“VETËM PUNA, SHKENCA DHE TË ARRITURAT E TJERA DO NA ÇOJNË PËRPARA”
(Mesazhe dashamirëse me mikun e ri, Naim Latifi)
Nga: Murat Gecaj
Nga e djathta: N.Latifi, M.Gecaj e V.Kona (Laç-Kurbin, 8 mars 2015)
Në festat e 7 de 8 Marsit të këtj muaji, në qytetin e Laçit-Kurbin u organizua një veprimtari mbresëlënëse, ndërmjet Shoqatës Kombëtare të Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, e cila kryesohet nga Nkollë Lleshi dhe Shoqatës së Shkrimtarve dhe Artistëve Shqiparë “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi, me kryetar Hysen Ibrahimin. Në përbërje të grupit, që kishte ardhur nga Skandinavia e largët, ishte edhe djaloshi Naim Latifi, anëtar i kryesisë së kësaj Shoqate. Ndër të tjera, aty u publikua fakti që ai kishte mundsuar udhëtimin e kolegëve e miqëvë të tij.
Gjatë asaj veprimtarie, unë e miku im Viron Kona, por dhe të tjerë, biseduam ngrohtësisht dhe bëmë fotografi të përbashkëta me të.
Pa komentuar rreth tyre, kërkoj ndjesë që më poshtë, pa ndonjë ndryshim në to, po i publikoj mesazhet, që kemi shkëmbyer me njëri-tjetrin.
1.
Përshëndetje, i nderuar mik i ri, Naim Latifi!
Së pari, dëshiroj dhe besoj që keni arritur shëndosh e mirë, në vendbanimin tuaj, në Suedi.
Së dyti, shprehi kënaqësine që u njohem, sadopak, në veprimtarinë e zhvilluar në Laç-Kurbin, më 8 mars 2015. Sigurisht, ky do të jetë një kujtim i paharruar për ne të gjithë.
Meqenëse ne bëmë së bashku pak fotografi, e ndiej detyrim miqësor që t’i dërgoj ato edhe pse mund të mos jenë aq të mira. Por, gjithësesi, kanë fiksuar një pjesë të një dite, nga jeta jonë.
Kolegu tjetër, që është në foto, me të cilin dhe ti bisedove, pra e di që quhet Viron Kona dhe është shkrimtar e punon në Ministrinë e Arsimit e Sporteve, në Tiranë (besoj,ta ka dhënë e-mailin e tij).
Nëse do të kemi shkëmbime mesazhesh më tej, mund të flasim dhe bisedojmë më gjerë, për jetën e njeri-tjetrit.
Pa u zgjatur, të uroj shëndet të mirë, arritje sa më të kënaqshme në pune dhe gëzime e lumturi në familje!
Përqafime nga larg dhe me respekt:
Murat Gecaj, Tiranë, 12 mars 2015
2.
Përshendetje nga Suedia, i nderuar dhe shumë i respektuar, prof.Murat Gecaj!
Paraprakisht, një falënderim për kujdesin dhe respektin tuaj ndaj meje për këtë shkrim. Aq më tepër, më vjen nga një njeri i çmuar, siç jeni Ju.
Pajtohem me Juve se ajo ditë, kur ishim së bashku në Laç, do të mbetet gjatë në kujtesën time dhe ardhja e Juaj në atë veprimtari e bëri dhe më madhështor atë takim. Me të drejtë, në inervistën që u mori, Osman Ahmetgjekaj ju paraqiti intelektual të shquar dhe mësuesi i dr. Sali Berishës.
Kisha shumë dëshirë që edhe Ju të ishit në drekën e shtruar nga kryetari I Bashkisë, Artur Bardhi, por e kuptoj që nuk mund të qendronit më gjatë aty. Ndërsa shpresoj e besoj që prapë do të takohemi dhe tash më duket që po të shoh me atë madhështinë dhe modestinë tuaj, kur të pranuan “Anëtar-Nderi” të Shoqatës Kombëtare të Miqëesisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, me qendër në Laç.
Unë jam i edukuar ashtu që i respektoj njerëzit me bagazh kombëtar e njerëzor, siç jeni Ju dhe shumë të tjerë intelektualë, të cilët ishin të pranishëm atë ditë, në Laç. Kam ndihmuar dhe do t’ië ndihmoj, aq sa mundem, veprimtaritë me karakter kombëtar, sepse vetëm puna, shkenca dhe të arriturat tjera do na çojnë përpara.
Unë dëshiroj me kënaqësi t’i vazhdoje kontaktet me Ty edhe pse kohën e kam mjaft të kufizuar, pra me shumë agazhime.
Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë dhe të lumtur!
Përzemërsisht:
Naim Latifi, Suedi 16 mars 2015
3.
Mesazhin e dërguar e lexova me shumë kënaqësi. Ai më krijoi ndjenja të bukura miqësie e mirënjohjeje, ndaj djemëve të tillë zemërbardhe, siç je dhe ti, i dashur Naim Latifi. Mban një emer kaq të madh e të lartë dhe që e meriton plotësisht, me shpirtbardhësinë, që e tregon pa zhurmë e bujë, ndaj bashkatdhetarëve tanë dhe ndaj çeshtjes mbarëkombëtare shqiptare.
Nga zemra të uroj: Shëndet të mirë e begati, gëzime e lumturi, vetjake dhe familjare!
Me shumë respekt dhe me urimin për takime të reja, të përbashkëta!
Nga Murat Gecaj
Tiranë, 16 mars 2015


























Leave a Reply