Petro Zheji

“Petro Zheji, eksploruesi mesianik i rolit të shqipes”

 

“Roli mesianik i shqipes. Rënia e Kullës së Babelit”, libri i sapobotuar i studiuesit, gjuhëtarit Petro Zheji nga Botimet UET-Press.

 

 

Valbona Nathanaili

Intervistë me drejtoreshën e UET-Press, Valbona Nathanaili.

 

Studiuesi, gjuhëtari dhe përkthyesi, Petro Zheji, u nda nga jeta vetëm dy ditë më parë, por para se të mbyllte sytë, vepra e tij e fundit ka parë dritën e botimit, duke iu lënë një pasuri tjetër të çmuar botimeve shqiptare mbi gjuhën shqipe, me librin “Roli mesianik i shqipes. Rënia e Kullës së Babelit”.

Libri ka disa ditë që është botuar nga UET-Press dhe sjell një studim tjetër të Zhejit mbi gjuhën shqipe, një libër i kuruar dhe redaktuar nga Albjon Bogdani.

Valbona Nathanaili, Drejtoreshë e UET-Press, thotë për Mapo-n se “Vepra e Zhejit ka qëllim ‘të tregojë (provojë, demonstrojë) praninë e rrënjëve të stërlashta (operatorëve të lirë) të shqipes në të tëra gjuhët e botës, pa përjashtim’, një lloj ‘testamenti i ri’ për gjuhën tonë, rrjedhojë e një pune titanike dhe mendimi të shkëlqyer”.

 

Çfarë sjell ky libër i fundit i studiuesit Zheji?

 

Në këtë libër, Petro Zheji shfaqet si përfaqësuesi i vetëm shqiptar i filozofisë mesianike, një karakteristikë për shumë filozofë liberalë modernë të Europës së sotme e të djeshme, nga të cilët do veçoja Martin Heidegger, ndërkohë që vetë Zheji citon Leibniz e Huxley.

Pavarësisht kundërshtarëve a ndjekësve që ka kjo lloj filozofie, vlera e saj qëndron në faktin se është në gjendje të na nxisë të mendojmë e vlerësojmë ndryshe sistemet tona të besimit. E thënë ndryshe, filozofia mesianike është një lloj testi për teoritë e modernitetit.

Por në dallim nga përfaqësuesit e “pastër” të kësaj lloj filozofie, vepra e Zhejit ngrihet jo mbi kanon, por mbi një metodologji të përsosur. Akoma, është konkrete, e mbështetur në argumente e fakte shkencorë, me shtrirje të pafundme në kohë e në hapësirë. Termi kohë lidhet me faktin se shembujt e sjellë fillojnë me veprat epike të autorëve të lashtësisë e shtrihen deri në konceptet e fizikës moderne, por të sistemuar jo kronologjikisht, pasi e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë një në libër; ndërsa termi gjeografi lidhet me 863 shembuj të marrë nga gjuhët kryesore dhe që fliten më shumë sot në botë (ose janë folur): kinezisht, sanskritisht, anglisht, rusisht, hindisht, turqisht, greqisht, latinisht, hebraisht, gjermanisht, protogjermanisht, italisht, japonisht, indonezisht e persisht.

 

Çfarë të veçante ka gjuha shqipe sipas Zhejit?

 

Sipas Zhejit, gjuhët diferencohen nga njëra-tjetra vetëm në nivelin e përciptë konceptual, kurse e kundërta ndodh me to në nivelin e thellë simbolik, në të cilin të gjitha janë strukturalisht (simbolikisht) e njëjta gjuhë. Me këtë argument bazë, teoria e Zhejit e sheh gjuhën shqipe të aftë të tregojë lidhjen e ngushtë të fjalës me kuptimin e saj dhe në gjendje të superojë vijën e ndarjes që dallon një gjuhë nga një tjetër, vijë e ndërtuar si një bashkësi pikash (në rastin tonë fjalësh) me dy koordinata: emërdhënës dhe i emërtuar, një teori e bukur e tërheqëse, “dyshuese” e  bindëse, e afërt dhe e largët.

 

Cilat janë mjetet, formulat që përdor studiuesi Zheji për të zbuluar “shqipen mesianike”?

 

Mjetet që përdor janë të kufizuara: disa numra, algoritmin simbolik e formula dhe, vetëm me ndihmën e tyre, të udhëheq në të gjithë labirintin që ka ndërtuar, “me shkallën më bindëse që të jetë e mundur”,- sikundër shprehet në faqet e para të librit, për të treguar fuqinë e jashtëzakonshme motivuese të shqipes.

Rrugëtimin e fillon me një fjalë nga sanskritishtja, faqe 11, të zgjedhur “ad libitum”, i pafajshëm, dhe e mbyll në faqen 784, me një fjalë nga kinezishtja, fshij, por gjithmonë ndjek të njëjtën metodologji: fjala në gjuhën e huaj, e përkthyer më tej, në anglisht/frëngjisht për pjesën më të madhe të tyre, zbërthimi i fjalës në elementë përbërës; për të bërë lidhjen me shqipen bashkëngjit ose operatorin shqip përkatës, ose simbolikën që marrin sipas shqipes, ndryshe “motivimin e shqipes”.

Shembulli 206: Pers. Duŝ = ingl. Bad, evil (e keqe). Fjala shqipe motivuese është dysh=2, sepse 2= • = e zeza, e keqja, materia, djalli…

Në shumë nga shembujt, të njëjtës fjalë i referohet në disa gjuhë, si për shembull f. 266, shembulli 239.

Kur mendon se duhen më shumë fakte, ose duhet të jetë më bindës, shprehet “Zgjerojmë bisedën”, e cila do të thotë përfshirje konceptesh e teorish nga filozofia, gjuhësia, historia, letërsia, matematika, logjika e fizika.

Në këtë aspekt, po sjell si shembull trajtimin që i bën konceptit të “Paradoksit”. Nëse në jetën e përditshme paradoksi shihet si gënjeshtër, si rrjedhim i një gabimi logjik, për Zhejin një kuptim krejt tjetër ka në shkencë: “shkenca është e mbushur me paradokse, shprehje të një të vërtete të thellë absolute”.

Për të na bindur, në libër Zheji i referohet Bohr, fizikan dhe fillon me një klasifikim ndryshe të gjykimit: të cekët dhe i thellë. Gjykimi është i cekët kur e kundërta nuk është e vërtetë, ose e shprehur simbolikisht x ≠ – x (kodi F i logjikës, ose kur gjykimi, x-i, nuk përputhet me mohimin –x-in, ose gjykimi x është i barabartë vetëm me x-in); gjykimi është i thellë kur e kundërta e tij është po aq e vërtetë, ose e shprehur simbolikisht x = -x (kodi E i logjikës, ose kur gjykimi x lë shteg si për pohimin x, ashtu edhe për të kundërtin e tij, -x, ose kur të dy, pohimi e kundrapohimi, kanë të njëjtën peshë dhe kanë pro një numër të njëjtë argumentesh).

Gjykimet e para, për Zhejin, janë relative, ndërsa të dytët absolutë. Arsyeja njerëzore është në përgjithësi e tipit F.

Për të qëndruar te fizika e filozofia, edhe logjika aristoteliane është e tipit F: lënda (x) është e ndryshme nga vala (-x) thuhet në jetën e përditshme, ose është paradoks të vemi shenjën e barazimit ndërmjet valës dhe lëndës. Pra lënda është vetëm lëndë sa kohë është një shumë e thjeshtë grimcash elementare dhe mund të gjendet në të gjitha vlerat e mundshme që mund të marri x: ujë, ajër, bakër, pemë, por kurrsesi valë. Njëlloj sikundër vala elektromagnetike mund të paraqitet si ultravjollcë, infra e kuqe, valë radio etj. Pra, gjithmonë x=x: lënda = lëndë, vala = valë. Ky është gjykim i cekët (paradoks në jetën e përditshme).

Në shkencë është ndryshe (tipi E i gjykimit). Gjykim i thellë është kur vala=lëndë, e shprehur ndryshe vala shndërrohet në lëndë dhe lënda në valë: e−(elektron) + e+(pozitron)→ γ (rrezatim gama) + γ (rrezatim gama).

Algoritmin simbolik e trajton me hollësi nga faqet 785-860, që fare mirë mund të quhet si pjesa e dytë e librit. Libri mbyllet me një listë të glosave dhe indeks.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,336 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List