, familjen, farefisin, shoqërinë, qytetin, shtetin, si dhe ëndërron që sa më afër të jetë me objektet që frymëzojnë. Disa poezi janë të lidhura me festa kombëtare, si dhe disa të tjera recitojnë për kohën, stinët, muajt e vitit, si dhe ka poezi që i drejtohen drejtpërdrejt karakterit, temperamentit, zakoneve të këqija si dhe kulturës e historisë.
Libri përbëhet prej pesë pjesëve. Në pjesën e parë “Rri dhe sonte” kemi gjashtëmbëdhjetë poezi që lidhen drejtpërdrejt me
fytyrat e rëndësishme të popullit shqiptar, si Zahir Pajazitin, Adem Demaçin, Ali Podrimjen dhe vazhdon me tema të parapara për manifestime kulturore që kanë të bëjnë me lirinë, pavarësinë, mendimet historike të popullit tonë, traditën, kulturën si dhe rëndësinë e gjuhës shqipe. Ka poezi mjaft tërheqëse në këtë kapitull. Në kapitullin e dytë kemi 14 poezi kushtuar mërgimit dhe janë shumë emocionalisht të kompozuara që burojnë nga përjetimet në situata të vështira apo edhe të gëzuara në mërgim. Nganjëherë gjejmë shumë fantazi si për vendlindjen ashtu edhe disa rregulla që njeriu duhet të iu përmbahet kur atë e lë. Kpitulli tjetër me dhjetë poezi quhet “ Koha” dhe ka të bëjë kryesisht me stinët e vitit si dhe me ndonjë datë ose ditë festive. Në pjesën “Të zë besë” që ka dhjetë poezi me tema nga dashuria, ato tregojnë përjetime të momenteve si dhe rrëfime që kjo ndjenjë artistikisht të ketë një vlerë.Kapitulli i fundit “Të jetojnë” ka njëzet e një poezi me tema të ndryshme duke filluar nga ato politike,cilësive të dobëta të krakterit të njeriut, lojërave të fatit, egoizmit, mendjemadhësisë etj. Besnikëria si cilësi mjaft dominante te populli shqiptar ka një vlerë të veçantë dhe për këtë arsye edhe poezitë në këtë kaptinë japin mesazhe të qarta të sjelljes së mirë si dhe i ndjekin gjithçka që është e keqe.
Poezitë janë shkruar gjatë vitit 2012 deri në maj të vitit 2013.
Autori




























Leave a Reply